Irani ka arritur të rrëzojë për herë të parë avionë luftarakë amerikanë ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit ka hyrë në ditën e 36 të luftimeve. Njëri rej pilotëve u shpëtua dhe ndodhet në gjendje të mirë, ndërsa dyshohet se piloti i dytë është kapur nga forcat iraniane. Irani pretenendon se ka rrëzuar një tjetër avion amerikan, por lajmi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Për mediat, presidenti Donald Trump nuk dha asnjë koment për masat që do të ndërmerrte nëse piloti amerikan është kapur nga iranianët. "Shpresojmë që kjo të mos ndodhë", tha presidenti i SHBA-së, duke shtuar se rrëzimi i avionëve nuk do të ndikonte në negociata. Kërkimet për gjetjen e pilotit po vijojnë ndërsa Trupat e Gardës Revolucionare Islamike kanë rrethuar një zonë në provincat jugperëndimore të Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad, ku besohet se është rrëzuar avioni.
Sakaq, Izraeli dhe Irani nuk i kanë ndalur sulmet. Në Izraelin jugor pati shpërthime si pasojë e goditjes me raketa balistike nga Irani në një zonë industriale, ndërsa nuk është raportuar për viktima.
Ndërkohë në pjesën veriore të Teheranit janë raportuar sulme masive. Sulme ka pasur dhe në Bejrut ku shënjestër ka qenë infrastruktura e grupit terrorist të Hezbollahut.
Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, lëshoi sot një kërcënim kundër një tjetër pike bllokimi të transportit detar në Lindjen e Mesme, Ngushticës së Bab el-Mandeb, midis Jemenit në Gadishullin Arabik dhe Bririt të Afrikës, portës jugore për në Detin e Kuq dhe Kanalin e Suezit.
"Sa pjesë e dërgesave globale të naftës, LNG-së, grurit, orizit dhe plehrave kalojnë nëpër Ngushticën e Bab el-Mandeb? Cilat vende dhe kompani përbëjnë vëllimet më të mëdha të tranzitit nëpër ngushticë?" shkroi Ghalibaf në një postim në X.
Lajmi në përditësim...
Komente










