Habit Luçiano Boçi në 'Pa Protokoll': S'mund të them jam në opozitë se do pranoja humbjen, ne jemi ende në betejë (VIDEO)

Luçiano Boçi, i cili fitoi mandatin e deputetit për PD në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 25 prilli, ka habitur me deklaratat e tij në emisionin "Pa Protokoll"  në Report Tv. I pyetur se ku gaboi që dolën në opozitë, ai tha se nuk mund të thotë se është në opozitës pasi i bie të pranojë humbjen e zgjedhjeve dhe për këtë tha Boçi nuk qëndron pasi beteja vijon ende dhe këtë herë do të bëhet ne organet e reja të drejtësisë me dokumentimin e krimeve zgjedhore dhe manipulimit të votës.

Boçi tha se zgjedhjet e 25 prillit ishin masakër zgjedhore dhe kjo kishte nisur shumë më parë se ditën që të mbaheshin dhe se PD kishte denoncuar disa herë po SPAK nuk bëri asgjë.

"Unë nuk them po jam në opozitë se do pranojë humbjen, ne jemi ende në betejë. Jemi në një betejë ligjore ku në mes janë organet e reja të drejtësisë. Jemi para një krimi zgjedhor dhe kjo është bërë nga qeveria. Nuk u hodhën vetëm para, por u përdorën fonde shtetërore, u dhanë lejë legalizimi, u punësuan me kontrata, u dhanë edhe paga lufte. Kemi bërë denoncime publike 6 muaj para zgjedhjeve dhe nuk është bërë asnjë veprim, dolën të dhënat personale që ishte krimi më i madh zgjedhor dhe asnjë gjë s'u bë nga SPAK", tha Boçi.

PD në zgjedhjet e 25 prillit mori 59 mandate duke dalë në opozitë, por ajo ende nuk ka dalë më një qëndrim të qartë se ka njohur zgjedhjet, por vijon me deklarata të paqarta dhe kontradiktore, ku nga një anë do të jetë në parlament për ta vijuar betejën aty dhe nga ana tjetër nuk e njeh humbjen dhe faktin që është në opozitë. PD të dielën pritet të ankimojë në KAS rezultatin e zgjedhjeve për 9 qarqe për Kukësin, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin, Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Vlorën dhe shpreson se kjo mund të sjellë ndryshim të rezultatit. Demokratët kanë grumbulluar shkeljet në procesin zgjedhor në një dosje, të cilat sipas tyre përbëjnë indicie të mjaftueshme për të provuar tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhje nga mazhoranca, nëpërmjet shitblerjes së votës apo përdorimit të presionit administratës publike për të votuar socialistët.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 08/05/2021 16:35

    Profesor budalla qe nuk ja vlen ta komentosh

    Përgjigju
  • Katarakti 2: 08/05/2021 10:28

    Edhe Luciano edhe Boci! Edhe hajdut dhe kriminel edhe deputet! Ne c'vend te botes ndodh kjokur nje deputet eshte pare nga te gjithe qe godet me grushta nje qytetar? Madioker te PD servile dhe hajdute i kane marre frymen PD. Ku po e shpie Saliu kete parti?

    Përgjigju
  • Populli: 07/05/2021 23:19

    Jeni bere si ne kohen e partis se punes.. Hapni partine e te fitoje me i miri.. populli e din mire kur i leviz guret aty e kurre skeni per te fituar sa te jete ay

    Përgjigju
  • Cubel breca: 07/05/2021 23:06

    Nje gje me ngeli pa marre vesh , I kujt ishte Ai Telefoni I Luces Apo I Boçit Se Luca boni denoncim mkan vjedh telefonin .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën