Goditja e digës Nova Kakhova, Kievi: 5 vjet dhe 1 miliard dollarë për hidrocentralin e ri! Pence: SHBA vazhdojnë të mbështesin Ukrainën

UKRAINË - Pas shpërthimit të digës Nova Kakhova, pati përmbytje në të gjithë rajonin. Tridhjetë komunitete përgjatë lumit Dnipro janë përmbytur pasi diga Kakhovka u prish të martën, sipas një përditësimi nga ministri i brendshëm. Zyrtarët thanë gjithashtu se mijëra njerëz ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Kievi thotë se i duhen të paktën 5 vjet dhe 1 miliard dollarë për të ndërtuar një hidrocentral të ri pas shkatërrimit të digës Kakhovka në Ukrainë.

Qindra mijëra njerëz nuk kanë as ujë të pastër. Ushtria ukrainase ka përdorur drone për të hedhur shishe tek disa banorë të bllokuar. Larg nevojave të menjëhershme humanitare, zyrtarët paralajmërojnë se sistemet e ujitjes janë fshirë dhe se mund të duhen vite që toka bujqësore e prekur të rimëkëmbet.

Ukraina ka bërë thirrje për një përpjekje ndërkombëtare për të ndihmuar mijëra njerëz në territorin e pushtuar nga Rusia, shtëpitë e të cilëve janë përmbytur. Presidenti Zelensky ka akuzuar agjencitë e ndihmave për dështimin për të ndihmuar - duke përfshirë ato nga OKB-ja, si dhe Kryqi i Kuq.

Të dyja palët vazhduan të fajësojnë njëra-tjetrën për katastrofën. Ish-zv.presidenti i SHBA Mike Pence tha se SHBA vijon të mbështesë Ukrainën.

 Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka bërë thirrje për një hetim të përbashkët, ndërsa kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak tha se dëmi do të përbënte "sulmin më të madh ndaj infrastrukturës civile gjatë luftës", nëse zbulohej se ishte i qëllimshëm.  Erdogan zhvilloi biseda telefonike me Zelenskyn dhe Putin, propozon komision ndërkombëtar hetimor!

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:16
NATO: Rezultati i luftës duhet të garantojë sovranitetin kombëtar për Ukrainën

1680708131_sg.JPG

“Ne duhet të forcojmë pozicionin e Ukrainës në fushën e betejës, në mënyrë që rezultati i kësaj lufte të sigurojë që Ukraina të mbizotërojë si një komb sovran dhe i pavarur dhe që presidenti (rus) Putin të mos fitojë”. Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg gjatë një podcast live me ambasadoren e SHBA-së në NATO, Julianne Smith. 

"Ajo që ne dimë është se ukrainasit tani kanë aftësi, armë, municione dhe madje edhe trajnime, të ofruara nga aleatët dhe partnerët e NATO-s," tha ai, duke vënë në dukje se Kievi kishte aftësitë që i nevojiteshin për të çliruar territorin.

Ora 08:54
Diplomati amerikan: E dinim që rusët e kishin minuar digën

1686115484_digaekherson.JPG

‘Ne e dimë prej disa kohësh që rusët kishin minuar digën e Kakhovkës, për të qenë gati ta hidhnin në erë nëse e gjykonin të vlefshme. Ata pritën deri tani, pasi shpresonin të rifitonin territoret e humbura në zonën e Khersonit. Fakti që ata kanë vendosur ta hedhin në erë tregon se ata kanë hequr dorë nga ideja për t'i rimarrë ato rajone”. Kështu tha për mediat Kurt Volker, ish i dërguari për Ukrainën i administratës amerikane. 

Shkatërrimi i digës është i përshtatshëm për Moskën për ‘dy arsye - shpjegon ai - Për të krijuar një shpërqendrim, duke e detyruar Kievin t'i përgjigjet emergjencës humanitare të shkaktuar nga përmbytjet. E dyta, për të penguar kundërsulmin”. 

Ora 08:39
Biden dhe Sunak takohen sot, diskutojnë për luftën

Lufta në Ukrainë ka të ngjarë të diskutohet nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe presidenti amerikan Joe Biden kur ata të takohen sot në Shtëpinë e Bardhë.

Dyshja do të zhvillojë bisedime gjatë vizitës së Sunak në Uashington DC, në të cilën ai do të diskutojë gjithashtu tregtinë dhe inteligjencën artificiale me presidentin e SHBA dhe drejtues të tjerë biznesi.

Ndërsa qeveritë e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar thuhet se po afrohen më shumë për të ofruar mbështetje ajrore për Kievin për të kundërshtuar pushtimin e Rusisë, deri më tani të dyja kanë thënë se është shumë herët për të fajësuar Rusinë për shembjen e pjesshme të digës Kakhovka.

Por të dyja e kanë të qartë se agresioni i Moskës duhet të pengohet.

Ora 08:36
Shpërthimi i Digës, Kievi: 600 km katrorë tokë në Kherson është nën ujë

"Këtë mëngjes niveli mesatar i përmbytjeve është 5.61 metra. 600 kilometra katrorë të rajonit Kherson janë nën ujë, 32% e të cilave janë në bregun e djathtë dhe 68% në bregun e majtë." Kjo u bë e ditur në Telegram nga kreu i administratës ushtarake rajonale të Ukrainës në Kherson, Oleksandr Prokudin.  

Ora 08:31
Shpërthmi i digës/ Erdogan biseda telefonike me Zelenskyn dhe Putin, propozon komision ndërkombëtar hetimor! Palët fajësojnë njëra-tjetrën

1685736893_receptayiperdogan.jpg

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan propozon një komision ndërkombëtar hetimor për shpërthimin e digës Kekhovka në Ukrainë. Propozimi gjatë një bisede telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Presidenti rus Vladimir Putin, në një bisedë telefonike me rusin Rexhep Tajip Erdogan, e quajti shkatërrimin e digës Kakhovka "një veprim barbar nga Kievi ", i kryer me sugjerimin e "kuratorëve perëndimorë". Kjo u raportua nga shërbimi i shtypit i Kremlinit i cituar nga Tass.

Ora 08:24
Shpërthimi i degës në Dnipro, Kievi: Duhet 5 vjet për ndërtimin e një dige të re

Ndërtimi i një dige të re dhe një hidrocentrali të ri në vendin e atyre të shkatërruara të Dnipro do të zgjasë të paktën pesë vjet dhe do të kushtojë mbi një miliard dollarë, tha kreu i kompanisë shtetërore të energjisë ukrainase Ukrhydroenergo, Ihor Syrota.

"Ky është një hidrocentral kompleks që do të marrë kohë për t'u rindërtuar," shpjegoi ai, duke sqaruar se Ukraina nuk e di ende shkallën e plotë të dëmit të shkaktuar nga shkatërrimi i objektit.

Ora 08:23
Shpërthimi i digës Dnipro, FOTO nga përmbytjet, 42 mijë njerëz në rrezik

 

Përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë pas thyerjes së digës në Dnipro në Ukrainë, e cila 30 komunitete.

Qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa ujë të pijshëm, thonë zyrtarët, dhe ushtria ukrainase ka përdorur drone për t'u hedhur shishe disa banorëve. 42 mijë njerëz janë në rrezik. Në foto shihet përmasa e përmbytjeve me shtëpi nën ujë.

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 08/06/2023 15:12

    Edhe kete shkun si puna e shqiptarve, Deshen demokracin dhe shkun per lesh tan

    Përgjigju
  • Emigrant: 08/06/2023 09:58

    Ata qe hodhen ne ere gazsjellesin per gjermani Ata jane prap shkaterruesit e diges Dhe keta hajdutet ukrainas po bejn plani kujt ja japin me koncesion per ringritjen e diges

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Kina dhe Rusia, stërvitje të përbashkëta detare

Lufta në Ukrainë/ Kina dhe Rusia, stërvitje të përbashkëta detare