Teksa Rusia ka përshkallëzuar sulmet me dron dhe raketa në Ukrainë veçanërisht ndaj energjisë dhe infrastrukturës civile, presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se sot pret përgjigjen e Rusisë ndaj planit të ri të paqes të negociuar fundjavën e kaluar në Miami.

"Do të kemi një reagim nga rusët pasi amerikanët të kenë folur me ta", tha Zelensky gazetarëve, teksa dha gjithashtu disa detaje mbi planin e ri. 

Nga ana tjetër pas refuzimit të Rusisë për të rënë dakord për një armëpushim gjatë festave, Papa Leone XIV ka apeluar për armëpushim të paktën në Ditën e Krishtlindjes.

"Gjëja që më shkakton trishtim të madh këto ditë është se Rusia me sa duket e ka refuzuar kërkesën për një armëpushim për Krishtlindje. Unë edhe një herë u bëj këtë kërkesë të gjithë njerëzve vullnetmirë: të festojnë të paktën ditëlindjen e Shpëtimtarit si një ditë paqeje. Qoftë një ditë paqeje në të gjithë botën", tha Papa, teksa forcat ruse bombarduan Ukrainën me më shumë se 650 dronë dhe 30 raketa të lëshuara. 

Ndërkohë dy oficerë policie dhe një tjetër u vranë pas një shpërthimi me makinë në Moskë, në vendin ku u vra edhe gjenerali Sarvarov. Sipas autoriteteve, shpërthimi ndodhi në rrethana ende të paqarta, ndërsa hetimet janë në vijim për të zbardhur shkaqet dhe autorët e sulmit. Autoritetet ruse nuk kanë dhënë ende detaje nëse bëhet fjalë për një akt terrorist apo një sulm të synuar.

lajm ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:00
Zelensky: Sot presim përgjigjjen e Rusisë për planin ri të paqes

1765899393_1755515883zelensky.JPG

Foto: Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se pret një përgjigje nga Rusia sot mbi versionin e fundit të planit të SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila ka qenë nën negociata midis Kievit dhe Uashingtonit për javë të tëra.

"Do të kemi një reagim nga rusët pasi amerikanët të kenë folur me ta", tha Zelensky gazetarëve.

Zelensky dha gjithashtu disa detaje mbi tekstin e ri. Udhëheqësi i Kievit konfirmoi se "fronti do të ngrijë përgjatë vijave aktuale", por zbuloi se ekipet ukrainase dhe amerikane nuk kanë arritur të arrijnë një konsensus afatgjatë mbi çështjet territoriale për t'i dhënë fund luftës me Rusinë, as për termocentralin bërthamor Zaporizhzhia.

"Nuk kemi arritur një konsensus me palën amerikane për territorin e Donetskut dhe termocentralin bërthamor", deklaroi Zelensky.

Presidenti nga ana tjetër përsëriti gatishmërinë e tij për t'u takuar me Donald Trump: "Jam gati të takohem me Shtetet e Bashkuara në nivel udhëheqësish për të diskutuar çështje të ndjeshme", deklaroi ai.

Fundjavën e kaluar, negociatorët nga Shtetet e Bashkuara, Ukraina, Evropa dhe Rusia u takuan, megjithëse në tryeza të ndara, në Miami dhe hartuan një draft të ri prej 20 pikash të planit të paqes.