Lufta/ "Rusët përdorin municione me fosfor në Donetsk"! Ukraina rrit prodhimin e dronëve luftarakë, tani me rreze më të gjatë veprimi

Lufta/

Foto ilustruese

Forcat ukrainase denoncojnë edhe një herë përdorimin e municioneve me fosfor nga trupat ruse. Sipas kreut të administratës ushtarake rajonale të Donetskut, Ihor Moroz, rusët sulmuan dje vendbanimin Novoukrainka me municione fosfori.

"Në drejtim të Volnovakha, rusët qëlluan dy herë në Vuhledar dhe goditën Novoukrainka me municion fosfori," shkroi Moroz në një postim në Facebook.

Kievi ka denoncuar vazhdimisht përdorimin e këtyre armëve nga forcat ruse, veçanërisht në betejën për Bakhmut.

Ndërkaq Ukraina thotë se ka rritur prodhimin e dronëve në vitin e fundit pasi Rusia nisi pushtimin. Dyqind kompani kanë nisur prodhimin e dronëve të rinj luftues, tha kryeministri Denys Shmyhal në Kiev. “Tani progresi i dronëve nga zhvillimi i tyre deri te blerja është shumë i shkurtër”, tha Shmyhal.

Ai shtoi se industria ukrainase e mbrojtjes në mënyrë radikale ka ndryshuar qasjen dhe se kompania shtetërore e prodhimit të armëve, Ukroboronprom, është modernizuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:22
Ukraina rrit prodhimin e dronëve luftarakë, shpeshton sulmet në territorin e Rusisë

1696699467_9357ed4shmygalkmu.jpg

Kryeministri Denys Shmyhal ka deklaruar se Ukraina ka rritur prodhimin e dronëve në vitin e fundit pasi Rusia nisi pushtimin. Ai shtoi se 200 kompani kanë nisur prodhimin e dronëve të rinj luftues.

“Tani progresi i dronëve nga zhvillimi i tyre deri te blerja është shumë i shkurtër”, tha Shmyhal.

Shmyhal tha se industria ukrainase e mbrojtjes në mënyrë radikale ka ndryshuar qasjen dhe se kompania shtetërore e prodhimit të armëve, Ukroboronprom, është modernizuar. Muajve të fundit, sulmet me dronë në territorin e Rusisë janë shpeshtuar.

Ora 07:45
Steinmeier: SHBA dhe Gjermania të vendosura për mbështetjen e Ukrainës

Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier tha se Berlini dhe Uashingtoni "janë të vendosur" në mbështetjen për Ukrainën. Ky qëndrim i tij vjen pas një takimi me Presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë. 

“Presidenti Biden më siguroi sërish sot në bisedimet që patëm se ne mund të mbështetemi tek Shtetet e Bashkuara. Për këtë arsye ishte e rëndësishme për Presidentin Biden dhe për mua që të dërgojmë këtë sinjal së bashku sot. Ne do të vazhdojmë mbështetjen për Ukrainën në luftën e saj për liri dhe demokraci”, tha Presidenti gjerman.

Ky ishte takimi i parë midis Presidentit Steinmeier dhe homologut të tij amerikan Biden dhe erdhi mes shqetësimeve në rritje për qëndrueshmërinë e mbështetjes perëndimore për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus. Presidenti demokrat Biden po përballet me një kundërshtim në rritje nga republikanët e Kongresit ndaj përpjekjeve të tij për të vazhduar ndihmën për Ukrainën, në prag të fillimit të fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë qenë kontribuesi më i madh i ndihmës ushtarake të Perëndimit për Kievin.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij