Lufta/ 90 raketa të lëshuara nga Hezbollahu drejt Izraelit në 24 orë, Egjipti propozon armëpushim dyditor

Lufta/ 90 raketa të lëshuara nga Hezbollahu drejt Izraelit në 24 orë, Egjipti propozon armëpushim dyditor

Rreth 90 raketa u hodhën nga Hezbollahu nga Libani drejt Izraelit verior sot, sipas një raporti të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF). Këtë e raporton Times of Israel.

Një nga raketat plagosi tre persona në Tamra. Një tjetër sulm me dron plagosi dy persona në një zonë industriale në Galile.

Ndërkohë, presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi ka propozuar një armëpushim dy-ditor në Gaza dhe një shkëmbim të kufizuar pengjesh për të siguruar "një armëpushim të plotë" pas më shumë se një viti luftë midis Izraelit dhe Hamasit.

Propozimi përfshin shkëmbimin e katër pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza për të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite dhe do të pasohet nga negociata të mëtejshme brenda 10 ditëve, tha Sisi në një konferencë shtypi në Kajro./La Repubblica

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Çmimet e qumështit dhe kosit në Kosovë 2 herë më të ulta sesa në Shqipëri

Çmimet e qumështit dhe kosit në Kosovë 2 herë më të ulta sesa në Shqipëri