Lufta e Putinit nuk është me Ukrainën, por me qytetërimin dhe rregullat e tij
Departamenti i Punëve të Brendshme i bombarduar nga ruset
Eshtë një kohë kur banorët e Tokës mbushin sheshet e qyteteve të tyre për Paqen. Eshtë një kohë kur banorët e planetit të mrekullueshëm Tokë, prej vitesh tashmë nuk iu përgjigjen thirrjeve për dhunë të individëve të prapambetur.
E keni vënë re? Individë të dhunshëm, të kombësive të ndryshme, të ngritur në majat e pushtetit përmes 1001 hileve shpesh po mobilizojnë pakica të prapambetura të sulmojnë me shigjeta, qysqi, armë, gurë, varre, tanke, bomba, Parlamente, Kongrese, seli qeverish, qytete, civilë. Por ata mbeten përherë vetëm. Pas Trump në Amerikë, pa përmendur qesharakët e të eturit tanë për dhunë, Putin është shprehja më e lartë e keqdashësisë. Putin po vret civilë në Ukrainë, po lë fëmijë të sëmurë pa kurim, të moshuar të kyçur nëpër bunkerë. Putin është përfaqësuesi më ekstrem i të çmendurve që po guxojnë të shkelin vijën e kuqe: Po godet civilizimin e mundimshëm të arritur në një Botë të lodhur nga luftërat.
Qytetërimi, civilizimi është armiku më i madh i këtyre individëve, është makthi i tyre dhe halli më i madh i Putinit. Kush ka dhunën brenda nuk pëlqen rregullat, nuk pëlqen demokracinë, nuk pëlqen institucionet, pasi në kokën e tyre ata mendojnë se janë vetë gjithçka dhe të gjithë. Ukraina, presidenti Zelensky, janë thjeshtë një rezistencë e qytetërimit ndaj egos së stërmadhe të një njeriu që mbart sot, në të gjithë botoksin e përthitur, mbeturinat e personazheve më të frikshëm dhe të paskrupujt që njerëzimi ka njohur.
Putin nuk i ka shpallur luftë Ukrainës, por qytetërimit. I keni venë re sa të ngjashëm janë mes tyre këta të çmendur? Kanë një të përbashkët të dallueshme: Janë të pandjeshëm. Kanë humbur njerëzoren, por njerëzorja do t’i përmbysë pasi është një forcë e paimagjinueshme që lind e perëndon vetëm me Diellin. Dhe Dielli, as do t’ja dijë për Putinin.
a.m./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.2%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2486
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Rusia sulm masiv me raketa në Kharkiv ditën e Krishtlindjes! Zelensky: 2025 të bëhet viti i paqes për Ukrainën
25 Dhjetor 2024, 08:15
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor 2024, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor 2024, 18:26
-
FIFA paraqiti hartën e re pa Krimenë, Kievi: Kërkoni falje
14 Dhjetor 2024, 21:41
-
Biden miraton dokumentin mbi sigurinë kombëtare, lidhur me katër vende kundërshtare të SHBA-ve
11 Dhjetor 2024, 21:11
-
Uzuni del hapur kundër Sylvinhos: Prisja ta nisja titullar, te Granada jam i padiskutueshëm! Zinchenko: Shqipëria kombëtare e shkëlqyer
20 Nëntor 2024, 12:07
-
Liga e Kombeve/ Shqipëria mposhtet 1-2 nga Ukraina në Tiranë, Kombëtarja mbyll Grupin B1 në vendin e fundit dhe rrëzohet në Ligën C
19 Nëntor 2024, 22:36
-
Ndeshja deçizive kundër Ukrainës në 'Air Albania', trajneri Sylvinho: Për ne është finale, në fushë për tri pikë! Asani s'është gati! Kapiten Ismajli: Nesër rrugë tjetër veç fitores nuk ka (VIDEO)
18 Nëntor 2024, 15:47
-
Kreu kalon nga Ukraina, Kombëtares i duhen tri pikë nesër! Llogaritë dhe kombinimet e Grupit B1
18 Nëntor 2024, 10:56
-
Formacioni/ Jasir Asani i dëmtuar dhe Daku në majën e sulmit, si ndryshon Kombëtarja për Ukrainën! Sylvinho me ekip sulmues, arbitrat nga Portugalia
18 Nëntor 2024, 09:21
-
Liga e Kombeve/ Ndeshja ndaj Shqipërisë të martën, tekniku ukrainas Rebrov: Po përgatitemi për takimin e rëndësishëm
17 Nëntor 2024, 22:30
-
Lufta në Ukrainë/ Media: Biden heq kufizimet, Kievi mund të godasë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi
17 Nëntor 2024, 08:51