Propozimi i fundit i Iranit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka gjasë të refuzohet nga presidenti Donald Trump, raporton CNN. Irani kërkon shtyrjen e negociatave për programin bërthamor iranian, hapjen e ngushticës së Hormuzit dhe heqjen e bllokadës detare amerikane.

Trump mendon se hapja e Ngushticës së Hormuzit dhe shtyrja e bisedimeve për programin bërthamor, do të dobësonte pozicionin e SHBA-së në negociata.

Dje Trump mblodhi në Dhomën e Situatave këshilltarët e sigurisë kombëtare për të vendosur për hapat e mëtejshëm me Iranin. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se nuk mund të kishte hapje të Ngushticës së Hormuzit, nëse rrugë-kalimi ujor do të kontrollohej nga Irani.

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi u prit dje në takim nga presidenti i Rusisë Vladimir Putin. Putin deklaroi gjatë takimit se Rusia do të bënte gjithçka për paqen në Lindjen e Mesme. Nga ana tjetër, Araghchi deklaroi se Irani vlerësonte kërkesën për bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në.

Lajmi në përditësim...