Lufta/ Forcat ukrainase sulmojnë depon e dronëve Shahed në Rusi

Gjatë orëve të natës forcat ukrainase sulmuan depon kryesore të dronëve rusë Shahed.

Sulmi ndodhi në Yeysk, një vend në detin lindor të Azov. Raportohet se si pasojë e sulmit u hodhën në erë dhjetëra dronë, të furnizuar nga Irani ose të ndërtuara në fabrikat e Moskës.

Burimet ukrainase pohojnë se operacioni u krye me raketa Neptun të prodhuara në vend, të dizajnuara fillimisht si anti-anije dhe tani të shndërruara në një armë për sulme me rreze të gjatë: në praktikë ato zëvendësojnë raketat që Shtetet e Bashkuara dhe Evropa nuk lejojnë të përdoren në territorin rus.

Shahedët, të furnizuar nga Teherani ose të prodhuara nga fabrikat në në Rusi, janë lëshuar vazhdimisht kundër të gjitha qyteteve të Ukrainës javën e fundit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:21
Ministri i jashtëm hungarez: Nëse Ukraina hyn në NATO, do të filloj lufta e tretë botërore

1728570351_peterszijjarto.JPG

Foto: Peter Szijjarto

Hyrja e Ukrainës në NATO "në rrethanat aktuale" do të provokonte "Luftën e Tretë Botërore".

Kështu tha ministri i jashtëm hungarez Peter Szijjarto, për gazetarët në margjinat e Forumit Ndërkombëtar të Gazit në Shën Petersburg.

“Nëse Ukraina pranohet si anëtare e NATO-s në rrethanat aktuale, kjo do të nënkuptonte fillimin e Luftës së Tretë Botërore dhe ne kemi shpallur vetën kundër provokimit të një përplasjeje të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s”, tha Szijjarto.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Pse duhen përdorur arrat për shëndetin e trurit dhe fuqizimin e kockave

Pse duhen përdorur arrat për shëndetin e trurit dhe fuqizimin e kockave