"Lufta e çimentos", Prishtina:
Shqipëria dëmtoi tregun tonë

Shqipëria dëmtoi tregun tonë">
TIRANE- Merr përmasa të tjera “lufta e çimentos” midis Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas ministres kosovare Kusari-Lila, Shqipëria ka dëmtuar tregun kosovar, duke hedhur në të, jo vetëm çimento të prodhuar në Shqipëri, por edhe çimento të prodhuar në vende të tjera. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Mimoza Kusari-Lila mbron vendimin e saj për vendosjen e tarifës prej 35 për qind për çimenton e importuar nga Shqipëria dhe vendet e tjera, me arsyetimin se në tri vitet e fundit është rritur importi i këtij produkti në treg nga 3 në 35%. Diçka e tillë ka prekur tregun e çimentos, duke e dëmtuar më së shumti fabrikën e vetme të prodhimit të çimentos në Kosovë “Sharr Cem”.

“Dua të theksoj se kjo masë nuk është marrë vetëm ndaj Shqipërisë, por ka ndërlidhje edhe me produktet që vijnë nga Shqipëria në Kosovë, nga Italia e vende të tjera evropiane, jo në proporcion me rrjedhën e tregut të lirë. Prandaj ka një ndërhyrje në treg, kjo është një masë e përkohshme 90-ditore. Nëse vërtetohet që s’ka një praktikë që prish tregun në Kosovë, masa mund të zgjatet, në rast të kundërt mund të vazhdohet më tej”, deklaroi Kusari-Lila në një intervistë për Top Channel.

Sipas ministres, problemi nuk është vetëm te fabrika e prodhimit në Fushë Krujë, por në të njëjtën kohë Shqipëria importon edhe çimenton e prodhuar në Itali. Një grup punues po heton mbi arsyet e importit në sasi të mëdha të çimentos në Kosovë.

Teksa mohon pretendimet se një masë e tillë ngre koston e ndërtimit, ministrja Kusari-Lila shton se kompanitë kosovare të importit kanë manipuluar me faktet, duke e deklaruar çimenton me çmim shumë të ulët në doganë dhe duke e shitur më pas me çmimin e tregut. “Fitimi që paraqitet në doganë nuk është i njëjtë me atë real. Synimi i kësaj mase nuk është bllokimi, por vetëm sqarimi dhe vendosja nën kontroll e tregut. Në të njëjtën mënyrë monitorohet njëkohësisht edhe çmimi i produktit kosovar, në mënyrë që të mos rritet abuzivisht fitimi i krijuar”.

Vendimi i Ministrisë së Tregtisë është kritikuar nga deputetet e Kuvendit e Kosovës. Dy deputetë, njeri nga koalicioni për Kosovë të Re e tjetri nga PDK-ja, që të dy në bashkëqeverisje me ministren Kusari-Lila, kanë thënë se bllokimi i çimentos shqiptare iu shërben interesave të ngushta klanore.
Të dhënat nga doganat e Kosovës flasin për atë se më 12 dhe 13 qershor ka munguar tërësisht importi nga Shqipëria, por ka vazhduar të hyjë çimento nga Greqia, Italia dhe Serbia.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza