Lubonja: Në 2014 rritëm numrin e 
spektatorëve e aktivizimin e fëmijëve

Lubonja: Në 2014 rritëm numrin e <br />spektatorëve e aktivizimin e fëmijëve
TIRANE- “Teatri i Kukullave” dhe Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë (QKKF), kanë përmbyllur një vit të suksesshëm me një kalendar të pasur artistik dhe shumë aktivitete brenda dhe jashtë skenës”, shprehet drejtorja e Teatrit të Kukullave, Monika Lubonja, për gazetën Shqiptarja.com. Gjatë analizës së punës për vitin 2014, Teatri i Kukullave dhe QKKF-ja, sipas saj shënuan disa arritje të rëndësishme, ndër të cilat Lubonja përmend se ka dyfishuar numrin e premierave, ku janë shfaqur për 2014-n 6 prej tyre, ndërsa Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë ka vënë në skenë dy premiera baleti.

Lubonja shprehet se Teatri i Kukullave ka rritur, jo vetënm numrin e spektatorëve krahasuar me vitin 2013, por edhe numrin e fëmijëve pjesëmarrës në kurset e QKKF-së, duke e çuar në 350 fëmijë. “Këta fëmijë kanë mundësi të fitojnë njohuri në kurse të ndryshme artistike duke u përfshirë në shfaqje, ekspozita dhe aktivitete të larmishme. Drejtorja e teatrit të Kukullave shprehet se për të rritur cilësinë e shfaqjeve ka realizuar edicione për talentet.

Një nga arritjet më të rëndësishme Lubonja përmend Festivalin Mbarëkombëtar Foklorik për Fëmijë, ku u mblodhën 400 fëmijë nga 14 grupe artistike brenda dhe jashtë vendit. Lubonja përmend ndër arritjet e saj edhe pjesëmarrjen e fëmijëve në spektaklet etj. Ndërsa e pyetur për objektivat e sezonit të ri Lubonja shprehet se “Arritjet e vitit 2014 e kanë rritur pragun e cilësisë duke vënë para nesh objektiva të reja dhe një kalendar akoma më  të pasur artistik”.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

TV iranian: Katër ekipe shpëtimi pranë zonës së aksidentit

TV iranian: Katër ekipe shpëtimi pranë zonës së aksidentit