DORTMUND - Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Shqipërisë në Euro 2024, e cila zhvillohet të shtunën nga ora 21:00 në Dortmund. Ai deklaroi se skuadra është e përfshirë nga emocionet, por shtoi se ato janë pozitive ndërsa lajmëroi se Nicolo Barella është rikuperuar.
“Sigurisht që ka gjithmonë emocione kur luhen ndeshje të këtij niveli, por nuk janë emocione toksike. Janë emocione pozitive dhe të bukura të cilat për më tepër e bëjnë këtë stadium (Signal Iduna Park) të duket i mrekullueshëm”, tha fillimisht Spalletti.
Tekniku u ndal te lojtari kryesor i Italisë, Nicolo Barella, i cili ishte në pikëpyetje për ndeshjen me Shqipërinë.
“Ai është rikuperuar, por do të shohim nëse ia del të mbyllë të gjithë stërvitjen dhe më pas të kuptojmë nëse do të jetë në fushë nga minuta e parë. Pres që në fushë ndaj Shqipërisë të shohë ndeshje më të mira se ato dy të fundit. Punojmë çdo ditë së bashku dhe shpresoj që të vendosim në praktikë të gjithë ato që kemi punuar në stërvitje”, shtoi Barella.
Spalletti deklaroi se lojtarët janë heronj dhe se kanë punuar shumë për Euro 2024.
“Unë mendoj se në këtë moment, të gjithë ne jemi gjigantë, jemi heronj. Kemi pak kohë në stërvitje, por djemtë kanë treguar seriozitet dhe kështu bëhet më e lehtë”, nënvizoi i pari i italianëve.
Në fund ishte një koment për mbrojtësin Riçardo Calafiori, në të cilin Italia beson shumë pas sezonit të mirë me Bolognan.
“Ka treguar se mund t’i besojmë, ka kualitetet e një futbollisti ndërkombëtar. Është nga ata mbrojtës që kërkon të shkojë të shënojë me topin në këmbë”, përfundoi Spalletti.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3104
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Granit Xhaka shënon supergol me mesazh, Leverkusen fiton në shtëpi! Tri pikë për Dortmund e Stuttgart
23 Nëntor, 18:38
-
Të kaltrit në çerekfinalet e Ligës së Kombeve, Spalletti: Ne jemi Italia, i gjejmë 30 lojtarë për një ekip të fortë
15 Nëntor, 11:35
-
Bundesliga/ Leverkusen tre ndeshje pa fitore, Dortmund mposhtet nga Mainz! Bayern Munich fiton në udhëtim dhe mban kreun
9 Nëntor, 17:45
-
Champions League/ Milan fut në krizë Realin, e mposht 1-3 në ‘Bernabeu’! Sporting turpëron me katër gola Cityn, Zhegrova ndal Juven! Liverpool është ‘ok’
5 Nëntor, 22:59
-
Champions League/ Sot 'Klasikja' Real Madrid - Milan, Liverpool pret Leverkusen! Juventus gjen surprizën Lille, Man. City kundër Sporting
5 Nëntor, 09:05
-
GOLAT/ Dortmund eliminohet nga Kupa e Gjermanisë, kalojnë më tej Leipzig dhe Leverkusen
30 Tetor, 11:23
-
Dortmund i brishtë, Augsburg e përmbys 2-1! Leipzig tri pikë për kreu momental, Leverkusen barazon 2-2
26 Tetor, 17:35
-
Rikthehet sot melodia e Champions League, Milani detyrim fitoren! Real Madrid përsërit finalen, Juvja në shtëpi! Nëntë përballjet
22 Tetor, 08:35
-
Champions League/ 'Muri i Verdhë' tërbon drejtuesit e futbollit në Evropë: UEFA MAFIA
2 Tetor, 09:17
-
Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal
1 Tetor, 23:30
-
Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City
1 Tetor, 09:10
-
Raporti teknik i UEFA-s për Euro 2024, nga goli rekord i Bajramit te statistikat për çdo ndeshje
27 Shtator, 10:29