Lufta/ SHBA nis sulmet në Siri e Irak, godet objektivat e grupeve militare! Biden: Hakmarrja për vrasjen e 3 ushtarëve amerikanë do vazhdojë (VIDEO)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën mbrëmjen e së premtes vonë, 2 shkurt 2024, një valë sulmesh ajrore ndaj objektivave të grupeve paraushtarake në Siri dhe Irak. Një kundërpërgjigje ndaj sulmit me dron që vrau një javë më parë, më 28 janar tre ushtarakë amerikanë dhe plagosi dhjetra të tjerë në Jordani.

Ushtria amerikane njoftoi sulmet ajrore në Siri dhe Irak goditën më shumë se 85 objektiva të Gardës Revolucionare iraniane dhe aleatëve të tyre. U goditën qendrat e komandës dhe kontrollit, qendrat e zbulimit, depot e raketave dhe dronëve dhe objekte të tjera logjistike në shtatë lokacione - katër në Siri dhe tre në Irak.

Komanda Qendrore amerikane njoftoi se janë përdorur mbi 125 raketa të precizionit të lartë, të cilat u lëshuan, brenda 30 minutave, nga disa avionë, përfshirë avionët bombardues me rreze të gjatë dhe bombarduesit supersonik B-1.

Avionët me dhe pa pilotë që godasin me rreze të gjatë veprimi u ngritën nga bazat amerikane dhe goditjen e objektivave e kryen pa asnjë ndalesë. Zyrtarët amerikanë besojnë se sulmet ishin të suksesshme

Shtetet e Bashkuara fajësuan për sulmin e 28 janarit ku mbetën të vrarë ushtarët amerikanë rezistencën Islamike në Irak, një koalicion i milicive të mbështetur nga Irani. Ndërkohë trupat e pajetë të ushtarëve u kthyen po sot në Shtetet e Bashkuara dhe u pritën me një ceremoni solemne në bazën ajrore Dover, në Dellauer ku ishte  i pranishëm dhe presidenti Biden. Pak orë më pas u mësua filimi i sulmit. 

Presidenti Joe Biden tha se kundërshtarët duhet t'i kushtojnë vëmendje paralajmërimeve të SHBA-së, ndërsa sekretari i tij i mbrojtjes u zotua: "Ky është fillimi i përgjigjes sonë".

Sulmet amerikane nuk goditën drejtpërsëdrejti Iranin apo drejtuesit e lartë të Gardës Revolucionare të gjendur brenda territorit të Iranit, që ka mohuar të ketë patur rol në sulmin në Jordani. SHBA po kërkon të pengojë sulmet e mëtejshme ndaj trupave të saj duke shmangur një konflikt në shkallë të gjerë me Iranin në një rajon tashmë të tronditur nga lufta Izrael-Hamas.

Ndërkohë në Rripin e Gazës, një marrëveshje e re e mundshme për lirimin e 132 izraelitëve që po vazhdojnë të mbahen peng nga Hamasi në Gazë për gati katër muaj, me shumë gjasë do ta detyronte Izraelin t’i jepte fund luftës pa shkatërrimin e grupit militant. Por Kryeministri Netanyahu flet me bindje se kjo nuk do të ndodhë.

Ndiqni lajmet poshte ne zhvillim

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 01:07
SHBA përdori bombarduesit supersonikë B-1 për të goditur 85 objektiva në Siri e Irak

1706919060_1a20890c85ec42feada6b20c80feae4b.jpg

Bombarduesi supersonikë B-1

Bombardueset supersonike B-1 u ngritën nga bazat e tyre në SHBA për të nisur sulmin kundër milicisë pro iraniane dhe bazave të Gardës Revolucionare në Irak dhe Siri.Konfirmim I fuqisë së reagimit të urdhëruar nga Presidenti Biden, për sulmin që vrau tre ushtarë amerikanë në Jordani, dhe që cilësohet si më i madhi që nga operacionet e vitit 2011 në Libi.

Një paralajmërim i qartë për Teheranin, i cili deri më tani nuk është goditur në territorin e tij, për vendosmërinë e Uashingtonit për të ndaluar ndërhyrjet e ajatollahëve për të përhapur luftën e vazhdueshme në Gaza në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Sipas informacioneve të publikuara nga Komanda Qendrore, janë goditur mbi 85 objektiva, duke përdorur më shumë se 125 bomba precize. Në shënjestër u vunë qendrat e komandës dhe kontrollit, qendrat e inteligjencës, depot e raketave dhe dronëve dhe shumë objekte të tjera.

Sulmet nuk ishin në territorin iranian, por goditën bazat e Pasdaranit jashtë vendit. Duke gjykuar nga objektivat e targetuara, qëllimi ishte shkatërrimi i strukturave në vend të eliminimit të personelit ushtarak. Milicitë pro-iraniane po shënjestrojnë forcat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës në Gaza. Ndërsa fundjavën e kaluar filluan sulmin e tyre më të rëndë, duke goditur një bazë në Jordaninë veriore.

Tre ushtarë amerikanë u vranë në sulmin me dron. Trupat e tyre u pritën nga Presidenti Biden në bazën Dover në Delaëare. Në të njëjtën kohë, Pentagoni dha ​përgjigjen që kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte paralajmëruar tashmë ditët e fundit, duke thënë se i kishte miratuar objektivat. Nuk mund të mos i përgjigjeshin vdekjes së tre ushtarëve amerikanë, por mbi të gjitha përshkallëzimit nga Teherani, edhe nëse në përgjigje të kërcënimeve të tij, milicia e Katib Hezbollahut kishte deklaruar se donte të pezullonte operacionet e saj kundër amerikanëve.

Dy ditë më parë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se përgjigja do të vijë në faza të ndryshme dhe mund të zgjasë për një periudhë të gjatë, ndaj ka të ngjarë që të mos jetë një operacion i izoluar. Uashingtoni ka thënë se nuk dëshiron ta zgjerojë luftën ndaj Iranit dhe për këtë arsye ka qenë i kujdesshëm që të mos godasë drejtpërdrejt Republikën Islamike brenda kufijve të saj, por nëse mesazhi nuk merret, Pentagoni është i gatshëm të përshpejtojë dhe intensifikojë kundërpërgjigjet. Në fakt, vetë presidenti paralajmëroi: “Përgjigja jonë filloi sot. Do të vazhdojë në vendet dhe kohët që ne zgjedhim. Ne nuk po kërkojmë konflikt, në Lindjen e Mesme apo gjetkë në botë. Por nëse lëndoni një amerikan, ne do të përgjigjemi”.

Ora 00:37
SHBA nis sulmet në Irak e Siri! Shtëpia e Bardhë: I lajmëruam! Reagon Bagdadi: Dhunuat sovranitetin! Media siriane e quan agresion

1706917180_GFXZRxZbgAACyAF.jpg

Administrata e SHBA-së deklaroi se kishte lajmëruar qeverinë e Bagdadit përpara sulmit ajror në territorin e saj, deklaroi këshilltari për sigurinë kombëtare John Kirby.

Por nga ana tjetër qeveria e Bagdadit e ka quajtur sulmin amerikan si ‘dhunim të sovranitetit. Është ‘një kërcënim që mund të sjellë konseguenca të rënda në Irak dhe në rajon” thuhet në deklaratën e qeverisë irakene.

Edhe media shtetërore siriane akuzoi SHBA-në për "agresion" për sulmet, të cilat ata thonë se kishin në shënjestër zonat e shkretëtirës së Sirisë dhe ato përreth kufirit Sirian-Irak, "duke shkaktuar vdekje dhe lëndime të shumta". Raporton Al Jazeera dhe Times of Izraeli.

Ora 00:18
VIDEO/ Pamjet e sulmeve ajrore amerikane në perëndim të Irakut afër kufirit me Sirinë

SHBA nis sulmin ndaj objektivave të grupeve paraushtarake në Siri dhe në Irak. Në rrjetin social X vijnë dhe pamjet e para të sulmeve amerikane në perëndim të Irakut afër kufirit me Sirinë. Sipas zyrtarëve amerikanë janë goditur 85 objektiva.

 

Ora 23:43
SHBA nis sulmet ndaj grupeve paraushtarake në Irak e Siri, Biden: Kushdo duhet ta dijë, Nëse lëndoni një amerikan, hakmerremi

1706913972_bide.png

Presidenti Biden duke pritur trupat e ushtarakëve të vrarë amerikanë (2 shkurt 2024)

Presidenti i SHBA-së  Joe Biden deklaroi: Hakmarrja jonë filloi sot e do të vijojë në kohën dhe në vendet që do të vendosim ne”.

Presidenti amerikan përsëriti se "Shtetet e Bashkuara nuk duan konflikt në Lindjen e Mesme apo kudo tjetër në botë".

Por ai lëshoi ​​gjithashtu një paralajmërim: "Të gjithë ata që duan të na lëndojnë duhet të dinë: Nëse lëndoni një amerikan, ne do të hakmerremi".

Hakmarrja jonë filloi sot dhe do të vazhdojë në kohën dhe vendet që ne vendosim”. Presidenti amerikan përsëriti se "Shtetet e Bashkuara nuk duan konflikt në Lindjen e Mesme apo kudo tjetër në botë".

Ora 22:26
Vrasja e 3 ushtarëve amerikanë në Jordani/ SHBA nis hakmarrjen me sulme ajrore në Siri e Irak

1706909639_wtrbhrsbn.JPG

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar një valë sulmesh ajrore në Irak dhe Siri.

Sulmet vijnë si përgjigje ndaj sulmit me dron të bërë në bazën ushtarake amerikane në Jordani, ku mbetën të vrarë tre trupa amerikanë dhe u plagosën rreth 40 të tjerë, të dielën.

Goditjet fillestare u kryen ndaj selisë së komandës dhe kontrollit, depove me municione dhe objekte të tjera.

Shtetet e Bashkuara fajësuan për sulmin Rezistencën Islamike në Irak, një koalicion i milicive të mbështetur nga Irani.

Grupet e milicisë të mbështetur nga Irani në të gjithë rajonin e kanë përdorur konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit për të justifikuar goditjen e objekteve amerikane të paktën 166 herë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Imoral: 03/02/2024 12:37

    Jeni kriminel lufte me keq se Zionistet.

    Përgjigju
  • Turi: 03/02/2024 11:01

    Cfare kerkojne amerikanet kaq larg vendit ta tyre ? Kane ngulur bazat e tyre ushtarake dhe ju vjedhin naften vendeve si Iraku , Siria etj dhe pastaj ankohen qe ju vrane ushtaret

    Përgjigju
  • Lulushi: 03/02/2024 01:39

    Shkrepeni 1 fishekzjarr edhe te rruga e salës se nuk iu gjen gjo o USA…

    Përgjigju
  • Tirana: 03/02/2024 00:53

    Jepi U.S

    Përgjigju
  • Bim: 02/02/2024 15:12

    Nazista me pashaporta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena