Lubonja: Shqiptarët në shërbim
të vrasësve,banditëve,arrogantëve

Lubonja: Shqiptarët në shërbim<br />të vrasësve,banditëve,arrogantëve
PRISHTINË - Fatos Lubonja vijon akuzat ndaj UÇK-së. Pavarësisht se me akuzat e para pak javëve për krimet e UÇK-së zgjoi sulmet e opinionit si në Kosovë, edhe Shqipëri, ku mbështetësit i pati të paktë, sot ka plasur "bombën" e dytë.

Dhe ka zgjedhur sërish një ekran televiziv në Kosovë. Në emisionin "Puls", të drejtuar nga Mefail Bajcinovci në "Kohavision" analisti nga Shqipëria, Fatos Lubonja shprehet ashpër kundër qeverisjes së keqe dhe të korruptuar te Kosovës, e cila ka drejtuar edhe luftën e Kosovës.

“Në Kosovë kemi në pushtet njerëz që kanë sakrifikuar për Kosovën, kanë luftuar me armë, kanë sakrifikuar jetën dhe një pjesë janë vrarë e kjo nënkupton një dashuri të madhe për Kosovën. Po si ka mundësi, që po këta njerëz nuk tregojnë ndonjë dashuri për Kosovën, por vjedhin, bëjnë korrupsion, nuk punojnë për të tjerët, i kanë lënë njerëzit të jetojnë në mjerim?! Për çfarë luftuan? Cili ishte motivi i tyre?!", pyet Lubonja dhe shton se "këto elita mund t'i quajë bandokraci".

"Shqiptarët ende janë të etur për pushtet dhe për para, duket se luftën këta e kanë bërë për pushtet e jo për Kosovën. Në qoftë se ti luftove për mua, që unë të jetoj i lirë dhe më mirë, pse më dhunon ti mua tash?!", ka pyetur Lubonja.

"Pyes shpesh pse ndodh historikisht që njerëzit më të mençur më të ndritur intelektualët e këtij vendi janë vënë në shërbim të banditëve, vrasësve në vend të që ky popull të nxjerr njerëzit më të ditur dhe të ndriçuar ata nxjerrin në krye të vendit ta nxjerrin, por nxirren elita politike të dhunshme, arrogante prepotente, e cila pastaj i kthen në shërbëtorë intelektualët dhe në mjerim".

Ai gjithashtu nuk ka lënë pa përmendur edhe gjykimet që janë duke iu bërë disa prej figurave kryesore të UÇK-së e që për Lubonjën ata që duhet të vendosin për rastet gjyqësore duhet të jenë vendorët e jo të huajt.

“Tani unë këtë e shikoj në një kontekst pak më të gjerë. Është shumë e rëndësishme që gjyqi të bëhet nga shqiptarët e jo nga të huajt,” tha Lubonja.

Shkrimi në revistën gjermane ishte analizë ku kam akuzuar elitën politike për manipulim nacionalist për mbetjen në pushtet. Në një sistem vlerash figurat të tilla nuk do ishin në pushtet. Haradinaj edhe pse është i liruar nga Gjykata nuk të lë pa papërgjegjësi. Carla Del Ponte lidhur me akuzat tregon se ndërkombëtarët i kanë pengu hetimet për shkak se mund ta destabilizojnë rajonin,pra nuk ka drejtësi kur politika influencon.

Nuk mund të ketë Kosovë demokratike në qoftë se në emër të luftës mitizohen figurat në emër të luftës, Enver Hoxha përdorte këtë mit: Me gjak e kemi fituar me gjak do ta lëshojmë pushtetin”, thuhej atëherë dhe ky mentalitet ende ekziston edhe në Kosovë dhe Shqipëri.

Kurse për partitë opozitare në Kosovë analisti Lubonja tha se është një problem i madh i këtyre partive e që sipas tij ato nuk kanë ndonjë dallim ideologjik programor.

Opozita në Kosovë e njëjtë pa ndonjë ndryshim i majtë i djathtë, me projekte të njëjta janë grupe që nuk ndryshojnë, dallon vetëm Vetëvendosje, ajo dallon shumë nga opozita Kosovare. Vetëvendosja bën kritika kundër privatizimit, antikolonaliste me elitën evropianiste e korruptuar që e sulmon tërë kohën unë ndaj mendimin për Vetëvendosjen theksi duhet më shumë të fokusohet tek korrupsioni se bashkimi kombëtar. Vetëvendosja tenton që t’i bashkojë pakënaqësitë fetare. VV duhet të zgjedhë; o nacionalizmin, o fetarazimin", tha Lubonja.

Krijimi i një shteti shqiptar do të ishte më mirë që të jetë një shtet më i madh; je më i mbrojtur, ka një klasë politike më të mirë, por rrethanat janë që të jetë e ndarë Kosova dhe Shqipëria.

Nuk bëhet fjalë për të luftuar për atdheun, për të çliruar atdheun, motivet e tij të luftës, pra Skënderbeut, kanë qenë fetare ose pronash, ka qenë edhe Vatikani dhe Venediku që po pushtonte territore, nuk ka të bëjë me nacionalizmin shqiptar. Rilindasit zgjodhën si figurë të nacionalizmit Skënderbeun dhe në fakt rilindasit ishin heronjtë e vërtetë.

Naim Frashëri ishte një ndër këto figura që për lindjen e nacionalizmave për ndërtimin e identiteteve nacionale kanë nevojë për  figura të famshme që e morën Skënderbeun mit të nacionalizmit shqiptar.

Armiqtë kryesorë të shqiptarëve nuk kanë qenë osmanët, siç i bëjmë ne, por armiqtë kryesorë kanë qenë serbët dhe grekët në vitet e luftërave ballkanike, edhe në kohën e perandorisë osmane ka pas qytetërim. Nuk pajtohem me gjithë ata që flasin vetëm zi për këtë perandori.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie