TIRANË - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi kërkon nga vartësit e tij intensifikim të luftës ndaj narko-trafikut. Me një urdhër të brendshëm drejtuar 12 drejtorive të policisë në qarqe, Did, kërkon kontroll të plotë të territorit dhe ndarjen e përgjegjësive të strukturave policore si dhe dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale dhe arrestimin e autorëve. 

Urdhri mban datën 13 maj 2014 dhe detyron komisariatet e policisë që të bëjnë vlerësimin e situatës në lidhje me mbjelljen e kanabisit, informacionet që kanë, personat që merren me këtë veprimtari, zonat që e kultivojnë si dhe të bejnë klasifikimin e zonave nga ato me rrisk më të lartë, të mesëm dhe të ulët.

Sipas këtij urdhri, drejtuesit e policisë në qarqe duhet të ngrenë grupe pune të përbërë nga shefa seksioni, specialistë për krimet e zonës, agjentë gjyqësorë, ndihmës specialist për rendin dhe punonjës policie të komisariatit.
Këto grupe kontrolli kanë detyrë të njohin dhe vlerësojnë situatën në zonën që mbulojnë.

Po sipas të njëjtit urdhër, duhet t’i kushtohet vëmendje bashkëpunimit me pushtetin vendor, për të identifikuar pronarët e tokave, ndërsa për çdo kontroll do të hartohet raport shërbimi dhe informacione për datën dhe pjesën e kontrolluar.

Për drejtuesit, që nuk do të zbatojnë këtë urdhër, janë parashkikuar dhe masat disiplinore deri në ulje në gradë apo përjashtim nga radhët e policisë.
 
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja