Situata alarmante në Itali, më saktësisht në rajonin e Lombardisë që si qendër ka Milanon, për shkak të koronavirusit ka bërë që klubi i Ludogorets ti drejtohet UEFA-s për një informacion të saktë mbi zhvillimin e ndeshjes me Interin ditën e enjte, që vlen për fazën e 1/16 të Europa League.
Klubi ka shprehur shqetësimin se duke qenë se drejt Milanos do të udhëtojnë 600 tifozë bullgar ndeshja të shtyhet. Kujtojmë se sot janë ndërprerë katër ndeshje në Seria A për shkak të alarmit që ka shkaktuar virusi dhe numrit të lartë të të prekurëve.
Ende nuk dihet nëse ndeshja do të shtyhet apo ajo, por gjasat më të shumta janë që ajo të zhvillohet në një qytet tjetër.