Lufta/ Holanda dhe Danimarka do të furnizojnë Kievin me raketa F-16, Zelensky: Vendim historik! Sulm rus në Kherson, dy viktima

Holanda dhe Danimarka kanë dhënë konfirmimin e tyre për dorëzimin e raketave F-16, për Ukrainën.

Është “një vendim historik”, kështu e ka cilësuar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky , vendimin e Danimarkës dhe Holandës për dërgimin e F-16 në Kiev, gjatë vizitës së tij në të dy vendet.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky , ka mbërritur në Danimarkë së bashku me gruan e tij Olena. Këtë e raporton televizioni kombëtar danez. Zelensky zbarkoi në bazën ushtarake Skrydstrup, ku janë vendosur avionët danezë F-16.

Lideri i Kievit do të takohet me krerët e qeverisë në Kopenhagë.Ndërsa më herët, gjatë ditës ai zhvilloi një takim me kryeministrin holandez Mark Rutte, i cili e informoi presidentin ukrainas se Holanda dhe Danimarka do të furnizojnë Ukrainën me avionë luftarakë F-16.

Rutte, duke u takuar me Zelensky në një bazë ajrore holandeze, tha se avionët do të dorëzoheshin pasi të plotësoheshin disa kushte, të cilat ai nuk i specifikoi.

Ndërsa Kievi zyrtar ka shprehur mirënjohje në emër të Ukrainës për vendimin e tyre.

"Unë u jam mirënjohës të gjithë partnerëve tanë evropianë. Siguria është baza e formulës së paqes të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe F-16-të janë pjesë integrale e kësaj sigurie”, ka shkruar Andriy Yermak , kreu i zyrës së Presidentit Zelensky.

Po ashtu ministri danez i Mbrojtjes Jakob Ellemann-Jensen tha se ishte krenar që Danimarka, së bashku me Holandën, do t'i dhurojë Ukrainës avionë luftarakë F-16 për luftën e saj për liri kundër Rusisë dhe agresionin e tij të pakuptimtë.

“Mbështetja e Danimarkës për Ukrainën është e palëkundur dhe me dhurimin e avionëve F-16, Danimarka është tani në ballë”, shtoi ai.

Ukraina ka kërkuar prej kohësh avionë luftarakë të sofistikuar që mund t'i japin Kievit një avantazh luftarak.

Ndërkohë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dënoi bombardimin e djeshëm rus të qytetit verior të Ukrainës, Chernihiv.

Blinken e dënoi me ‘terma të fortë” duke e quajtur atë "një tjetër sulm të tmerrshëm kundër civilëve të pafajshëm".

Shtatë persona mbetën të vrarë, mes tyre dhe një fëmijë 6-vjeçar si dhe u plagosën mbi 100 persona kur një raketë ruse goditi sheshin kryesor të qytetit historik në veri të Ukrainës, Chernihivin

“Vajtojmë këto humbje tragjike të jetëve njerëzore dhe zemrat tona janë me familjet e viktimave”, shkruan Blinken në një postim të publikuar në llogarinë e tij X, duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë gjithmonë pranë popullit ukrainas” dhe se “Rusia duhet t'i japë fund luftës së saj brutale".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:25
Lufta/ Sulm në rajonin Kherson, dy viktima

Forcat e armatosura ruse sulmuan rajonin Kherson duke vrarë dy persona. Këtë e raporton në Telegram shefi i administratës ushtarake rajonale, Aleksandr Prokudin.

Një tank goditi një ndërtesë banimi, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse një gruaje 60-vjeçare", shkroi Prokudin, duke shtuar se një grua tjetër 45-vjeçare "pësoi plagë të shumta nga predha" dhe ndërroi jetë në spital.

Ora 17:39
Ministri danez i Mbrojtjes: Krenar për donacionin e avionëve F-16 që do i japim Kievit

Ministri danez i Mbrojtjes Jakob Ellemann-Jensen tha se ishte "krenar" që "Danimarka, së bashku me Holandën, do t'i dhurojë Ukrainës avionë luftarakë F-16 për luftën e saj për liri kundër Rusisë dhe agresionin e tij të pakuptimtë".

“Mbështetja e Danimarkës për Ukrainën është e palëkundur dhe me dhurimin e avionëve F-16, Danimarka është tani në ballë”, shtoi ai.

Ora 17:36
Zelensky mbërrin në bazën ajrore në Danimarkë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Danimarkë së bashku me gruan e tij Olena. Këtë e raporton televizioni kombëtar danez. Zelensky zbarkoi në bazën ushtarake Skrydstrup, ku janë vendosur avionët danezë F-16. Lideri i Kievit do të takohet me krerët e qeverisë në Kopenhagë.

Ora 15:41
Zelensky në Holandë, bisedime me Rutte për aeroplanët luftarakë amerikan F-16

Kryeministri holandez, Mark Rutte ka mirëpritur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në Eindhoven.

Ai deklaroi se Holanda po e shqyrton mundësinë e dërgimit të aeroplanëve luftarakë F-16 në Ukrainë.Megjithatë, ai nuk ka deklaruar se sa do t’i sigurojë apo kur do t’i dërgojë.

Holanda aktualisht ka në dispozicion 24 aeroplanë F-16, të cilët do të hiqen prej qarkullimit deri në mesin e vitit 2024.

Takimi vjen pasi Shtetet e Bashkuara miratuan dërgimin e aeroplanëve luftarakë F-16 në Ukrainë nga Holanda dhe Danimarka.

Ai u pa si një nxitje e madhe për Kievin, edhe pse aeroplanët luftarakë nuk do të kenë një ndikim së shpejti në luftën pothuajse 18-mujore.

Ora 14:21
Lufta do të zgjasë me siguri deri në vitin 2025, parashikon eksperti ushtarak gjerman

1692534476_lufta.JPG

Ndoshta lufta në Ukrainë mund të marrë fund rreth vitit 2025, parashikon eksperti ushtarak gjerman, Gustav Gressel e kërkon që të mos shpenzohet kohë me debate të pakuptimta, por të ecet përpara me prodhimin e armatimit.

Për portalin e televizionit, ARD, tagesschau ai ka thënë se kjo ofensivë ka mbetur dukshëm pas asaj që pritej në fillim si dhe objektivave të veta që të arrijë bregdetin e Detit Azov e të shkëpusë Krimenë nga mbrojtja ruse. Arritja e këtij objektivi nuk duket realiste, sipas tij. "Aktualisht ofensiva ukrainase ka në shënjestër me sa duket qytetin jugor Tokmak në rajonin e Zaporishjas. Por aty janë futur shumë thellë njësitë ruse, dhe ka për të qenë e vështirë thyerja e tyre. Por ka edhe suksese të veçanta. Ukrainasit kanë filluar së fundmi të tërheqin trupat e lodhura nga fronti dhe t'i zëvendësojnë me të rinj, që kanë më shumë fuqi dhe janë më të gjallë në sulmim."

Trupat e lodhura i gjen tek të dyja palët në luftim

Por sipas Gresselit trupat e lodhura në front janë shenjë simptomatike për të dyja ushtritë, si atë ukrainase edhe ruse. "Konsumimi në këtë luftë ka qenë shumë i madh dhe tek pala ruse madje pak më i lartë, se tek ajo ukrainase. Të dyja palët po i tërheqin rezervra. Personeli që mobilizohet është gjithnjë e më në moshë. Trajnimi ushtarak është kryer kohë para mobilizimit, dhe kjo bën të ketë shumë harresë dhe rënie të profesionalitetit, Ky është problem për komandantët e të dyja palëve. Tek pala ruse kjo shtohet për shkak se nuk ka rotacion dhe morali pjesërisht është më i dobët. Ushtarët më të vjetër arrijnë më shpejt nga tejlodhja në limitet e tyre. Pyetja që shtrohet është, se sa i vlen kjo ukrainasve."

Deklaratat për gjoja negociata të mundshme paqeje të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg u hodhën poshtë, por ato shkaktuan mjaft reagime duke ngritur pyetjen, nëse po përgatiten skenarët për të filluar negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas ekspertit Gressel, NATO nuk merret me këtë, por do të ketë qeveri dhe aleatë që mendojnë për këtë. "Shtëpia e Bardhë dhe zyra kancelarore në Berlin janë qartësisht të orientuara, që dikur në një moment të caktuar, Ukraina do të negociojë me Rusinë dhe se furnizimet me armë kanë qëllimin, të sjellin në një pozicion më të mirë Ukrainën kundrejt Rusisë."

Problemi është sipas Gresselit që si Ukraina edhe Rusia duan një vendim nga kjo luftë. Rusia edhe më tej synon të eliminojë Ukrainën si shtet të pavarur, dhe nuk do të negociojë asgjë më poshtë, se ky qëllim ushtarak. Ukraina nga ana e saj e përcakton këtë luftë gjithnjë e më shumë si luftë për pavarësi dhe do që Rusia në fund të detyrohet të njohë Ukrainën si shtet të pavarur. "Dëshira për negociata nuk reflekton realitetin politik të palëve në luftime."

Eksperti Gustav Gressel pret vazhdimin e luftës edhe vitin e ardhshëm. "Duhet të llogarisim me atë që lufta me siguri do të zgjasë deri në vitin 2025. Nëse Donald Trump do të fitonte zgjedhjet presidenciale në vitin 2024, sipas pikëpamjes ruse ai mund të ofrojë një 'deal' në janar 2025, kështu pranvera 2025 do ishte koha më e hershme që për palën ruse mund të sillte fundin e luftës sipas kushteve të saj. Nëse Biden fiton zgjedhjet, gjë që për momentin duket më e mundshme, mund të pritet, që lufta të zgjasë përtej vitit 2025."

Eksperti Gressel kërkon që të mos shpenzohet kohë me debate të pakuptimta e të ecet përpara me prodhimin e armatimit për të ndihmuar Ukrainën. Duhet të prodhohen shpejt tanke, tanke mbrojtës, avionë luftarakë për të mbështetur Ukrainën për disa vite në luftë, pasi rezervat e perëndimit po konsumohen, thotë Gressel. E nuk duhet të fillojë gjithmonë nga e para diskutimi, se çfarë do t'i jepet Ukrainës nga rezervat.

Bazuar në intervistën e Gustav Gressel për tagesschau. Gustav Gressel është ekspert senior në Këshillin Europian për Çështjet e Jashtme në Berlin, (European Council On Foreign Affairs). /DW/

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bariu: 20/08/2023 22:24

    I jepni cfare te doni Ukraines vetem sa do te shtohen viktimat dhe asgje tjeter nuk do te ndryshoje ne terren si nuk kane ndryshuar deri tani armet pa fund qe ka derguar perendimi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!