Lufta/ Forcat ukrainase përparojnë me 2 kilometra në Bakhmut! Kuleba: Kjo kundërofensivë e jona mund të mos jetë e fundit

Lufta/ Forcat ukrainase përparojnë me 2 kilometra në Bakhmut! Kuleba: Kjo kundërofensivë e jona mund të mos jetë e fundit

Regjimenti Azov i ushtrisë ukrainase po përparon në Bakhmut, qyteti në Ukrainën lindore që ka qenë i rrethuar prej muajsh nga ushtria ruse. Komandanti i Regjimentit Azov tha se në Bakhmut, luftëtarët e Brigadës së 3-të të Forcave të Armatosura të Ukrainës përparuan 2.6 kilometra gjatë sulmit ndaj pozicioneve ruse gjatë dy ditëve të fundit.

Nga ana tjetër, ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, i intervistuar nga Bild, tha se mund të ketë nevojë për një kundërofensivë të mëvonshme, për të çliruar të gjitha territoret.

“Mos e mendoni këtë kundërofensivë si të fundit, sepse nuk e dimë se çfarë do të vijë prej saj, nëse ne mund të çlirojmë territoret tona me këtë kundërsulm, atëherë në fund do të thoni po ishte i fundit, por nëse jo, atëherë do të thotë që ne duhet të përgatitemi për kundërsulmin e radhës”, tha Kuleba.

Britania është e gatshme të përfshijë zyrtarisht grupin Wagner në listën e organizatave terroriste, së bashku me Al-Kaedën dhe Shtetin Islamik (ISIS). The Times e shkruan atë duke cituar një burim të qeverisë britanike. Vendimi thuhet se pritet të merret shumë shpejt dhe do të zyrtarizohet në javët në vijim.

Një ditë më parë, gazetari francez humbi jetën nga bombardimet në Ukrainë. Arman Soldin, i cili ishte korrespondent i medias franceze AFP, u vra në krye të detyrës nga goditjet me raketa pranë Chasiv Yar në rajonin lindor të Donetsk. Shtëpia e Bardhë nderoi gazetarin Arman Soldin, duke thënë se bota është në "borxh" ndaj gazetarëve që humbën jetën duke raportuar për luftën.

Në prill, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve raportoi se të paktën 12 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus dhe 18 janë plagosur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
Republika Çeke mund t'i japë aeroplanë luftarakë Ukrainës për të mbështetur kundërsulmin ndaj rusëve

Republika Çeke mund t’ia dhuroj disa nga aeroplanët luftarakë L-159 Ukrainës për të mbështetur kundërsulmimin e planifikuar, ka thënë presidenti i vendit.

Praga ka qenë ndër aleatët më të vendosur të Kievit, duke ofruar një sërë pajisjesh nga municionet deri te tanket me vlerë miliarda dollarë, raporton skynews.

L-159 është një aeroplan i lehtë luftarak i prodhimit çek, i projektuar për mbështetjen ajrore të forcave tokësore, zbulimin dhe pjesërisht edhe për misionet luftarake ajrore.

Ora 21:13
Prigozhin kalon 'vijat e kuqe', Kremlini po humbet durimin me kreun e Wanger

1683709194_yevgenyprigozhin.jpg

Shpërthimet e diskutueshme të kreut të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin kanë filluar të "shqetësojnë seriozisht udhëheqjen ruse", e cila po humbet durimin me të. 

Këtë e shkruan faqja e pavarur Meduza , duke cituar dy burime pranë Kremlinit. Në veçanti, deklaratat e tij për “gjyshin e lumtur që thotë se po bën mirë” u konsideruan “madje edhe më negative”. "Ai mund të thotë më vonë se po fliste për ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu, por ne e dimë se çfarë përfundimesh do të nxjerrin njerëzit," vë në dukje një burim.

Shumë burime i thanë Meduza të besojnë se Prigozhin ka kaluar "një vijë të kuqe", ndërsa disa thonë se në Kremlin e konsiderojnë atë një "kërcënim serioz".

Ora 20:07
Prokurorët francezë nisin hetimet për vdekjen e gazetarit të AFP-së

Gjyqësori francez ka nisur një hetim për krime të luftës për vdekjen e gazetarit të agjencisë franceze të lajmeve ‘AFP’, Arman Soldin, i cili u vra në Ukrainë.

Nisjen e hetimeve e konfirmoi të mërkurën, prokuroria në Francë.

Soldin, 32 vjeç, vdiq kur ai dhe kolegët e tij të AFP-së u sulmuan nga raketat më 9 maj, derisa ishin me trupat ukrainase në rajonin e Donbasit në Ukrainë.

Hetimi francez do të trajtohet nga njësi hetimore e specializuar në hetimin e krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të urrejtjes, dhe do të kërkojë të përcaktojë rrethanat e sakta të vdekjes së Soldin, thanë prokurorët francezë.

Vdekja e tij e çon në të paktën 11 numrin e gazetarëve, stafit ndihmës apo shoferëve të ekipeve mediatike të vrarë që kur Rusia filloi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës para më shumë se një viti./REL

Ora 19:20
Forcat ukrainase: Kemi çliruar më shumë se 2 kilometra katrorë në Bakhmut! Shumë rusë janë zënë robër

1681141668_rah.JPG

Forcat e mbrojtjes së Ukrainës kanë përparuar me 2 kilometra katrorë përballë forcave ruse në Bakhmut. Lajmin e bëri me dije mykola Volokhov një prej komandatëve ukrainas i cili tha se një numër i madh i ushtarëve rusë janë vrarë dhe janë marrë si robër.

"Tani mund të themi se Forcat e Mbrojtjes çliruan më shumë se 2 km Bakhmut. Kjo u arrit nga Forcat e Armatosura të Brigadës së Tretë Sulmuese të Veçantë të Ukrainës, e cila përfshin njësinë "Terra"," tha Volokhov. “Ne vramë një numër të madh rusësh dhe i morëm robër”, përfundoi komandanti ukrainas.

Ora 17:39
Prigozhin u rikthehet ankesave ndaj Moskës: Kemi marrë vetëm 10% të municioneve që kërkuam

1683628142_yevgenyprigozhin.jpg

Kreu i grupit Wanger, Yevgeny Prigozhin, i është rikthyer ankesave në Ministrinë Ruse të Mbrojtjes se mercenarët e tij ende nuk po marrin municion të mjaftueshëm në Bakhmut teksa luftojnë në Ukrainën lindore. Në një transmetim audio në Telegram, Prigozhin tha se ministria e mbrojtjes - e cila ka premtuar të garantojë të gjitha njësitë luftarake burimet që u nevojiten ka mbajtur takime të gjata për çështjen e furnizimeve me predha, por ende nuk ka ndonjë përparim. 

"Ne nuk po marrim municion të mjaftueshëm, ne po marrim vetëm 10 për qind," tha Prigozhin, duke vënë në dukje se njerëzit e tij ende vazhdojnë të përparojnë në Bakhmut.

Ora 15:30
Kritikat dhe deklarata e Prigozhin për mungesën e municionit të kërkuar, reagon Kremlini: Nuk e kemi parë! Ishim të zënë në Ditën e Fitores

Kremlini ka deklaruar se nuk e ka parë video mesazhin e djeshëm të liderit të grupit Wanger, Yevgeny Prigozhin i cili akuzonte shtetin se nuk ishte në gjendje të mbronte Rusinë dhe se nuk kishte marrë municionin e kërkuar për të pushtuar Bakhmutin. Këtë e than ë një deklaratë për shtyp zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

"Nuk e pamë, jo. Nuk e pamë, nuk mund të them asgjë. E dini se çfarë po bënim dje, kishte kaq shumë të ftuar, kaq shumë ngjarje," tha ai duke iu referuar Ditës së Fitores. festime me paradën ushtarake në Sheshin e Kuq në Moskë.

Ora 10:58
Lufta/ Britania gati të shpallë ‘Wagner’ organizatë terroriste

Britania e Madhe është gati të përfshijë Wagner-in si organizatë terroriste së bashku me Al-Kaedën dhe Shtetin Islamik. Sipas ‘The Times’ vendimi është "i afërt" dhe pritet të zyrtarizohet në javët në vijim. 331 deputetët francezë votuan një rezolutë që i kërkon BE të përfshijë grupin Wagner në listën e organizatave terroriste.

 

Ora 10:49
Lufta/ Ministri i Jashtëm ukrainas: Mos e mendoni këtë kundërofensivë si të fundit

“Mos e mendoni këtë kundërofensivë si të fundit, sepse nuk e dimë se çfarë do të vijë prej saj, nëse ne mund të çlirojmë territoret tona me këtë kundërsulm, atëherë në fund do të thoni po ishte i fundit, por nëse jo, atëherë do të thotë që ne duhet të përgatitemi për kundërsulmin e radhës”. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba , në një intervistë për Bild .

Kur e pyetën se çfarë kërkesash do t'i bënte Gjermanisë, Kuleba përgjigjet: "Nga pikëpamja taktike, padyshim, këto janë armë, sepse për të fituar luftën duhen armë, armë dhe më shumë armë. Gjermania ka shumë, dhe shumë varet nga Gjermania. Sepse ju keni një industri armësh shumë të zhvilluar, me Rheinmetall si një lloj titani i industrisë së armëve në Evropë dhe ndoshta në botë. Ne kemi nevojë për municion artilerie, veçanërisht në rreze të gjata. Ne kemi nevojë për automjete të blinduara, kemi nevojë për sisteme kundërajrore, E gjithë kjo është e pranishme në Gjermani dhe është furnizuar nga Gjermania. Dhe Gjermania mund të ofrojë edhe më shumë."

Ora 10:47
Kievi: Regjimenti i Azov përparon në Bakhmut

Regjimenti Azov i ushtrisë ukrainase po përparon në Bakhmut, qyteti në Ukrainën lindore që ka qenë i rrethuar prej muajsh. Kjo u raportua nga transmetuesi publik Suspilne duke cituar komandantin e Azov, sipas të cilit "në Bakhmut, luftëtarët e Brigadës së 3-të të Forcave të Armatosura të Ukrainës përparuan 2.6 kilometra gjatë sulmit ndaj pozicioneve ruse gjatë dy ditëve të fundit.

SI.E./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dyrdyli: 10/05/2023 14:57

    O Zhelecka po lëri mor burec propogandën e ul në bisedime se i shove djemt e nënave. Mos u bëj legen e thua gjuj dhe njëher e do shikosh. Në një koh që krimineli Putin të ka pushtuar e të ka bër llum o Zhelenski tullum.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë