BEOGRAD - Ministri i punëve të Brendshme Saimir Tahiri ndodhet në Beograd të Serbisë ku po zhvillohet konferenca dy ditore kundër terrorizmit dhe parandalimit të radikalizmit. Në këtë konferencë marrin pjesë Ministrat e Brendshëm të rajonit. Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri kryeson delegacionin shqiptar në forum.
Ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, ndanë opinione dhe eksperienca për përballjen me luftën kundër terrorizmit, në gjetjen e mënyrave për të penguar përfshirjen e shtetasve nga vendet e rajonit, në konfliktet e armatosura në vendet e Lindjes.
Ministri Tahiri në fjalën e tij në forum tha se është shumë e domosdoshme të hidhen hapa konkrete në ngritjen e një axhende të përbashkët rajonale. Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë theksoi se bashkëpunimi duhet të jetë larg paragjykimeve. Një faktor tjetër i rëndësishëm që do të sillte rezultate të dukshme në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm, sipas Ministrit Tahiri, është shmangia e burokracive. Në Shqipëri do të organizohet ministeriali i rradhës për ministrat e Brendshëm të vendeve të rajonit, në datat 19 – 21 maj.
Fjala e plotë e ministrit Tahiri në konferencë:
Është nevoja jonë e ngutshme të shkurtojmë burokracinë dhe të gjithë pengesat që rrezikojnë kapacitetet tona për të bashkëpunuar në mënyrë që të kemi sukses kundër terrorizmit. Nuk besoj se ka ndryshuar shumë që prej takimit të fundit këtu, lidhur me bashkëpunimin rajonal.
Dhe, jam i kënaqur që në Samitin e Uashingtonit të gjithë pjesëmarrësit dhe presidenti Obama theksuan që nevojitet të ndërmerren hapa specifik dhe të përbashkët në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Ne ndoshta, duhet të shikojmë mundësinë për të përgatitur, hartuar, hapa të përbashkëta dhe specifike, duke filluar me personat në secilin prej institucioneve tona, deri tek hapat që duhet të ndjekim bashkë në mënyrë që të jemi plotësisht efiçent në luftë kundër terrorizmit.
Në takimin e fundit që zhvilluam në Mal të Zi, si dhe në takimet e mëparshme kam diskutuar me kolegë të tjerë dhe ju kam përcjellë propozimin për të marrë në konsideratë dhe ndoshta për të diskutuar me partnerët e BE-së, mundësinë për të organizuar për Ministrat e Brendshëm dhe ndoshta Ministrat e Drejtësisë të rajonit që të marrin pjesë në takime periodike, për drejtësinë dhe punët e brendshme, të vendeve anëtare të BE-së. Sepse besoj me të vërtetë, kur bëhet fjalë për sukses në luftë kundër terrorizmit nuk ka rëndësi nëse je apo jo vend anëtar i BE-së.
E rëndësishme është bashkimi i forcave vullnetarisht. Ne të gjithë e dimë se terroristët dhe kriminelët janë më të shpejtë se sa vendet tona. Ato bashkëpunojnë shumë më shpejt, kështu që ne duhet t’i arrijmë dhe të jemi në gjendje të shikojmë përpara duke shmangur çdo lloj parashikimi që e bën për ne të vështirë bashkëpunimin. Ne duhet të shikojmë realitetin siç është dhe të sigurohemi se të shikosh realitetin nuk lë përpara më pengesa për bashkëpunimin tonë në rajon dhe që duhet të jetë strategjik dhe me mendje të hapur, së pari.
Së dyti, duhet të zbulojmë nevojat tona për të gjetur dhe luftuar ekstremizmin pavarësisht mbi cilat baza është ngritur. Shqipëria është partner strategjik i SHBA-ve në përpjekjet e përbashkëta për të parandaluar dhe luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe ne kemi shumë për të bërë në rajonin e Ballkanit. Pavarësisht se rreziqet nuk janë aq evidente sa duket, ngjarjet e kohëve të fundit tregojnë se mund të ndodhë në çdo kohë dhe ne duhet të jemi gati të marrim të gjitha masat për të parandaluar dhe luftuar çdo lloj ekstremizmi të dhunshëm.
Në këtë kuadër, çdo iniciativë është tepër e mirëpritur, e cila kuadron një axhendë specifike ose veprim të përbashkët, që na lejon të përgatisim më mirë, shkëmbejmë informacionin dhe të arrijmë tek veprimet e përbashkëta. Në vijim të samitit në Uashington do të organizohet në Tiranë javët e ardhshme një samit dhe shpresoj me të vërtetë se do të jemi më specifik dhe të orientuar nga arritjet në këtë përpjekje tonën.
Ministeriali i radhës pritet të zhvillohet në Shqipëri, në datat 1921 maj.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com