Koha kalon shpejt, e papritur e gjejmë veten në gjysmën e vitit! Për Lufrën, viti 2022 nisi me projekte të reja ambicioze. Në Janar, u hap dega e kompanisë ''Lufra'' në Prishtinë dhe nga ai moment Shqiptarët e Kosovës kanë mundur të shijojnë produktet autentike aq të dashura nga ta. Kriza globale ndikoi jo pak në industrinë e përpunimit të qumështit, me rritjen e çmimit të energjisë, naftës, lëndës së parë nga fermeret apo edhe paketimeve plastike dhe kartoni. Megjithatë dëshira e tyre për të bërë produktet shqiptare të dashura në mbarë botën është shumë e madhe.
Për Luisin, drejtuesin e kompanisë Lufra, sfidat kapërcehen vetëm me ofrimin e standardeve më të larta. E një ndër faktorët kyç që ndikon në rritjen e këtyre standardeve është automatizimi. Përmes një sistemi automatik Lufra u dërgon fermerëve me të cilët bashkëpunon, çdo ditë rezultatet analizave të qumështit që ka grumbulluar nga ta. Pasi qumështi i freskët vjen nga ferma për në fabrikë, menjëherë analizohet në laboratorin e pranimit të qumështit. Rezultati i analizave shkon automatikisht nga sistemi me SMS ne telefonin e fermerit. Nëse vlerat e analizave nuk janë sipas standardeve, qumështi asgjësohet. Kjo teknologji e implementuar përveçse nxit fermerët të përmirësojnë cilësinë e lëndës së parë, ndikon me tej në mbajtjen e regjistrit dhe historikut të analizave për çdo fermer dhe i motivon ata në punën e tyre!
Jo vetëm kaq, por gjatë këtij viti, fabrika Lufra në Lushnje zgjeroi kapacitetin e prodhimit dhe u pajis me një tjeter laborator të madh i cili shërben vetëm për analizat e fazës së pranimit të qumështit. Në këtë laborator kryhen analizat organoleptike, fizike, të alkoolit, aflatoksinës etj. të cilat vlerësojnë parametrat e qumështit të grumbulluar nga fermerët tanë përpara se të kalohet në proceset e prodhimit. Pranimi i qumështit është i organizuar në një seksion të veçantë të fabrikës, ku ka punonjës të specializuar dhe trajnuar vetëm për këtë proces por edhe makineri të dedikuara. Kjo ka rritur efiçensën e punës dhe nivelin e organizimit të prodhimit. Lufra punon ne kapacitete optimale edhe për prodhimin e shisheve me plastikë ushqimore në fabrikën e saj, nëpërmjet makinerinë Krones të fjalës së fundit, duke garantuar një tjetër hallkë sigurie për materialet e përdorura në produktet finale.
Inovacionet teknologjike në Lufra nuk kanë të sosur. Përgjatë 2022, u implementua edhe impianti i paneleve fotovoltaike, i cili prej 2 muajsh mbulon thuajse gjysmën e energjisë që konsumohet në fabrikën në Lushnje.
Muaji Qershor e gjen kompaninë në fluks pregatitor për sezonin e verës, për të përballuar më së miri kërkesat e konsumatorëve në Shqipëri, Kosovë dhe SHBA. Një fokus shumë i madh i dedikohet kontrollit të zinxhirit ftohës i cili nis që nga dhomat frigoriferike në fabrikë dhe ambientet magazinuese të monitoruara me sistem kompjuterik, tek furgonët frigoriferikë që transportojnë produktet e freskëta dhe janë të pajisura me chip i cili tregon temperaturën përgjatë të gjithë ditës, e deri në kontrollin e mirëmbajtjes së produkteve nëpër markete.
Për të mësuar më shumë rreth kontrollit të zinxhirit ftohës ndiq këtë link.
Një tjetër njoftim që na vjen nga përfaqësuesit e kompanisë është se marka ‘’Lufra’’ tashmë është regjistruar si Trademark në territorin e Bashkimit Europian dhe Serbi duke hapur një tjetër horizont për projekte të reja.