Pas një bisede telefonike me kryeministrin Benjamin Netanjahu, presidenti amerikan Donald Trump njofton fundin e luftimeve në Liban. Përmes një mesazhi në Truth, Trump thekson se asnjë trupë ushtarake nuk do të dërgohet në Bejrut, ndërsa forcat që ishin nisur do të tërhiqen.
Trump deklaron gjithashtu se përmes përfaqësuesve të nivelit të lartë zhvilloi një bisedë edhe më Hezbollahun, ku ranë dakord që të ndalen luftimet. Izraeli nuk do t’i sulmojë më ata dhe ata nuk do ta sulmojnë Izraelin tha Trump.
“Gjithashtu pata një bisedë shumë pozitive me Hezbollahun, përmes përfaqësuesve të nivelit të lartë, të cilët ranë dakord të ndërpresin të gjitha shkëmbimet e zjarrit: Izraeli nuk do t’i sulmojë ata dhe ata nuk do ta sulmojnë Izraelin”,shkroi në Truth Trump.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë informoi edhe për bisedimet për paqen me Iranin. Negociatat vazhdojnë me shpejtësi me Republikën Islamike të Iranit tha Trump duke rrëzuar pretendimet e mëparshme të Teheranit se do të ndërpresë bisedimet dhe se do të mbyllë plotësisht ngushticën e Hormuzit.
Edhe ndërmjetësuesit pakistanezë konfirmojnë se Irani u kërkon vazhdimisht t’I ndihmojnë në lehtësimin e dialogut me SHBA.t
Ndërkohë kryeministri izraelit në një postim në X tha se 'nëse Hezbollahu nuk ndalon së sulmuari qytetet dhe qytetarët tanë, Izraeli do të godasë objektivat terroriste në Bejrut.
"Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar. Në të njëjtën kohë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit do të vazhdojnë të veprojnë sipas planit në Libanin jugor", shkroi ai në X.
Izraeli intensifikoi bombardimet dhe operacionet ushtarake, përfshirë ato tokësore, në territorin libanez, duke folur për një kërcënim në rritje nga Hezbollah këtë të hënë.
Mes Izraelit dhe Libanit zyrtarisht qëndron një armëpushim që ka nisur që prej 18 prillit, por Izraeli rregullisht ka kryer sulme siç pretendon për shkak të veprimeve të Hezbollahut.
Të dielën sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio duket se dështoi të afrojë palët në uljen e tensioneve, kur në një telefonatë me Presidenti Libanes Joseph Aoun dhe Netanyahun kërkoi që Hezbollahu të tërhiqej i pari.
Armëpushimi mes izraelit dhe Libanit është lidhur nga Irani që në nisje të negociatave me SHBA si pjesë e diskutimeve e negociatave për një paqe të gjerë në rajon ndërsa SHBA e kanë veçuar atë.

Mbajtja e një pranie ushtarake të Kombeve të Bashkuara në Liban, pas largimit të forcës aktuale paqeruajtëse (UNIFIL) në fund të vitit 2026 do të jetë "e nevojshme".
Kwshtu deklaroi sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në një raport të paraqitur në Këshillin e Sigurimit, të parë nga AFP.
Në këtë raport, të kërkuar nga Këshilli, António Guterres, propozon tre opsione që variojnë nga afërsisht 2,000 deri në mbi 5,500 personel, kryesisht për të monitoruar armëpushimin dhe për të mbështetur Forcat e Armatosura Libaneze.
UNIFIL, mandati i të cilit skadon në fund të dhjetorit sipas një rezolute të Këshillit të Sigurimit të miratuar në gusht 2025 nën presionin e SHBA-së, aktualisht punëson afërsisht 7,500 trupa paqeruajtëse.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi se pati një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.
"Nëse Hezbollahu nuk ndalon së sulmuari qytetet dhe qytetarët tanë, Izraeli do të godasë objektivat terroriste në Bejrut. Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar. Në të njëjtën kohë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit do të vazhdojnë të veprojnë sipas planit në Libanin jugor", shkroi ai në X.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se pati një bisedë telefonike "shumë produktive" me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke marrë siguri se "nuk do të ketë vendosje trupash në Bejrut dhe të gjitha njësitë që janë tashmë në lëvizje janë tërhequr".
"Gjithashtu pata një bisedë shumë pozitive me Hezbollahun, përmes përfaqësuesve të nivelit të lartë, të cilët ranë dakord të ndërpresin të gjitha shkëmbimet e zjarrit: Izraeli nuk do t'i sulmojë ata dhe ata nuk do ta sulmojnë Izraelin",shkroi në Truth Trump.
![]()
Ushtria izraelite (IDF) ka lëshuar urdhër për evakuimin e banorëve nga periferitë jugore të Bejrutit, në prag të sulmeve të reja ushtarake ndaj zonave që konsiderohen bastione të Hezbollahut.
Vendimi vjen pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi ushtrinë të godasë objektiva në jug të kryeqytetit libanez, ndërsa Izraeli po zgjeron operacionet e tij ushtarake në Libanin jugor.
Në një deklaratë zyrtare, Netanyahu tha se sulmet janë përgjigje ndaj shkeljeve të përsëritura të armëpushimit nga Hezbollahu dhe sulmeve kundër qyteteve dhe qytetarëve izraelitë.

Sipas mediave iraniane, Teherani ka vendosur të pezullojë negociatat me Shtetet e Bashkuara derisa Izraeli të heq dorë nga operacioni i tij në Liban.
Tel Avivi ka intensifikuar bombardimet dhe operacionet ushtarake, përfshirë operacionet tokësore, në tokën libaneze, duke përmendur një kërcënim në rritje nga Hezbollahu (aleati i Iranit). Kështu raportoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.
"Forcat e armatosura iraniane dhe të gjitha degët e Frontit të Rezistencës janë të vendosura t'u përgjigjen krimeve sioniste", thuhet në artikull.

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Ghalibaf, është shprehur se SHBA-të nuk e respektojnë armëpushimin, referuar sulmeve të fundit në Liban.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Ghalibaf shprehet se bllokada detare dhe përshkallëzimi i krimeve të luftës në Liban nga Izraeli, janë dëshmi e qartë e dështimit të SHBA-ve për të zbatuar armëpushimin.
Më tej Ghalibaf ka paralajmëruar se çdo zgjedhje ka një çmim dhe çmimi sipas tij do të duhet të paguhet herët a vonë.
"Bllokada detare dhe përshkallëzimi i krimeve të luftës në Liban nga regjimi gjenocidal sionist janë dëshmi e qartë e dështimit të Shteteve të Bashkuara për të zbatuar armëpushimin. Çdo zgjedhje ka një çmim dhe çmimi do të duhet të paguhet herët a vonë. Gjithçka do të jetë në rregull", shkroi Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Ghalibaf, në ‘X’.

Gjatë tre javëve të fundit, ushtria amerikane ka koordinuar kalimin tranzit të afërsisht 70 anijeve tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit, pavarësisht ngërçit në negociatat për t'i dhënë fund konfliktit me Iranin.
Zyrtarët amerikanë i thanë New York Times se shumica e anijeve kaluan me transponderët e tyre të çaktivizuar për të shmangur zbulimin.
Autoritetet amerikane nuk kanë specifikuar llojin e anijeve të përfshira ose rrugët e tyre të sakta, por analistët e industrisë kanë vënë re se të paktën një nga anijet qëndroi më afër bregdetit të Omanit dhe larg bregdetit iranian.
Pavarësisht ndihmës amerikane, trafiku detar mbetet shumë nën nivelet e përshkallëzimit para-ushtarak. Përpara sulmeve të përbashkëta izraelito-amerikane në Teheran, mbi 100 anije tregtare kalonin ngushticën çdo ditë; sot, me kalimet e koordinuara nga Uashingtoni, mesatarja është rreth tre në ditë.
Kalimi i vazhdueshëm i anijeve, tregon se pavarësisht ndalesës, ka pronarë anijesh të gatshëm të marrin rrezikun për të arritur ose për t'u larguar nga Gjiri Persik, ku anije të shumta kanë mbetur të bllokuara për javë të tëra.
Korridori i koordinuar nga SHBA-ja përfaqëson gjithashtu një alternativë për operatorët që nuk dëshirojnë të kërkojnë autorizim nga Irani ose të paguajnë tarifa tranziti.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) raportuan vrasjen e Jamal Abu Aoun, i identifikuar si një militant i lëvizjes islamiste palestineze Hamas, i cili gjithashtu punonte si mjek në Rripin e Gazës.
Në një deklaratë në rrjetin social ‘X’, IDF deklaroi se Abu Aoun "shërbeu si komandant kompanie në krahun ushtarak të Hamasit, duke zhvilluar dhe zbatuar plane sulmi, ndërsa njëkohësisht punonte si mjek në Spitalin Al Yafa në Deir al-Balah", Gaza qendrore.
Sipas IDF, Abu Aoun kohët e fundit ishte "i përfshirë në aktivitetet e forcimit, riorganizimit dhe riarmatimit të organizatës terroriste Hamas, në shkelje të marrëveshjes së armëpushimit".

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar se ushtria izraelite do të vazhdojë sulmet ndaj objektivave në Bejrut për sa kohë që Hezbollahu vazhdon të godasë Izraelin.
“Nuk do të ketë paqe në Bejrut”, paralajmëroi ai, duke e lidhur ndalimin e operacioneve ushtarake me ndërprerjen e sulmeve nga grupi libanez. Më herët gjatë ditës, Katz njoftoi se së bashku me kryeministrin Benjamin Netanyahu kishin urdhëruar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit të godisnin objektiva të Hezbollahut në zonën Dahiyeh të Bejrutit, duke akuzuar grupin për shkelje të përsëritura të armëpushimit dhe sulme ndaj qyteteve dhe qytetarëve izraelitë.

Hamasi ka akuzuar Nikolay Mladenov, përfaqësues i Bordit të Paqes se mban përgjegjësi për përshkallëzimin e fundit të dhunës izraelite në Rripin e Gazës.
Akuza vjen në prag të një raundi të ri bisedimesh në Kajro, ku pritet të diskutohen hapat për zbatimin e armëpushimit të hyrë në fuqi në tetor.
Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem, tha se lëvizja palestineze po punon në të gjitha drejtimet për të siguruar respektimin e marrëveshjes dhe për të detyruar Izraelin të zbatojë angazhimet e marra në fazën e parë. Sipas Hamasit, si Bordi i Paqes ashtu edhe Mladenov kanë përgjegjësi për përshkallëzimin e veprimeve izraelite në territor.
Ndërkohë, tensionet mbeten të larta në Gaza, ku sipas të dhënave të cituara në raport, numri i viktimave palestineze ka vijuar të rritet që nga hyrja në fuqi e armëpushimit.

Të paktën 20 objekte ushtarake të përdorura nga Shtetet e Bashkuara janë dëmtuar nga sulmet iraniane që prej nisjes së konfliktit aktual, raportoi BBC duke iu referuar imazheve satelitore dhe videove të verifikuara. Sipas medias britanike, shkalla e operacioneve të Teheranit duket të ketë qenë më e madhe nga sa është pranuar publikisht deri më tani.
Mes objektivave të goditura përfshihen sisteme të mbrojtjes ajrore, radarë dhe avionë furnizimi me karburant, ndërsa dëme janë raportuar në baza ushtarake në Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordani dhe vende të tjera të rajonit. BBC shkruan se gjatë rreth tre muajve të fundit Irani ka shënjestruar objekte të lidhura me SHBA-në në tetë vende të Lindjes së Mesme dhe Gjirit Persik.
Një zyrtar amerikan i mbrojtjes refuzoi të komentonte gjetjet e raportit për arsye sigurie operacionale.

Irani ka akuzuar Bashkimin Europian për standarde të dyfishta dhe qëndrim hipokrit ndaj përshkallëzimit të tensioneve në rajon. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, kritikoi deklaratën e BE-së që dënon kundërpërgjigjen iraniane ndaj sulmeve amerikane, duke e cilësuar atë një shembull të “indinjatës morale selektive”.
Sipas tij, Brukseli po hesht përballë asaj që Teherani e konsideron agresion nga SHBA-ja dhe Izraeli, ndërsa dënon veprimet e Iranit. Baghaei këmbënguli se sulmet iraniane ndaj bazave të përdorura për operacione kundër Iranit përbëjnë ushtrim të së drejtës për vetëmbrojtje dhe i kërkoi BE-së të respektojë parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Ai paralajmëroi gjithashtu se Teherani është në dijeni të mbështetjes që disa vende fqinje i kanë dhënë operacioneve kundër Iranit, duke u bërë thirrje atyre të rishikojnë qëndrimet e tyre.

Një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të krijojë një kuadër të ri sigurie dhe të sjellë stabilitet afatgjatë në Lindjen e Mesme.
Kështu u shpreh presidenti francez Emmanuel Macron, i cili vlerësoi përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump për të arritur sa më shpejt një marrëveshje mes Uashingtonit dhe Teheranit. Në një postim në X, Macron tha se Franca është e gatshme të mbështesë plotësisht këtë proces dhe të marrë pjesë në zbatimin e tij.
Ai përmendi gjithashtu misionin ndërkombëtar të ngritur me Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerë të tjerë, i cili sipas tij është gati të angazhohet për sigurinë e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit sapo të arrihet një marrëveshje.

Armëpushimi në Liban është pjesë e domosdoshme e çdo marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në rajon. Kështu deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, i cituar nga Irna, duke theksuar se Teherani e konsideron qetësimin e situatës në Liban si një element kyç të çdo marrëveshjeje përfundimtare.
Ai akuzoi gjithashtu Izraelin për shkelje të armëpushimit dhe shtoi se edhe Shtetet e Bashkuara po e shkelin atë në mënyrë të vazhdueshme në rajon.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se ka urdhëruar ushtrinë izraelite të godasë objektiva në periferinë jugore të Bejrutit, duke akuzuar Hezbollahun për shkelje të përsëritura të armëpushimit.
“Në vijim të shkeljeve të përsëritura të armëpushimit në Liban nga organizata terroriste Hezbollah dhe sulmeve kundër qyteteve dhe qytetarëve tanë, unë dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz kemi urdhëruar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit të godasin objektiva terroriste në zonën Dahiya të Bejrutit”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Netanyahut dhe ministrit të Mbrojtjes.
Irani mund të vendosë një taksë mjedisore për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit.
Kjo u deklarua nga Arman Khorsand, kreu i Qendrës Iraniane për Çështjet Ndërkombëtare dhe Konventat Mjedisore, i cili argumentoi se ndotja nga nafta, aktiviteti i flotave të huaja ushtarake dhe dëmet në ekosistemin e Gjirit kanë rritur nevojën për fonde për rikuperimin mjedisor.
Sipas tij, të ardhurat nga kjo taksë mund të përdoren për të kompensuar dëmet e shkaktuara në mjedis. Khorsand tha se, bazuar në parimin e “kalimit të padëmshëm”, vendet që kufizohen me ngushticën kanë të drejtë të vendosin tarifa për shërbimet detare dhe të kërkojnë dëmshpërblim për shkeljet e rregullave, duke shtuar se një masë e tillë ka precedent në të drejtën ndërkombëtare. Ai hodhi poshtë kritikat ndaj nismës, duke këmbëngulur se vendosja e taksave mjedisore për anijet në tranzit mund të bëhet në përputhje me normat ndërkombëtare të njohura.

Donald Trump ka deklaruar në Truth Social se “Irani dëshiron vërtet të arrijë një marrëveshje”, ndërsa njëkohësisht ka kritikuar kundërshtarët e përpjekjeve të tij për të siguruar një të tillë me Teheranin.
“A nuk e kuptojnë demokratët e majtë (‘Dumocrats’) dhe disa republikanë që duken jopatriotikë se është shumë më e vështirë për mua ta bëj siç duhet punën time dhe të negocioj, kur aktivistë politikë vazhdojnë të komentojnë negativisht, në nivele të papara më parë, duke thënë vazhdimisht se duhet të veproj më shpejt, ose më ngadalë, ose të shkoj në luftë, ose të mos shkoj në luftë, apo çfarëdo tjetër. Thjesht rrini të qetë dhe relaksohuni; në fund gjithçka do të shkojë mirë, gjithmonë kështu ndodh!”
Postimi i presidentit amerikan nuk përmend sulmin ndaj Kuvajtit dhe as sulmet amerikane kundër Iranit gjatë fundjavës.

Mbrojtja ajrore e Kuvajtit po mbrohet nga sulmet me raketa dhe dronë, ndërsa sirenat e alarmit po dëgjohen në të gjithë vendin, raporton agjencia shtetërore e lajmeve, KUNA.
“Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë dëshiron të informojë se çdo zhurmë shpërthimi që mund të dëgjohet është rezultat i pritjes së këtyre sulmeve armiqësore nga sistemet e mbrojtjes ajrore,” thuhet në një postim të Ushtrisë së Kuvajtit në llogarinë zyrtare në X.
Komente








a e din Rubio se kush ka shkuar ne shtepine e tjetrit? dmth shkon,i vret dhe pretendon te rrine kembekryq???
Përgjigju