TIRANE - Ai pretendon se ka qenë në një nga ‘‘xhepat e pantallonave‘‘ të Lasgushit, na del dhe njohës i sekreteve të zemrës së poetit, na merr përsipër të na përshkruajë ‘‘natyrshëm” e hollësisht edhe rrethin shoqëror lasgushian, ku ndër më të afërtit përmend Eqerem Çabejin, Mitrush Kutelin dhe tim atë, Skënder Luarasin.
Trillimet e Tomi Matos dhe nëma e Mitrush Kutelit
Tomi Mato është një emër i famshëm jo vetëm në qytetin e Pogradecit. Ndonëse në prag të 90-tave, ky babaxhan rrezaton energji fizike e mentale, çmohet për bisedat e ëmbla dhe shakatë e kripura me hove rinore dhe trille pleqërishte, shkurt është krijues me dell ëndërrimtari, qejfli vere e korani që flladitet me vegime.
Fantazia e tij e mëkuar në moshën djaloshare nga rrëzëllimat e magjishme të liqenit të Pogradecit, e ngjizur me vegimet hyjnore të Pragës së pasioneve dhe sfidave studentore, përjetoi lindjen e filizave të shpresës për demokraci dhe terrorin psiqik të sharrës diktatoriale. Në profesion i dhanë krahët e shqiponjës (në flatrimet regjisoriale të mbi 140 shfaqjeve teatrale) dhe brengën e bufit (që nuk mund të shohë dot dritën e diellit).
Kur doli në pension, Tomi Mato, i yshtur nga perspektiva e ndryshimeve demokratike, nga ekonomia e tregut dhe e xhepit, vendosi ta shpaloste personalitetin e talentin në të ashtuquajturat “studime biografike” apo “memoaristike” duke iu përkushtua me sy e mendje jetës së dy engjëjve pogradecarë, Lasgushit e Mitrushit. Edhe fati e përkrahu: mes miqve të qejfit e interesit, të xhanit e të namit, mes atyre që u pëlqen të koloviten rreth gotës e sahanit në lokalin “Praga” të të birit, e gjeti edhe frymëzuesin e krijimtarisë, botuesin dhe propaganduesin e “kryeveprave” me të cilat nuk kanë të nginjur mediat, ekspertët dhe gjindja e etur për zbulim e trillime sensacionale. Krijesa e parë (“Lasgushi më ka thënë “, 2002) deri tani ka njohur katër rilindje me tirazhe marramendëse të sponsorizuara, ndërsa e dyta ("Kulteli, kalvari i një jete plot brenga",2013) nuk dihet se si do të çapitet.
/Shqiptarja.com