Me flamuj iranianë dhe portrete të Ali Khameneit ( i vrarë nëntë ditë më parë) mijëra njerëz kanë mbushur sheshin në Teheran dhe rrugët e disa qyteteve në pritje të fjalimit të udhëheqësit të ri,Mojtaba Khamenei.
Këshilli i 88 ekspertëve të Ajatollahëve zgjodhi të vendosë në krye të regjimit djalin e Ali Khameneit, duke zgjedhur të vijojë në të njëjtën linjë udhëheqjen politike të vendit. 56 vjeçari Mojtaba Khamenei, raportohet nga Tv shtetëror i Iranit se këtë të hënë do të bëjë daljen e tij të parë publike në një mesazh televiziv, ndërsa i njëjti burim më herët konfirmoi se lideri i ri suprem është plagosur si pasojë e sulmeve të amerikano-izraelite.
Nga liderët botërorë i pari që e uroi atë ishte presidenti rus Vladimir Putin. Sipas agjencisë së lajmeve Tass, Putin theksoi 'mbështetjen e pakushtëzuar për Teheranin' dhe 'solidaritetin e Rusisë me popullin iranian' në bisedë. Ndër të tjera ai e ka cilësuar sulmin ndaj Iranit 'një agresion të armatosur'.
Një zyrtar i lartë iranian ka paralajmëruar se qeveria është gati për një luftë të gjatë me Shtetet e Bashkuara dhe vazhdimin e sulmeve ndaj vendeve të Gjirit në një përpjekje për t'i ushtruar presion mbi to që të bindin Presidentin Donald Trump të tërhiqet nga konflikti.
Paralajmërimi erdhi nga Kamal Kharazi, këshilltari i politikës së jashtme në Zyrën e Liderit Suprem gjatë një interviste për CNN në Teheran. Ai deklaroi se lufta do të përfundojë vetëm nga vështirësitë ekonomike.
Izraeli dhe Irani vijuan sulmet në Iran. Këtë të hënë Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli zhvilluan sulme të rënda ndaj disa zonave të Teheranit. Në shënjestër janë marrë edhe qytete të tjera si Isfahan dhe Karaj, si dhe qytetet Malard dhe Shahriar, të cilat ndodhen pranë kryeqytetit iranian.
Irani ndërkohë vijoi të lëshojë raketa drejt izraelit. Pranë aeroportit Ben Gurion një raketë iraniane shkaktoi dy të plagosur pas shpërthimit. Sirenat e alarmit u aktivizuan ndërkohë edhe në Izraelin Verior dhe atë jugor. Vendet në Gjirin Persik ishin sërish në shënjestër së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe. Një sulm me dron në Bahrein shkaktoi 32 viktima, ndërsa një bombardim u raportua edhe në një rafineri nafte. Në Abu Dhabi mbetjet e një raketë të shpërthyer nga mbrojtja ajrore lanë të plagosur dy persona.
Ndërkohë një raketë balistike e lëshuar nga Irani hyri në hapësirën ajrore të Turqisë dhe është kapur nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes në Ankara, që sqaroi se mbetjet e raketës ranë pranë Gaziantepit në Turqinë juglindore.
Më pas Ministria e Mbrojtjes turke dha paralajmërimin se Turqia nuk do të hezitojë të veprojë nëse kërcënohet. Sipas autoriteteve turke, raketa u neutralizua në ajër nga sistemet e mbrojtjes të NATO-s të vendosura në rajon dhe nuk pati të vrarë apo të plagosur. Lidhur me ngjarjen reagoi edhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili paralajmëroi Iranin të bëjnë kujdes dhe të mos gabojnë.
Qiproja po kthehet në një pikë të re tensioni në krizën e Lindjes së Mesme. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mbërritën në ishull për të treguar mbështetjen e Bashkimit Europian pas sulmit me dron të javës së kaluar në bazat britanike në RAF Akrotiri.
“Kur sulmohet Qipro, sulmohet edhe Europa", tha Macron.
Mes përshkallëzimit të luftimeve në rajon, Libani thotë se është gati të ulet në tryezë me Izraelin. Kryeministri libanez Nawaf Salam tha se Bejruti është gati për bisedime në çdo format dhe me çdo agjendë.
Nga ana tjetër çmimi referencë i naftës ka kaluar 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga viti 2022. Rritja ka gjasa të rrisë edhe më tej çmimet e karburantit. “Një çmim i vogël për t’u paguar. Do të bjerë së shpejti”, ka thënë Trump. E ndërsa shqetësimet për naftën janë në rritje edhe në Europë, Vladimir Putin tha të hënën se Moska është gati ta ndihmojë Europën me naftë dhe gaz.
Vizitorët shqiptarë që ndodheshin në Emirate janë larguar, me grupin e fundit që ka ikur mëngjesin e kësaj të hëne. Report Tv mëson nga një burim diplomatik se vizitorët gjatë periudhës së nisjes së konfliktit në lindjen e mesme e deri më sot, rezultojnë të kenë qenë rreth 500 dhe janë larguar.

Britania e Madhe ka hequr dorë nga planet për të dërguar potencialisht aeroplanmbajtësen HMS Prince of Wales në Lindjen e Mesme, thanë zyrtarë të Downing Street për Financial Time.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e kishte ironizuar më herët kryeministrin britanik Keir Starmer për dëshirën e tij për t'u bashkuar me një luftë që sipas tij, ishte fituar tashmë.
Trump kishte pretenduar më herët se nuk kishte më nevojë për aeroplanmbajtëset e Britanisë së Madhe.
Ndërkohë disa burime brenda Britanisë thanë se qëndrimi i Trump nuk kishte ndikim në vendimin e Londrës dhe se telefonata e djeshme midis dy udhëheqësve ishte "konstruktive".

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se avionët luftarakë britanikë Typhoon kanë rrëzuar dronë iranianë që ishin drejtuar për në Jordani dhe Bahrein.
"Operacione ajrore mbrojtëse" janë gjithashtu duke u zhvilluar në mbështetje të Emirateve të Bashkuara Arabe, thekson më tej Ministria e Mbrojtjes Britanike.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Franca "nuk po merr pjesë në konfliktin e vazhdueshëm" në Lindjen e Mesme dhe në Gjirin Persik.
Sipas mediave të huaja, komentet Macron i bëri gjatë fjalimeve në bordin e aeroplanmbajtëses Charles de Gaulle, duke u kthyer nga Qiproja.
Vendosja e saj në Mesdheun Lindor u bë "për të mbrojtur qytetarët tanë në rajon dhe më shumë se 400,000 qytetarët që banojnë atje", theksoi presidenti francez.
"Për më tepër, prania juaj synon të mbrojë aleatët dhe miqtë tanë, ata me të cilët kemi marrëveshje mbrojtjeje, veçanërisht Qipron", vazhdoi kreu i shtetit francez.
Së fundmi, "misioni juaj do të jetë të koordinoni një operacion më të gjerë, paqësor dhe mbrojtës për të ruajtur lirinë e lundrimit. Kjo është gjithashtu e rëndësishme për interesat e Francës, për të lejuar rrjedhën e naftës dhe gazit", deklaroi Macron, duke shtuar se lufta në Lindjen e Mesme do të zgjasë "ndoshta disa javë".
Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Teheranit për të shprehur besnikërinë e tyre ndaj liderit të ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei.
Siç shihet edhe nga pamjet, turma bërtet me të madhe 'Allahu Ekber"
Turma u mblodh në Enghelab, një nga sheshet kryesore të kryeqytetit, ku atmosfera u krahasua me ditën e funeralit të babait të tij, Ali Khamenei.
Mojtaba Khamenei u zgjodh si udhëheqësi i ri suprem pas vrasjes së Ali Khameneit në ditën e parë të operacionit ushtarak amerikano-izraelit më 28 shkurt.

Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, do të vazhdojë "politikat ekstremiste dhe të çmendura" të babait të tij.
Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa'ar, kur u pyet nga CNN në lidhje me emërimin e pasardhësit të Ali Khameneit, i cili u vra në një sulm izraelit.
Sa'ar e quajti Khamenein një "skifter anti-amerikan dhe anti-perëndimor", duke shtuar se "është e qartë se ekstremistët vazhdojnë të diktojnë vijën politike në Teheran".
I pyetur nëse udhëheqësi i ri suprem mund të bëhet një shënjestër për Izraelin, siç kërcënoi më parë Donald Trump, Sa'ar u përgjigj: "Do të duhet të prisni dhe të shihni".

Vladimir Putin
Mes tronditjes së tregjeve energjetike nga lufta në Gjirin Persik, Rusia thotë se është gati të furnizojë Europën me naftë dhe gaz.
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi në një mbledhje në Kremlin se Moska është e gatshme të bashkëpunojë me vendet e Bashkimit Europian për të stabilizuar tregun energjetik.
Sipas tij, Rusia mund të garantojë furnizimet e nevojshme me energji për vendet europiane në këtë situatë emergjente, por për këtë duhet të vijë një sinjal nga vetë Europa.
Putin shtoi se Moska ka paralajmëruar disa herë për rreziqet që do të sillnin për tregun energjetik përpjekjet për të destabilizuar Lindjen e Mesme.

Djemtë e presidentit Donald Trump
Familja e presidentit amerikan Donald Trump po hyn edhe më thellë në industrinë e dronëve.
Dy djemtë e tij të mëdhenj, Eric Trump dhe Donald Trump Jr. po investojnë në një kompani të re dronësh të quajtur Powerus, me seli në West Palm Beach në Florida. Kompania njoftoi se do të hyjë në bursë përmes një bashkimi me kompaninë Aureus Greenway Holdings, e listuar në Nasdaq Composite.
Pas lajmit për marrëveshjen, aksionet e Aureus Greenway u rritën deri në 24%. Ndërkohë fondi Korea Climate & Governance Improvement Fund ka investuar 50 milionë dollarë në këtë projekt.
Ky është vetëm një nga investimet e fundit të familjes Trump në sektorin e dronëve. Muajin e kaluar, Eric Trump mbështeti një marrëveshje rreth 1.5 miliardë dollarë për të futur në bursë kompaninë izraelite Xtend, që prodhon dronë taktikë.
Investimet vijnë në një moment kur Departamenti amerikan i Mbrojtjes po rrit ndjeshëm blerjet e sistemeve pa pilot. Pentagoni ka nisur një program rreth 1.1 miliardë dollarë për të blerë qindra mijëra dronë deri në vitin 2027 dhe për të ndërtuar një bazë prodhimi në SHBA për këtë teknologji.
Ditën e sotme një tjetër raketë iraniane kishte shkelur hapësirën ajrore të Turqisë. Raketa u rrëzua nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s dhe mbetjet e saj ranë në Gaziantep.
Lidhur me këtë sulm, ka reaguar Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka paralajmëruar Iranin që të shmangë provokimet.
"Në dritën e incidentit të sotëm, përsëris se nuk duhet të vazhdojmë të bëjmë një gabim", tha mes të tjerash Erdogan.

Një zyrtar i lartë iranian ka paralajmëruar se qeveria është gati për një luftë të gjatë me Shtetet e Bashkuara dhe vazhdimin e sulmeve ndaj vendeve të Gjirit në një përpjekje për t'i ushtruar presion mbi to që të bindin Presidentin Donald Trump të tërhiqet nga konflikti.
Paralajmërimi erdhi nga Kamal Kharazi-n, këshilltari i politikës së jashtme në Zyrën e Liderit Suprem gjatë një interviste për CNN në Teheran. Ai deklaroi se lufta do të përfundojë vetëm përmes vështirësive ekonomike.
"Nuk shoh më hapësirë për diplomaci. Sepse Donald Trump i ka mashtruar të tjerët dhe nuk i ka mbajtur premtimet e tij; ne e kemi përjetuar këtë në dy raste gjatë negociatave: ndërsa ishim duke negociuar, ata na goditën. Kjo luftë po ushtron shumë presion - presion ekonomik - mbi të tjerët, për sa i përket inflacionit dhe mungesës së energjisë; kështu që nëse vazhdon, ky presion do të rritet më tej dhe të tjerët nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të ndërhyjnë", tha Kharazi për CNN.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë eliminuar Abu Hassin Ra'ghab, Komandantin e njësisë Nasser të lëvizjes shiite libaneze pro-iraniane Hezbollah.
Sipas mediave të huaja, njoftimi u bë nga Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i cituar nga faqja e internetit e lajmeve Ynet.
Ministri vizitoi sot Komandën Veriore të IDF-së, ku u informua mbi eliminimin e militantit të dyshuar, i cili ndodhi gjatë një sulmi ajror gjatë natës.
"Vendimi për të vepruar menjëherë për të mbrojtur vendbanimet është një vendim moralisht i saktë dhe operacional, si dhe një vendim që gjithashtu lejon vazhdimësinë; u jep vendbanimeve besimin se ajo që ka ndodhur nuk do të kthehet", deklaroi Katz.
Deklaratat e tij erdhën pasi IDF nisi një inkursion tokësor në Libanin jugor mbrëmjen e djeshme, me qëllimin e deklaruar për të "shtuar një shtresë tjetër mbrojtjeje" për banorët e Izraelit verior.
.jpg)
Foto: Jamal Al-Musharakh
Emiratet e Bashkuara Arabe "nuk do të marrin pjesë në asnjë sulm" kundër Iranit. Kështu deklaroi Ambasadori i Emirateve në Gjenevë, Jamal Al-Musharakh, duke mohuar se vendi i tij ka shërbyer si bazë për ofensiva kundër Teheranit.
"Bazat tona nuk janë përdorur për të sulmuar Iranin. Si Emiratet e Bashkuara Arabe, ne nuk do të marrim pjesë në asnjë sulm kundër Iranit dhe nuk do të përfshihemi kurrë", tha diplomati, duke theksuar se Emiratet janë shënjestruar nga sulme "krejtësisht të pajustifikuara" ditët e fundit.
Pesë lojtare të kombëtares së femrave të futbollit të Iranit, që mori pjesë në Kupën e Azisë në Australi, kanë lënë hotelin ku skuadra ishte akomoduar në Gold Coast dhe kanë kërkuar azil në Canberra. Kështu raporton Iran International. Drejtuesit që shoqëronin ekipin, shton e njëjta media, po i kërkonin ato, por tani sportistet “ndodhen në një vend të sigurt”.
Javën e kaluar, lojtaret shmangën këndimin e himnit të Republikës Islamike para ndeshjes me Korenë e Jugut, në shenjë solidariteti me protestat e janarit në Iran dhe me ata që janë vrarë, mes tyre edhe Sahba Rashtian, një asistente arbitre e futbollit të femrave, 23 vjeç. Që nga ajo kohë, sipas raportimeve, ato dhe familjet e tyre në Iran kanë marrë kërcënime për sigurinë.
Video në rrjetet sociale tregojnë se mbrëmë mbështetës iranianë, të cilët kishin pritur ekipin kur mbërriti me autobus, u përpoqën ta ndalonin mjetin pasi panë shenja kërkese për ndihmë nga disa prej futbollisteve. Më pas ata u mblodhën para hotelit duke thirrur: “Shpëtoni vajzat tona”.
Presidenti amerikan është përfshirë në këtë ccështje ndërkohë. Ai I ka bërë thirrje qeverisë australiane që tu vijë në ndihmë futbollisteve iraniane.
“Australia po bën një gabim të tmerrshëm humanitar duke lejuar që kombëtarja femërore e futbollit të Iranit të detyrohet të kthehet në Iran, ku me shumë gjasa do të vritet. Mos e bëni këtë, jepuni azil. Shtetet e Bashkuara do t’i marrin nëse ju nuk e bëni”. Kështu deklaroi Donald Trump në rrjetin e tij social Truth.

Foto: Marco Rubio
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio ka akuzuar Iranin se po përpiqet të "mbajë botën peng" me sulmet e tij ndaj shteteve të Gjirit dhe bllokadën e Ngushticës së Hormuzit, të nisur nga Teherani në përgjigje të operacionit të SHBA-së dhe Izraelit.
"Mendoj se të gjithë e shohim qartë kërcënimin që ky regjim paraqet për rajonin dhe botën; ata po përpiqen ta mbajnë botën peng", tha Rubio gjatë një fjalimi në Departamentin e Shtetit, ku ndër të tjera theksoi se Shtetet e Bashkuara po arrijnë objektivat e tyre të luftës.

Zyrtarët e Pentagonit i kanë deklaruar Kongresit se java e parë e luftës ka kushtuar rreth 6 miliardë dollarë nga fondet publike. Lajmi është raportuar nga New York Times, sipas të cilit forcat amerikane të angazhuara në Lindjen e Mesme kanë kaluar 50 mijë trupa, përfshirë dy aeroplanmbajtëse dhe rreth një duzinë anijesh luftarake, ndërsa dhjetëra bombardues dhe avionë luftarakë janë në rrugë për t’u dislokuar.
Emmanuel Macron në Qipro
Një sulm ndaj Qipros është sulm ndaj gjithë Europës. Kështu u shpreh presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një deklarate në Nicosia, ku ndodhet për vizitë zyrtare.
Macron tha se prania e vendeve europiane në rajon tregon forcën e partneriteteve strategjike dhe se ideja e një Europe të mbrojtjes nuk është më vetëm retorikë, por përfshin edhe forca reale në terren.
Ai u ndal edhe te përshkallëzimi i tensioneve në Liban. Sipas tij, situata është shumë shqetësuese dhe duhet të ndalet sa më shpejt.
Macron kërkoi që Hezbollah të ndalë bombardimet, ndërsa i bëri thirrje edhe Israelit që të përfundojë sa më shpejt operacionet ushtarake dhe sulmet në territorin libanez.
Presidenti francez njoftoi gjithashtu se po punohet për një mision ndërkombëtar që do të shoqërojë anijet tregtare dhe cisternat e naftës në Ngushticwn e Hormuzit.
Sipas tij, misioni do të ketë karakter mbrojtës dhe do të organizohet bashkë me partnerë europianë dhe jashtë Europës, me qëllim që të rihapet gradualisht trafiku detar në një nga rrugët më të rëndësishme për tregtinë botërore dhe për furnizimin me naftë dhe gaz.

Aeroplanmbajtësja HMS Prince of Wales.
Britania e Madhe ka vendosur në gatishmëri të avancuar një nga anijet e saj më të fuqishme ushtarake, aeroplanmbajtësen HMS Prince of Wales.
Ministria britanike e Mbrojtjes konfirmoi se po shkurtohet koha që anija të jetë gati për t’u nisur në rast se kërkohet dislokimi i saj, ndërsa kriza në Lindjen e Mesme vazhdon të përshkallëzohet.
Në një deklaratë thuhet se aeroplanmbajtësja ka qenë gjithmonë në nivel të lartë gatishmërie, por përgatitja e saj po rritet edhe më tej për një nisje të mundshme.
Sipas raportimit të Sky News, që citon një burim ushtarak, anija dhe ekuipazhi i saj janë paralajmëruar për një dislokim të mundshëm në Lindjen e Mesme.
Vendimi nuk do të thotë domosdoshmërisht se anija do të dërgohet menjëherë në rajon, por i jep më shumë fleksibilitet kryeministrit britanik Keir Starmer për ta dislokuar më shpejt nëse situata e kërkon.
.jpg)
Një raketë balistike e lëshuar nga Irani hyri sot në hapësirën ajrore të Turqisë dhe u rrëzua nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s.
Ministria e Mbrojtjes në Ankara tha se raketa u identifikua dhe u neutralizua nga mbrojtja ajrore e aleancës përpara se të përbënte kërcënim për territorin turk.
Sipas autoriteteve turke, fragmentet e raketës kanë rënë pranë qytetit Gaziantep, në juglindje të vendit. Zona u izolua nga forcat e sigurisë për kontrolle, por nuk raportohet për viktima apo të plagosur.
Incidenti shihet si një përshkallëzim i ri i konfliktit në rajon, pasi për herë të parë një raketë nga lufta ka hyrë në hapësirën ajrore të një vendi anëtar të NATO-s.
Autoritetet turke thanë se do të publikojnë detaje të tjera nëse dalin informacione të reja për trajektoren e raketës dhe objektivin e mundshëm.
Kryeministri libanez Nawaf Salam
Mes përshkallëzimit të luftimeve në rajon, Libani thotë se është gati të ulet në tryezë me Izraelin.
Kryeministri libanez Nawaf Salam deklaroi se vendi i tij është i hapur për negociata që synojnë një paqe “të fortë, të qëndrueshme dhe efektive”. Në një intervistë për gazetën L'Orient-Le Jour, Salam tha se Bejruti është gati për bisedime në çdo format dhe me çdo agjendë.
“Jemi të hapur për çdo agjendë, çdo format dhe çdo vend ku mund të zhvillohen negociatat”, u shpreh ai.
Deklarata vjen në një moment kur tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm dhe përplasjet mes Izraelit dhe forcave të mbështetura nga Irani në Liban kanë shtuar frikën për një përshkallëzim më të madh të konfliktit.

Qiproja po kthehet në një pikë të re tensioni në krizën e Lindjes së Mesme. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mbërritën në ishull për të treguar mbështetjen e Bashkimit Europian pas sulmit me dron të javës së kaluar.
Dy liderët pritet të takohen në qytetin Pafos me presidentin e Qipros, Nikos Christodoulides. Në fokus të bisedimeve është siguria e ishullit, liria e lundrimit në rajon dhe koordinimi për evakuimin e qytetarëve europianë nga zonat me rrezik.
Pas sulmit me dron që kishte në shënjestër bazat britanike në RAF Akrotiri, Greqia ka dërguar në zonë anije ushtarake HS Kimon dhe HS Psara, si edhe katër avionë luftarakë për të patrulluar bregdetin jugor të Qipros. Edhe Franca ka shtuar praninë ushtarake. Parisi ka dërguar anijen Languedoc dhe sisteme tokësore kundër dronëve dhe raketave. Në ditët në vijim pritet të mbërrijë në Mesdheun lindor edhe aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle.
Anije luftarake nga Italia, Holanda dhe Spanja pritet gjithashtu të bashkohen në zonë, ndërsa Britania do të dërgojë shkatërruesen HMS Dragon.
Në të njëjtën kohë, Turqia ka vendosur gjashtë avionë luftarakë në pjesën veriore të ishullit, që kontrollohet nga turqit. Presidenti Christodoulides e quajti këtë një reagim ndaj deklaratave të vendeve të BE-së që theksojnë se siguria e Qipros është përgjegjësi e përbashkët e unionit.

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, dyshohet se është plagosur gjatë luftës që po zhvillohet në rajon.
Televizioni shtetëror iranian e ka përshkruar atë si “Jaanbaz i Ramazanit”, një term që përdoret për veteranët e luftës të plagosur. Përshkrimi është interpretuar si një konfirmim indirekt se ai ka marrë plagë gjatë konfliktit aktual.
Lajmi është raportuar nga Iran International dhe mediat izraelite, mes tyre edhe Times of Israel.
Sipas raportimeve, televizioni shtetëror iranian ka dhënë edhe detaje për profilin e liderit të ri duke thënë se flet rrjedhshëm anglisht dhe ka kryer studime të specializuara në psikologji dhe psikoanalizë.
Ai përshkruhet gjithashtu si njohës i teknologjive moderne, i shkencave ushtarake dhe i çështjeve të sigurisë, si edhe i parimeve politike dhe mekanizmave ekzekutivë të shtetit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei
Irani po drejton gishtin nga Europa për sulmet amerikano-izraelite që po godasin vendin.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, tha se vendet europiane kanë krijuar “kushtet e favorshme” që këto sulme të ndodhin. Sipas tij, veprimet e tyre në ditët e fundit i kanë bërë SHBA-në dhe Izraelin më të guximshëm për të kryer sulme dhe për të shkelur ligjin ndërkombëtar.
Baghaei u shpreh se në vend që të këmbëngulnin te respektimi i ligjit dhe të kundërshtonin kërkesat e Uashingtonit, vendet europiane kanë zgjedhur të bashkërendojnë qëndrimet me SHBA-në.
Ai përmendi veçanërisht diskutimet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për rikthimin e sanksioneve ndaj Iranit dhe çështje të tjera që lidhen me konfliktin. Sipas Teheranit, këto qëndrime kanë krijuar klimën që i ka hapur rrugë sulmeve të fundit.

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar Mojtaba Khamenein për zgjedhjen e tij si Udhëheqës Suprem i Iranit. Lajmin e bën të ditur agjencia ruse e lajmeve Tass. Putin theksoi 'mbështetjen e pakushtëzuar për Teheranin' dhe 'solidaritetin e Rusisë me popullin iranian', thuhet nga agjencia.
Putin shprehu gjithashtu bindjen se Khamenei do të vazhdojë veprën e të atit dhe «do të bashkojë popullin iranian përballë sfidave që do të duhet të përballojë». Në mesazhin drejtuar Khameneit, Putin e quajti sërish sulmin ndaj Iranit 'një agresion të armatosur'.

Irani ka nisur valën e parë të sulmeve me raketa drejt Izraelit, pasi Mojtaba Khamenei u emërua udhëheqësi i ri suprem i vendit, sipas një postimi në kanalin Telegram të transmetuesit shtetëror IRIB.
Në postim u publikua një fotografi që duket se tregon një predhë me mbishkrimin “Në shërbimin tuaj, Sejjid Mojtaba”, një referencë fetare shiite që shfaqet edhe në materialet zyrtare.

Një sulm me dron iranian ka plagosur 32 persona, katër prej tyre rëndë, në Sitra të Bahreinit, sipas raportimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe njoftimit të Agjencisë së Lajmeve të Bahreinit.
“Mes tyre ka katër raste të rënda, përfshirë fëmijë që kanë pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale,” shkroi Ministria.
Një vajzë 17-vjeçare ka marrë plagë serioze në kokë dhe sy, ndërsa dy fëmijë 7 dhe 8 vjeç kanë pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrët e poshtme, thotë njoftimi ku theksohet se mes të lënduarve është edhe një foshnje 2-muajshe.
Rafineria e vetme e naftës në vend është goditur dhe ka detyruar kompaninë shtetërore të naftës të shpallë forcë madhore për dërgesat e saj të naftës. Shpallja e forcës madhore nënkupton një pengesë absolute që e bën të pamundur përmbushjen e një kontrate ose detyrimi; është një mënyrë për t’u liruar nga përgjegjësia për mosrespektim ose vonesë dhe për të përjashtuar pagesën e penaliteteve.

Vendimi se kur do t’i jepet fund luftës me Iranin “do të ndahet” me kryeministrin Benjamin Netanyahu. Kështu deklaroi Donald Trump në një intervistë për The Times of Israel, duke theksuar se Irani do ta kishte shkatërruar Izraelin nëse nuk do të ishin ai dhe Izraeli.
“Irani do ta kishte shkatërruar Izraelin dhe gjithçka që ndodhej përreth. Ne kemi punuar së bashku dhe kemi shkatërruar një vend që donte të shkatërronte Izraelin”, theksoi ai.

Luftime të ashpra janë zhvilluar në Libanin lindor, pranë kufirit me Sirinë, ku trupat izraelite kanë zbarkuar me helikopterë. Kështu shkruan Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit duke sqaruar se përplasjet kanë ndodhur pranë fshatit Nabi Chit.
Zona ishte vënë në shënjestër edhe 24 orë më parë nga një komandë izraelite që, pa sukses, po përpiqej të rikuperonte trupin e një aviatori izraelit të kapur në vitin 1986.
Një burim i Hezbollahut tha se lëvizja shiite libaneze ka rrëzuar një helikopter izraelit në atë zonë.
Ushtria izraelite deklaroi se ka goditur zonën e Bejrutit të hënën në mëngjes, duke marrë në shënjestër grupin militant Hezbollah, i mbështetur nga Irani.
Njëkohësisht, në Doha të Katarit raportohen shpërthime të forta.

Brenda 10 ditësh nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme, bursat janë futur në ‘shok’. Kërcënimi i Iranit, për bllokim total të Ngushticës së Hormuzit, prej nga ku kalon 20% e konsumit ditor global me lëndë djegëse, përveçse ka ngadalësuar prodhimin, po shoqërohet me shtrenjtim të fortë të naftës bruto.
Nga 70 dollarë fuçia më 27 shkurt, një ditë para sulmit të SHBA-ve dhe Izraelit mbi Iran, sot çmimi ka arritur deri në 119 dollarë fuçia, dhe si mesatare po luhatet në 103 dollarë fuçia.
Çmimet e naftës “do të bien shpejt me përfundimin e shkatërrimit të kërcënimit bërthamor të Iranit”. Kështu deklaroi Donald Trump në rrjetin e tij social Truth Social. Rritja e çmimeve është “një çmim i vogël për t’u paguar për paqen dhe sigurinë e SHBA-së dhe të botës. Vetëm të çmendurit mendojnë ndryshe”, theksoi Trump.
Komente











SA ME SHUME BOMBA HIDHEN NE IRAN .. ME SHUME IRANIANET DO BASHKOHEN DHE LUFTOJNE KUNDER AMERIKE DHE IZRAELIT..FOTO ESHTE TREGUESI ME I MIRE,,,.100 MILIONE NJEREZ...NUK BEHET SHAKA .ME TA O LUM DJALI.+GRUPIMET E TJERA ANTI-IZRAEL NE LINDJEN E MESME......
PërgjigjuPo Eva Murati a eshte mire, se ajo punon ne Bahrein.
Përgjigju