Makinë e parkuar në rrënojat e Butrinit, ministri: Ishte e Dhimitër Çondit, e bëtë sikur ishte biznes i Kumbaros

 

Në Kuvend, ministri i Kulturës Blendi Gonxhe zhvilloi një interpelancë me deputeten e Partisë Demokratike Ina Zhupa. Gjatë zhvillimit të interpelancës, ministri i Kulturës, duke ju referuar një makine të parkuar në rrënojat e parkut kombëtar të Butrinti tha se makina që ishte parkuar ishte e arkeologut Dhimitër Çondi.

‘Makina e Dhimitër Çondit që po shkon për gjetjet arkeologjike! E bëtë që ishte biznesin i Kumbaros!’- tha Gonxhe.

Deputetja iu drejtua se nuk i intereson e kujt është makina, por fakti që ajo parkohet në rrënojat e qytetit antik.

‘S’më intereson e kujt është makina, por po parkon në rrënojat e qytetit antik të Butrintit!’- tha Zhupa.


Lajmi kryesor:

'Pse qeveria injoron UNESCO-n?!' Zhupa interpelancë me Gonxhen! Ministri: S’ka projekte biznesi në Butrint! Deputetja: Je avokat i ADF-së! Po planifikoni edhe shkatërrimin e Drilonit


M.Q./E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë