Lufta/ Hamas: Numri i të vdekurve në Gaza i kalon 40 mijë! Sot samiti i armëpushimit në Doha, për të parandaluar hakmarrjen e Iranit

Izraeli njofton se ka sulmuar nga ajri dhe bombarduar përsëri rajonet e Gazës dhe Khan Younis, duke shkaktuar edhe të paktën 5 viktima në luftën e nisur ndaj Hamasit, mes tyre edhe dy anëtarë të Hezbollahut.

Teksa bisedimet për paqen mes palëve po bëhen edhe më intensive, Izraeli pritet të jetë i pranishëm në takimin e ndërmjetësuar në Samitin e Dohas sot (15 Gusht), nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti.

Irani, megjithatë, mungon. Në tryezë është prezent edhe kreu i CIA-s, William Burns.

Shtëpia e Bardhë e cilësoi si "hap i rëndësishëm", kurse Hezbollahu u shpreh se “po humbasim besimin në ndërmjetësimin e SHBA-së”, shkruan “La Repubblica”.

Qëllimi i samitit është të parandalojnë Iranin dhe Hezbollahun në një përgjigje hakmarrjeje ndaj Izraelit, pas vrasjes së kreut politik të Hamasit, Ismail Hanyieh në Teheran, e njoftuar më 31 korrik.

Ndërkohë Hamas thotë se ofensiva ushtarake e Izraelit në Rripin e Gazës ka vrarë të paktën 40,005 palestinezë dhe ka plagosur 92,401 nga 7 tetori 2023 kur nisi. Nga ana tjetër forcat e Armatosura izraelite (IDF) kanë urdhëruar civilët palestinezë të evakuojnë Khan Younis, në Rripin jugor të Gazës, pas një sërë sulmesh me raketa nga ajo zonë. Të paktën 3 palestinezë u vranë në një sulm ajror izraelit që goditi një shtëpi, në lagjen Sabra të qytetit të Gazës, që gjithashtu la edhe një numër ende të panjohur të të plagosurve, shkruan “Al Jazeera”, duke cituar burimet e veta gazetareske në vend. Media e Katarit flet gjithashtu për bombardime të ndryshme në Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës, të cilat kanë shkaktuar vdekje të tjera në 24 orët e fundit.

Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe zëvendësja e tij Kamala Harris, u informuan mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme, nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA.

Edhe kandidati republikan për president, Donald Trump, njoftohet se pati një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, për të folur për lirimin e pengjeve dhe armëpushimin në Rripin e Gazës. Këtë e raporton “Axios”, duke cituar disa burime.

Sulmi izraelit në Libanin jugor, dy anëtarë të Hezbollahut të vrarë

Hezbollahu ka njoftuar vdekjen e dy anëtarëve të saj në sulmet e fundit të Izraelit në Libanin jugor. Më parë, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kishin njoftuar se mbrëmë (14 Gusht), kishin shënjestruar një automjet në Marjayoun dhe një post të lëvizjes islamiste shiite në Ayta ash Shab, me dronë.

NYT: Vazhdimi i bombardimeve nga Izraeli, vetëm sa rrit rrezikun për civilët

Izraeli ka arritur atë që mundet në Gaza nga pikëpamja ushtarake:

“Vazhdimi i bombardimeve vetëm sa rrit rreziqet për civilët”.

Këtë e raporton Neë York Times, duke cituar zyrtarë amerikanë, sipas të cilës ushtria izraelite i ka shkaktuar goditje të rënda Hamasit, por kurrë nuk do të jetë në gjendje ta eliminojë plotësisht grupin. Sipas zyrtarëve, në shumë mënyra operacioni ushtarak i Izraelit, i ka shkaktuar Hamasit më shumë dëme sesa mund të ishte parashikuar në fillim të luftës.

SHBA: Presidenti i Universitetit të Kolumbias jep dorëheqjen pas protestave pro-palestineze

Presidenti i Universitetit të Kolumbias, Minouche Shafik, ka dhënë dorëheqjen pas disa muajsh kritikash nga studentët dhe anëtarët e Kongresit për trajtimin e protestave pro-palestineze në kampus. Ai e bëri të ditur këtë në një letër drejtuar “komunitetit të Kolumbias”.

“Kam pasur kohë për të reflektuar dhe kam vendosur që transferimi im në këtë kohë do t'i mundësonte më mirë Kolumbisë të përballonte sfidat e ardhshme", shkroi Shafik në një e-mail, të botuar në gazetën studentore Columbia Spectator. “Po e bëj këtë njoftim tani, në mënyrë që lidershipi i ri të jetë gati para fillimit të mandatit të ri”.

Shafik është presidenti i tretë i Ivy League që jep dorëheqjen pas reagimit të ashpër ndaj dëshmisë para Kongresit, në fillim të këtij viti, për antisemitizmin e supozuar në kampus.

A.Q/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë