Televizioni shtetëror iranian, tha se Teherani ka refuzuar propozimin për një armëpushim të mundshëm me 15 pika të paraqitur nga SHBA përmes Pakistanit. Irani gjithashtu i ka bërë të ditur Pakistanit se e konsideron propozimin “të papranueshëm” raporton agjencia iraniane Tasnim.

Sakaq Irani u është kundërpërgjigjur amerikanëve me kushtet e veta sipas televizionit Iranian Press TV. Ai citon një zyrtar të lartë që thotë se Irani do t’i japë fund luftës kur ta vendosë vetë dhe kur të plotësohen kushtet e tij.

Ato përfshijnë ndalim të sulmeve dhe atentateve, garanci kundër konflikteve të ardhshme, pagesë për dëmet e luftës, përfundimi të luftimeve në të gjitha frontet që përfshijnë grupet aleate dhe njohjen e autoritetit iranian mbi Ngushticën e Hormuzit.

Ushtria iraniane më herët, iu përgjigj me tone të forta deklaratave të mbrëmjes së djeshme të Presidentit amerikan. Madje, një zëdhënës i saj, me nota ironie nënkuptoi humbjen e shba në këtë luftë dhe tha se nuk po zhvillohen bisedime.

“Kush e vetëshpall veten superfuqi globale do të ishte tërhequr tashmë nga kjo rrëmujë nëse do të kishte mundur. Mos e maskoni humbjen tuaj si një marrëveshje. Epoka juaj e premtimeve boshe ka marrë fund. Konfliktet tuaja të brendshme kanë arritur në pikën ku po negocioni me veten tuaj”, tha deklaruar Ebrahim Zolfaghari, Zëdhënës i Gardës Revolucionare të Iranit

Corriere della sera shkruan se SHBA kërkojnë që Irani të mos ketë program bërthamor, të dorëzojë uraniumin e pasuruar, të zotohet që nuk do të ketë kurrë armë bërthamore dhe të lirojë Ngushticën e Hormuzit.

Për këtë, ditët e fundit, autoritetet e tyre sipas Bloomberg kanë nisur vjeljen e një tarife 2 milion dollar për kalimin në ngushticë, të çdo anijeje cisternë që konsiderohet jo armike. Sipas medias amerikane janë disa kompani të cilat e kanë paguar shumën.

Me bllokimin e ngushticës, që vijon të krijojë luhatje gjatë gjithë kohës në tregjet botërore pasojat sipas korporatave të energjisë pritet të përhapen në të gjithë botën.

Evropa pritet të ketë probleme në furnizim sipas drejtorit të Shell, Ëael Saëan, i cili argumenton se shtrëngimi global i furnizimit me naftë dhe gaz do të japë pasojat në perëndim brenda pak ditësh, me Evropën e cila si rajone të tjera pritet të ulë konsumin.

Të martën në mbrëmje Presidenti amerikan Donald Trump, tha në një konferencë për gazetarët se Iranianët i kishin bërë një dhuratë mjaft të madhe SHBA që lidhej me karburantin dhe Hormuzin, por pa dhënë më shumë detaje. Sipas tij lufta tashmë është fituar.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:47
Paralajmëron kryetari i Parlamentit të Iranit: SHBA, Izraeli dhe një shtet tjetër i rajonit po përgatiten të pushtojnë një nga ishujt tanë

1774464521_tsdiuoo.jpg

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka paralajmëruar se SHBA-të dhe Izraeli po përgatiten të pushtojnë një nga ishujt e Iranit.

"Sipas disa burimeve, armiqtë e Iranit, me mbështetjen e njërit prej vendeve rajonale, po përgatisin një operacion për të pushtuar një nga ishujt e Iranit. Të gjitha lëvizjet e armikut janë nën mbikëqyrjen e forcave tona të armatosura. Nëse ata ndërmarrin ndonjë hap, e gjithë infrastruktura jetësore e atij vendi rajonal do të bëhet cak i sulmeve të pandërprera dhe të pakufizuara", paralajmëroi përmes një njoftimi në rrjetin sociale ‘X’ kryetari i Parlamentit të Iranit.

Me shumë mundësi, Ghalibaf ka aluduar se planet e mundshme të SHBA-së dhe Izraelit janë për të pushtuar ishullin Kharg në Gjirin Persik, një qendër e rëndësishme për naftën iraniane.

Ora 19:05
NYT: Izraeli po përshpejton sulmet e tij në Iran, kërkon të godasë sa më shumë objektiva të jetë e mundur brenda 48 orëve

1774462010_ctdyidioioi.jpg

Izraeli po godet sa më shumë objektiva kyçe në Iran, nga frika se lufta mund të përfundojë së shpejti.

Kështu raportoi Neë York Times, duke cituar burime, sipas të cilave kryeministri Benjamin Netanyahu dje urdhëroi që të bëhen të gjitha përpjekjet brenda 48 orëve të ardhshme për të shkatërruar sa më shumë industrinë e armëve të Iranit.

Izraeli ka frikë se një marrëveshje midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, mund të arrihet përpara se të arrihen objektivat që Tel Aviv kishte vendosur në nisje të konfliktit.

Ora 17:22
Teherani: Kërkesat e SHBA-së janë të tepërta, Trump nuk do të vendosë për fundin e luftës

Përmes agjencisë së lajmeve Fars, Teherani deklaroi se "kërkesat e SHBA-së janë të tepërta" dhe se "Trump nuk do të vendosë fundin e luftës". "Askush nuk mund t'i besojë diplomacisë amerikane pas agresionit kundër Iranit gjatë negociatave", theksoi më vonë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei. Prandaj, Irani "do të vazhdojë të mbrohet", paralajmëroi ai.

Ora 16:05
Hodhi poshtë propozimin e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës, Teheran tregon 5 kushtet për armëpushim

1774111202_xytuioo.jpg

Irani ka hedhur poshtë propozimin e SHBA-së për të ndaluar luftën dhe ka paraqitur pesë kushtet e tij për një armëpushim.

Televizioni shtetëror iranian raportoi lajmin, duke cituar një zyrtar të lartë të regjimit. Pesë kushtet e renditura për t’i dhënë fund luftimeve janë të paraqitura më poshtë.

Së pari, "një ndalesë e plotë e agresionit dhe vrasjeve" nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, shpjegoi burimi.

Së dyti, "krijimi i mekanizmave konkretë për të siguruar që lufta të mos i imponohet përsëri Republikës Islamike".

Së treti, "pagesa e garantuar dhe e përcaktuar qartë e dëmeve dhe dëmshpërblimeve të luftës".

Së katërti, "fundi i luftës në të gjitha frontet dhe të gjitha grupet e rezistencës të përfshira në të gjithë rajonin".

Së pesti dhe i fundit: "njohje dhe garanci ndërkombëtare në lidhje me të drejtën sovrane të Iranit për të ushtruar autoritet mbi Ngushticën e Hormuzit".

Ora 15:54
Plani me 15 pika, Teherani hedh poshtë propozimin për paqe të SHBA-së: I papranueshëm dhe jologjik

1774450579_zrtsuiio.jpg

Sipas televizionit shtetëror iranian, Teherani ka hedhur poshtë propozimin e paqes me 15 pika të paraqitur nga SHBA-të nëpërmjet Pakistanit si ndërmjetësues.

Irani gjithashtu e ka informuar Pakistanin se e konsideron propozimin "të papranueshëm", sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, duke cituar portalin Al-Mayadeen.

Teherani e refuzon armëpushimin dhe i quan bisedimet me palët që shkelin marrëveshjet "jologjike", raportoi Bloomberg, duke cituar agjencinë e lajmeve Fars të Iranit, pas presionit të SHBA-së për negociata.

Ora 12:08
‘Plani i paqes me Iranin, i bukur në letër’, ministri izraelit i Ekonomisë: Do t’i arrijmë objektivat me ose pa marrëveshje

Ministri izraelit i Ekonomisë, Nir Barkat, tha për BBC se ishte “ndoshta” e paqartë nëse Irani do të pranonte planin me 15 pika që thuhet se është propozuar nga administrata amerikane, duke e përshkruar atë si “të bukur në letër”, por që kërkon garanci nëse do të zbatohej.

Ai tha se regjimi iranian “nuk do të ndryshojë”, dhe objektivat kryesore të Izraelit në këtë luftë janë që Irani të mbetet “pa armë bërthamore, pa raketa dhe pa përfaqësues”.

“Nëse arrijmë këtë qëllim nesër, me ta duke ngritur flamurin e bardhë ose duke nënshkruar një marrëveshje dhe duke u angazhuar për të, ose do të kemi nevojë për goditje shtesë ndaj regjimit iranian, përfshirë atë që presidenti Trump, besoj, po planifikon… Kam besim se Presidenti Trump dhe kryeministri Netanyahu janë në një linjë për këto objektiva dhe do t’i arrijmë një mënyrë apo tjetër,” tha ai.

Nga njëra anë, ndoshta Trump po hap diskutime, por ai po sjell edhe trupa në rajon, dhe në thelb po i thotë popullit iranian se ne e kemi seriozisht,” shtoi ai. “Besoj se në fund të këtij raundi, do të arrijmë objektivat, me ose pa marrëveshje.”

Sa i përket pyetjes nëse Izraeli dhe SHBA janë në të njëjtën linjë mbi planin me 15 pika, ai tha: “Le ta lëmë të paqartë.” Heshtje edhe për pyetjen nëse Izraeli është përfshirë në hartimin e propozimeve.

Ora 11:56
Media: Pakistani i ka dorëzuar propozimin amerikan Teheranit

Pakistani i ka dorëzuar Iranit propozimin me 15 pika të hartuar nga Shtetet e Bashkuara për t'i dhënë fund luftës, raportoi Al Jazeera, duke cituar burimet e saj.

"Burime të besueshme pakistaneze i kanë konfirmuar Al-Jazeerës se një dokument i dhënë Pakistanit nga administrata Trump iu dorëzua iranianëve nga Pakistani. Tani pritet një përgjigje", deklaroi transmetuesi.

Një takim midis zyrtarëve amerikanë dhe iranianë në Islamabad mund të jetë gjithashtu i mundur në ditët në vijim.

Ora 11:54
‘Mos testoni vendosmërinë tonë’, presidenti iranian: Po monitorojmë lëvizjet amerikane

Kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka reaguar në X lidhur me zhvendosjen e trupave amerikane.

“Po ndjekim nga afër të gjitha lëvizjet amerikane në rajon, veçanërisht vendosjet e trupave. Mos testoni vendosmërinë tonë për të mbrojtur tokën tonë,” shkroi ai.

Ora 11:46
Strategjia ‘tinëzare’ e Hezbollahut, synon rrëmbimin e ushtarëve izraelitë për negocimin e armëpushimit

Një nga objektivat e Hezbollahut është rrëmbimi i ushtarëve izraelitë për të fituar terren dhe forcuar organizatën në Liban, thonë për Kan News burime të inteligjencës në një prej vendeve fqinje të Iranit.

Hezbollahu po kërkon pika strategjike të dobëta për të rrëmbyer ushtarë izraelitë, dhe plani i organizatës terroriste është të veprojë në zona ku mundësitë e suksesit janë më të mëdha. Ndërkohë, disa terroristë të organizatës janë ende në burgjet izraelite. Organizata beson se rrëmbimi i ushtarëve izraelitë do të pengojë gjithashtu përpjekjet izraelite dhe libaneze për çarmatimin e saj.

Hezbollahu beson madje se rrëmbimi i ushtarëve izraelitë mund ta ndihmojë të arrijë një marrëveshje armëpushimi më të favorshme dhe më të dobishme krahasuar me atë të nënshkruar në nëntor 2024. Në të njëjtën kohë, një burim i sigurisë siriane tha se forcat e Ahmed al-Shara po punojnë për të mbyllur sa më shumë kufirin me Libanin për të parandaluar çdo përpjekje nga Hezbollahu për të hyrë në territorin sirian dhe për të kryer veprime dhe provokime kundër Izraelit që mund të vënë në vështirësi qeverinë siriane.

Ora 10:13
Goditet baza ushtarake në Irakun perëndimor, 7 të vrarë dhe 13 të plagosur

Një sulm ajror që goditi një bazë ushtarake në Irakun perëndimor ka lënë të paktën shtatë të vdekur dhe 13 të plagosur, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. E njëjta bazë u shënjestrua dje nga një sulm ajror që i atribuohet Shteteve të Bashkuara.

Bombardimi i sotëm, kishte në shënjestër ish-anëtarë të Forcave të Mobilizimit Popullor (PMF), një koalicion që përfshin grupe pro-iraniane.

Sipas një zyrtari të sigurisë, baza e goditur, e vendosur në rajonin Habbaniya (provinca Anbar), strehon personel nga ushtria irakiane, policia dhe Forcat e Mobilizimit Popullor.

Ora 09:17
Askush s’e ka parë ende, çfarë pretendohet se përfshin plani me 15 pika i Trump për paqen me Iranin

Trump pretendon se administrata e tij “po flet me njerëzit e duhur” në Iran për negocimin e një marrëveshjeje paqeje, ndërsa pala tjetër mohon diçka të tillë. Deri më tani nuk është parë asnjë plan prej 15 pikash dhe nuk ka një konfirmim zyrtar për përmbajtjen e tij. Megjithatë, disa detaje po raportohen në mediat izraelite dhe amerikane.

Kërkesat kryesore për Iranin sipas lajmeve që qarkullojnë:

  1. Objektet bërthamore në Natanz, Isfahan dhe Fordow do të mbyllen dhe shkatërrohen.
  2. Transparencë dhe mbikëqyrje nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) mbi aktivitetet në Iran.
  3. Irani të heqë dorë nga përdorimi i përfaqësuesve të armatosur në rajon dhe të ndalojë financimin dhe armatimin e aleatëve rajonalë.
  4. Çmontimi i kapaciteteve bërthamore ekzistuese që janë grumbulluar tashmë.
  5. Angazhim për të mos u përpjekur kurrë për të ndërtuar armë bërthamore.
  6. Asnjë material bërthamor nuk do të pasurohet në tokën iraniane, dhe të gjithë materialet e pasuruara do t’u dorëzohen Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
  7. Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e hapur dhe do të përbëjë një “zonë të lirë detare”.
  8. Raketat e Iranit do të jenë subjekt i vendimeve të ardhshme, por do të jenë të kufizuara në numër dhe në distancë, dhe vetëm për qëllime mbrojtjeje.

Çfarë mund të marrë Irani sipas planit:

  • Ndihmë amerikane për zhvillimin e një projekti civil bërthamor në Bushehr për prodhimin e energjisë elektrike.
  • Heqje të të gjitha sanksioneve.
  • Nuk do të ketë kërcënim për rikthim të sanksioneve.
  • Raportohet gjithashtu për një armëpushim të mundshëm njëmujor gjatë zhvillimit të diskutimeve, por kjo mbetet e pakonfirmuar dhe Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë detaje.
Ora 09:16
Irani tallet me Trump: Jeni në kaq shumë telashe sa po negocioni me veten tuaj

1774174250_iran.jpg

Një zëdhënës ushtarak iranian i ka cilësuar si tallëse përpjekjet e SHBA-së për të arritur një marrëveshje armëpushimi. Lajmi u raportua nga mediat ndërkombëtare.

"Superfuqia e vetëshpallur globale do të kishte dalë tashmë nga kjo rrëmujë nëse do të mundte. Mos e maskoni humbjen tuaj si një marrëveshje. Epoka juaj e premtimeve boshe ka mbaruar. Konfliktet tuaja të brendshme kanë arritur në pikën ku po negocioni me veten tuaj. Fjala jonë e parë dhe e fundit ka qenë e njëjtë që nga dita e parë, dhe do të mbetet e tillë: dikush si ne nuk do të bëjë kurrë kompromis me dikë si ju. As tani, as kurrë."