Lubonja për "Vjesti": Krimet e luftës
në Kosovë, lënë në heshtje nga frika
“Në kombinim me frikën, çështja e krimeve të UÇK-së jo vetëm mbi serbët dhe romët, por edhe mbi vetë shqiptarët është temë tabu. Duhet të njihen si krime, jo nga ana e Hagës, por nga ana e atyre, të cilët krimet i quajnë heroizma, ndërsa kryesit heronj”, ka thënë Lubonja.
Intelektuali dhe publicisti shqiptar Fatos Lubonja konsideron se krimet e luftës në Kosovë janë lënë në heshtje nga frika. Në një intervistë për gazetën serbe, “Vesti”, e cila botohet në Frankfurt, Lubonja ka thënë se elita i ka mbyllur sytë për shkak të dominimit të retorikës nacionaliste në diskursin politik dhe përdorimit të tij për marrjen e legjitimitetit, pastaj për shkak të ruajtjes së imazhit të Kosovës në kontekstin e justifikimit të krimeve të UÇK-së në raport me krimet serbe mbi shqiptarët, si dhe për shkak të glorifikimit të liderëve, popullariteti dhe pushteti i të cilëve është ndërtuar mbi mitologjinë e luftës.
“Në kombinim me frikën nga ata, çështja e krimeve të UÇK-së jo vetëm mbi serbët dhe romët, por edhe mbi vetë shqiptarët është temë tabu”, ka thënë Lubonja. “Ndëshkimin e krimit nuk e shoh si proces gjyqësor, se sa si një proces kulturor dhe psikolgjik. Problemi i parë është se këto gjëra duhet të njihen si krime, jo nga ana e Hagës, por nga ana e atyre, të cilët krimet i quajnë heroizma, ndërsa kryesit heronj, e të cilët për fat të keq, ende janë shumicë në rajon. Përkundrazi, procesi i katarsisit dhe i rilindjes kulturore, sidomos tek të rinjtë mund të ndihmojë edhe hetimet, edhe ndëshkimin e krimeve në të ardhmen”, ka thënë Lubonja.
Sa i takon kërcënimeve që ka marrë, veçanërisht se është “serb i cili flet shqip”, Lubonja ka thënë se më shumë se fyerje është “bir bushtre”. Ky është identifikim me armikun, që do të ishte edhe thirrje për largimin nga shoqëria, e cila është ideuar si etnike, gjë që është edhe më keq.
“Ky është një indikator se sa punë na nevojitet, që në rajon të ndërtojmë një shoqëri të individëve, të cilët kanë individualitetin e vet dhe klimën e dashurisë dhe bashkëpunimit në mesin e popujve të ndryshëm të Ballkanit”, ka porositur ai.
“Po të formoja një gjyq për të gjithë ata që më kanë sharë dhe fyer, do të bija në një nivel të ulët nga i cili do të dilja i ndotur”, thotë Lubonja.
Ai ka thënë se nga Kosova ka marrë shumë urime për tekstin, madje ka marrë edhe mbështetje nga kolegët gazetarë. “Mesazhi edhe për shqiptarët, edhe për serbët, edhe për maqedonasit është i njëjtë: të dalim sa më parë nga izolimi, urrejtja dhe etno-nacionalizmi, ku duan të na mbajë një pakicë politikanësh. Nëse dikur kjo gjendje ishte më së shumti logjike, sot është më së shumti qesharake”, ka përfunduar Fatos Lubonja.
Marrë nga QIK
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4374
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29