Izraeli njoftoi sot hapjen e një korridori të ri për evakuimin e civilëve në Rripin e Gazës. Në urdhrin e ri të ushtrisë izraelite, korridori i kalimit ka qenë i hapur nga ora 10:00 deri në 13:00, ndërsa u bënë thirrje civilëve që të shkojnë drejt jugut të Gazës.
“Sot ju informojmë se nga ora 10:00 deri në 13:00 Izraeli nuk do të godasë itinerarin e treguar nga harta jonë për të arritur në atë zonë. Për sigurinë tuaj, përfitoni nga kjo periudhë e shkurtër kohore për të shkuar në jug”, tha zëdhënësi ushtarak, Avichay Adraee.
Ka pasur raportime se Hamasi është duke parandaluar ikjen e civilëve drejt jugut të Gazës, ndërsa Izraeli e ka akuzuar se është duke përdor po pullin si mbrojtje.
Teksa ushtria izraelite njofton se afër fundit të përgatitjeve për një “operacion të rëndësishëm tokësor” në Rripin e Gazës, por po pret që të largohen civilët, tensionet janë rritur edhe në kufirin verior të Izraelit me Libanin. Një civil izraelit është vrarë aty pranë nga një raketë e lëshuar nga Libani. Pas vrasjes së civilit, ushtria izraelite njoftoi se kanë sulmuar objektivat e Hezbollahut në Liban.
"Askush nuk mund të garantojë kontrollin e situatës nëse Izraeli pushton Gazën", kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, në një takim mbrëmë në Doha me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.
Më shumë se 100 objektiva u goditën gjatë natës nga Izraeli, duke përfshirë qendrat e komandës së Hamasit, objektet ushtarake dhe vendet e zbulimit dhe lëshimit të raketave. Ushtria izraelite thotë se ka vrarë komandantin e grupit militant palestinez Hamas, i cili udhëhoqi sulmet në Kibbutz Nirim dhe Nir Oz fundjavën e kaluar. Ai u vra në një sulm ajror të kryer falë punës së inteligjencës së agjencisë Shin Bet dhe Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake.
Në Egjipt, një autokolonë ndihmash po pret me orë të tëra për të hyrë në Gaza përmes kalimit Rafah. Ditët e fundit postblloku është mbyllur për shkak të bombardimeve ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës, i cili thuhet se ka dëmtuar anën palestineze të kalimit. Kjo i ka penguar njerëzit të largohen apo të hyjnë në Gaza përmes postbllokut.
Në ditën e nëntë e konfliktit, mbi 1300 të vrarë raportohen në Izrael nga sulmet e Hamas, përfshirë civilë dhe ushtarakë. Në Gaza raportohet për 2,670 palestinezë të vrarë dhe 9,600 të plagosur nga bombardimet izraelite.
Lajm ne përditësim...
Izraeli ka bërë bilancin e viktimave dhe të vrarëve nga sulmet e Hamasit. Raportohet se më shumë se 1,400 njerëz janë vrarë ndërsa 3,500 të tjerë janë plagosur. Ndërkaq raportohet se të paktën 155 persona janë rrëmbyer.
Ekipi i mbrojtjes civile të palës palestineze pretendon se mbi 1000 njerëz raportohen të zhdukur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga sulmet ajrore të Izraelit në Gaza. Përmes një deklarate ekipi njofton se shumë të tjerë janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat 24 orët e fundit pas sulmeve në ndërtesa.
Palestinezët nuk kanë qasje në ujë dhe ushqim, me një vendim të Qeverisë izraelite, pas sulmeve të grupit militant Hamas në tokën izraelite, më 7 tetor. Kësisoj mjekët në Gaza kanë paralajmëruar se mijëra persona mund të vdesin në spitalet e mbushura me persona të plagosur, pasi ka nisur të vërehet mungesa e produkteve bazike. Spitalet në Gaza pritet të mbesin pa naftë për gjeneratorë brenda dy ditëve, dhe kështu do të rrezikohet jeta e mijëra pacientëve, sipas agjencive të Kombeve të Bashkuara.
Izraeli ka kthyer sërish ujin në Gazën jugore një javë pasi bllokoi tubacionet. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha në një intervistë për CNN se zyrtarët izraelitë e informuan se tubacionet e ujit po funksionojnë përsëri.
Izraeli ndërpreu ujin në Gaza pasi Hamasi filloi sulmin e tij të papritur fundjavën e kaluar për të kryer njërin prej sulmeve më vdekjeprurëse në historinë e Izraelit. Më herët përfaqësues të Izraelit njoftuan se “uji nuk do të lëshohet në Gaza derisa të lirohen pengjet".
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli do të thyejë grupin e militantëve të Hamasit.
“Hamasi mendoi se ne do të rrëzohemi, ne do të jemi ata që do ta thyejmë atë”, kështu deklaroi kryeministri izraelit teksa hapi mbledhjen javore të kabinetit qeveritar ku për herë të parë morën pjesë pesë anëtarë të partisë opozitare Uniteti Kombëtar, e cila hyri në ekzekutiv pas fillimit të luftës kundër Rripit të Gazës.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohet sot për herë të parë që nga sulmi i 7 tetorit me familjarë të personave që janë marrë peng nga Hamasi dhe të zhdukurve.
Kjo është raportuar nga mediat lokale, sipas të cilave takimi është planifikuar për në orën 16:30 me orën izraelite, në një bazë ushtarake në pjesën qendrore të Izraelit.
Ditën e djeshme disa të afërm të mbledhur para Ministrisë së Mbrojtjes zhvilluan një protestë duke kërkuar dorëheqjen e Netanyahut.
Kabineti qeveritar i emergjencës në Izrael u takua për herë të parë sot, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu paralajmëroi se po përgatiten për të "shkatërruar Hamasin" në Gaza.
Takimi i mbajtur në Tel Aviv filloi me një moment heshtje në kujtim të rreth 1,300 izraelitëve të vrarë që nga fillimi i sulmeve nga Hamasi fundjavën e kaluar.
"Hamasi mendoi se ne do të shkatërroheshim. Jemi ne që do ta shkatërrojmë Hamasin", tha ai.
"Askush nuk mund të garantojë kontrollin e situatës nëse Izraeli pushton Gazën", kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, në një takim mbrëmë në Doha me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.
Ky paralajmërim erdhi nga Irani, ndërsa bombardimet izraelite në Rripin vazhdojnë, Hamasi lëshon raketa kundër shtetit hebre dhe tensionet dhe përleshjet rriten në kufirin me Libanin.
“Është e padurueshme që regjimi sionist vret qindra palestinezë çdo ditë, kështu që regjimi duhet t'i japë fund krimit të luftës dhe rrethimit të Gazës,” tha Amirabdollahian.
“Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje të dyja palëve që të tregojnë përmbajtje ndërsa mbështesin ushtarakisht sionistët”, shtoi ai.
Sipas televizionit shtetëror, ministri i Katarit, nga ana e tij, shprehu shqetësimin për vazhdimin e situatës aktuale dhe tha se vendet e rajonit mbështesin palestinezët.
Zëdhënësi ushtarak izraelit, Daniel Hagari ka bërë përgjegjës për sulmin në territorin izraelit shtetin e Libanit.
"Shteti i Libanit është përgjegjës për të shtënat kundër territorit tonë”, tha zëdhënësi ushtarak izraelit, menjëherë pas një sulmi të nisur nga Libani jugor kundër fshatit kufitar Shtula, ku një izraelit u vra dhe disa të tjerë u plagosën.
"Ne u përgjigjëm ndjeshëm duke shkatërruar pozicionet e Hezbollahut dhe pikën e fillimit të sulmit", tha tutje zëdhënësi i ushtrisë.
"Është një gënjeshtër e Hamasit" se ushtria izraelite sulmoi një kolonë civilësh palestinezë që iknin nga veriu i Rripit të Gazës në drejtim të jugut. Kështu tha në një konferencë për shtypin ndërkombëtar, zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari.
Ngjarja e rëndë u regjistrua një ditë më parë, ku sipas raportimeve të mediave, ushtria izraelite goditi kolonat me civilë që largoheshin nga qyteti i Gazës të premten, duke vrarë dhjetëra njerëz dhe duke plagosur të tjerë. Mes viktimave raportohet se ka edhe fëmijë. BBC raporton se janë regjistruar të paktën 12 viktima.
Izraeli është gati për të hedhur në fushëbetejë sistemin e parë operacional në botë, i cili përmes një lazeri, arrin të interceptojë dhe shkatërrojë raketat e hedhura nga armiku në territorin izraelit.
Dy vjet më parë i testuar suksesshëm, sot krejtësisht funksional sipas palës izraelite dhe i gatshëm për t’u vendosur në përdorim, për të luftuar Hamasin.
Pavarësisht se parashikimi për t’u vënë në përdorim ishin më të vona, situata e fundit alarmanete e krijuar mes Izraelit dhe Hamasit ka bërë që ai të vendoset më herët në punë.
Projekti ka qenë pjesë e programit izraelit për të ulur kostot e larta me teknologjinë që ka të adaptuar aktualisht me sistemin anti-raketor.
Ky me lazer, është i dizajnuar për të zhvilluar një sërë aktivitetesh mbrojtëse ajrore. Qëllimi, është që ai të shpërndahet sa më shpejt të jetë e mundur në gjithë pikat kyçe të kufirit fillimisht.
Testi ndërkaq, është bërë në shkretëtirën Negev gjatë muajit prill 2022.
Lazerët e pakushtueshëm në krahasim me sistemin e mëparshëm anti-raketor, me shumë gjasë do të jenë “çadra e re mbrojtëse” e Izraelit.
Sistemi pritet ti japë izraelitëve edhe një avantazh të ndjeshëm ndaj sulmeve ajrore të Hamasit, duke i interceptuar ato me përpikmëri dhe duke i asgjësuar në ajër.
Izraeli ka njoftuar hapjen e një korridori të ri për evakuimin e civilëve në pjesën jugore të Gazës. Zëdhënësi ushtarak izraelit Jonathan Conricus tha se "Hamasi po i pengon civilët që të largohen" nga Gaza veriore në jug - dhe e akuzon grupin për "mungesë të vlerave njerëzore".
Izraeli ka paralajmëruar 1.1 milion palestinezë që jetojnë në veri të Gazës që të evakuohen nga jugu përpara një ofensive të pritshme tokësore dhe mijëra janë larguar me automjete ose në këmbë. Hamasi u ka thënë palestinezëve që të injorojnë urdhrin.
Ushtria izraelite thotë se të paktën 279 ushtarë të saj janë vrarë që nga 7 tetori, kur Hamasi filloi sulmin e tij të befasishëm. Numri total i të vdekurve në Izrael, përfshirë civilët, është më shumë se 1300.
Në një përditësim, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se numri i pengjeve të konfirmuara izraelitë që mbahen në Gaza është 126.
Më parë, Izraeli tha se rreth 150 njerëz po mbaheshin robër në Gaza .
Izraeli vrau mbrëmë në Rripin jugor të Gazës një nga përgjegjësit e masakrës që ndodhi javën e kaluar, në Kibbutz Nirim.
Këtë e ka bërë të ditur ushtria izraelite, sipas së cilës ai është Billal al-Kedra, komandant i njësisë elitare të Hamasit të njohur si 'Nukhba' në zonën Khan Yunes, në jug të Rripit.
Në këtë sulm, të kryer nga avionë luftarakë, saktësoi zëdhënësi, u vranë edhe terroristë të tjerë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik.
Izraeli njofton hapjen e një korridori të ri për evakuimin e civilëve në Rripin e Gazës. Sipas autoriteteve izraelite korridori i kalimit do të jetë i hapur nga ora 10:00 deri në 13:00, ndërsa u kanë bërë thirrje civilëve që të shkojnë drejt jugut të Gazës.
“Banorët e Gazës, ditët e fundit ju kemi kërkuar që të largoheni nga qyteti i Gazës dhe veriu i Rripit dhe të lëvizni në jug të Wadi Gazës për sigurinë tuaj. Sot ju informojmë se nga ora 10:00 deri në 13:00 Izraeli nuk do të godasë itinerarin e treguar nga harta jonë për të arritur në atë zonë. Për sigurinë tuaj, përfitoni nga kjo periudhë e shkurtër kohore për të shkuar në jug . Mund të jeni të sigurt”, tha zëdhënësi ushtarak, Avichay Adraee.
Gazetarja e vrarë e Al Jazeera Shireen e varur në mur, ndërsa një kolege e saj punon brenda zyrës së kanalit të lajmeve
Ministri i Komunikimit i Izraelit tha se po kërkon miratimin e kabinetit për të mbyllur zyrën e rrjetit televiziv arab "Al Jazzera" në vendin e tij, pasi sipas tij po përhap lajme pro-Hamasit.
Propozimi për mbylljen e Al Jazeera ishte verifikuar nga zyrtarët izraelitë të sigurisë dhe po verifikohej nga ekspertë ligjorë, tha Shloma Karhi, duke shtuar se ai do ta sjellë atë në kabinet më vonë gjatë ditës.
"Ky është një stacion që nxit, ky është një stacion që filmon trupat në zonat e grumbullimit (jashtë Gazës) që nxit urrejtje kundër qytetarëve të Izraelit, një zëdhënës propagande," tha Karhi Radios së Ushtrisë së Izraelit.
“Është e pandërgjegjshme që mesazhi i zëdhënësve të Hamasit kalon nëpër këtë stacion,” tha ai.
Shtetet e Bashkuara dërgojnë një aeroplanmbajtëse të dytë në Mesdheun lindor. SHBA njoftoi se po dërgojnë aeroplanmbajtësen për të "frenuar veprimet armiqësore kundër Izraelit", sipas një deklarate nga Pentagoni.
Grupi sulmues i aeroplanmbajtësve USS Eisenhower do të zhvendoset në Mesdheun lindor për t'iu bashkuar grupit të sulmit të avionëve USS Ford, i cili mbërriti në zonë në fillim të kësaj jave.
Rusia i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të votojë të hënën mbi një projekt-rezolutë për konfliktin Izrael-Hamas që bën thirrje për një armëpushim dhe dënon dhunën kundër civilëve dhe të gjitha aktet e terrorizmit.
Zëvendës ambasadori i Rusisë në OKB Dmitry Polyanskiy tha se nuk ishte bërë asnjë ndryshim në tekst që kur iu dha organit 15 anëtarësh të premten dhe se ai priste që votimi të caktohet të hënën pasdite.
Projekt-rezoluta e qarkulluar javën e kaluar bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, lirimin e sigurt të të gjithë pengjeve dhe shpërndarjen e ndihmës humanitare dhe evakuimin e sigurt të civilëve në nevojë.
Në Egjipt, një autokolonë ndihmash po pret me orë të tëra për të hyrë në Gaza përmes kalimit Rafah. Fotot tregojnë një radhë të gjatë kamionësh që transportonin furnizime nga Egjipti dhe Turqia duke pritur në qytetin e Arishit, pranë vendkalimit.
Ditët e fundit postblloku është mbyllur për shkak të bombardimeve ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës, i cili thuhet se ka dëmtuar anën palestineze të kalimit. Kjo i ka penguar njerëzit të largohen apo të hyjnë në Gaza përmes postbllokut. Kjo do të thotë gjithashtu se ndihma është mbajtur në kufi dhe agjencitë e ndihmës u kanë kërkuar autoriteteve që të lejojnë autokolonat e tyre të kalojnë.
Hamasi, Izraeli dhe Egjipti ushtrojnë të gjithë një shkallë kontrolli mbi atë se kush dhe çfarë mund të kalojë nëpër pikën e kontrollit, që do të thotë se shpesh mbyllet dhe përpunimi mund të jetë i ngadalshëm.
Disa qeveri të huaja, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, u kanë kërkuar qytetarëve të tyre në Gaza që të afrohen më pranë vendkalimit Rafah në mënyrë që të mund të largohen kur kalimi të rihapet. Ata kanë paralajmëruar se çdo rihapje do të zgjasë vetëm për një kohë shumë të kufizuar.
Të shtunën, zyrtarët amerikanë thanë se kishin punuar që qindra palestinezo-amerikanë të largoheshin përmes Rafahut, megjithëse Egjipti nuk hapi rrugën për kalim. Egjipti ka shpjeguar se do të japë dritën jeshile vetëm nëse do kalojë ndihma humanitare.
Ku eshte ndryshimi i shpernguljes te palestinezeve me shpernguljen e hebrejve para 2000-vjetesh?Ne te dy rastet shohim hapjen e rruges (atehere u hap deti dhe sot hapet kufiri).Me keto qe po ben shteti i Izraelit,pas masakres terroriste te Hamasit,tregon se asgje nuk ka evoluar ne mendim per 2000-vjete, vec armeve.Veprimi i shtetit te Izraelit sot zhvlehteson krimin e bere nga nazizmi ne luften e dyte boterore(rregjimi i Hitlerit).Shteti i Izraelit me forcen qe pretendohet qe ka ,eshte i afte ta "zhduke"Hamasin pa bere keto krime kunder popullsis civile.Tjeter gje eshte kurdisur.Te shohim!
PërgjigjuPer menyren dhe mjetet luftarake si po i perdor Izraeli ne Gaza nuk ka dallim nga grupimi terrorist Hamas… cfare faji kane civilet ne Gaza , se Hamasi e gjen Izraelin me brek neper kembe ..??!!
PërgjigjuIzraeli i la me qellim ata kasapet ekstremiste qe te benin kerdine ne menyre qe masmedia/populli cifut te fokusohej tek fushata ushtarake dhe jo tek protestat ndaj qeverise or teeeejjjjj
Bjers nga këto luftanije e ka syrin drejat serborusis fashiste
PërgjigjuTi ke ikur per ler trapi o pallosh. Dobiç sllavi
Llogjika intelligjente… meqenëse Palestina nuk e njeh Kosovën duhet të jemi kundra, edhe pse izraeli këto 2 vjet e fundit ka që e njeh dhe me urdhër te amerikës, se po të ishte për izraelin as për 100 vjet.
PërgjigjuMeqe Palestina nuk e njeh Kosoven, duhet te jemi pro Palestines, se Izraelin e urdheroi Amerika, se te ishte per Izraelin, pa pa pa. Ah, c'eshte mbushur me gjeni kjo bote