Lufta/ Kollçaku në Report Tv: Ndryshimi i kohës në Ukrainë disavantazh për Rusinë, shirat do pengojnë avancimin e ushtisë ruse

Ndonëse Vladimir Putin kishte supozuar se do ta pushtonte Kievin brenda dy javësh, kjo nuk ndodhi kështu. Ushtria ukrainase po tregon rezistencë, ndërsa rusët kanë pësuar humbje të mëdha. Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm thotë në Report Tv se kushtet atmosferike nuk do të jenë në favor të ushtrisë ruse. Në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj, Kollçaku thotë se shirat e stinës do të krijojnë moçal ç’ka do të pengojë avancimin e ushtrisë. Sipas tij, forcat ruse do të jenë më të ekspozuara pasi do të jenë të detyruar të përdorin rrugët automobilistike dhe përparimi i tyre do jetë shumë i vogël. Ai thotë se edhe ushtria gjermane është përballur me të njëjtën situatë gjatë Luftës së Parë Botërore.  

"Shirat bëjnë moçal gjithë zonën, rusët do detyrojnë të lëvizin në rrugë automobilistë do jenë më të kufizuar, më të ekspozuar. Do jetë më e vështirë, e ka treguar lufta e parë botërore, që gjermanët u bënë moçal dhe nuk kishin përparim. Koha punon për Ukrainën. Kemi avancime milimetrike”, tha Kollçaku në Report Tv.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm shprehet se është shumë e rëndësishme morali që presidenti ukrainas Zolodymyr Zelensky po i jep ushtrisë është shumë i rëndësishëm, pasi kështu ato mundën që të rezistonin përballë forcave ruse. Armatimet e rënda që po shkojnë nga SHBA e NATO në Ukrainë, sipas Kollçakut do të krijojnë një betejë artilerie mes dy palëve, njëjtë si në Luftën e Dytë Botërore.

“Rezistenca ukrainase ka habitur edhe inteligjencën amerikane, NATO-n dhe atë britanike. Në 8 vjet amerikanët, NATO kanë investuar rëndshëm në Ukrainë, në përgatitjen e popullit për luftë, ushtarakë për të mbrojtur drejtimet kryesore, por mbi të gjitha është lidershipi. Është morali i ushtrisë, popullit për të mbrojtur vendin e tyre. Po të shohim ata përcollën bashkëshorte fëmijët moshën e tretë dhe u kthyen vetë të mbronin trojet. Forcat ukrainase janë në mbrojtje dhe kanë armatime, po vjen armatimi më modern, dron vdekjeprurës, helikopterë sulmi. Biden do kërkojë sërish fonde shtesë, do shikojmë që do jetë një betejë artilerie, me tanke si në Luftën e Dytë Botërore”, tha Kollçaku.

Lufta në Ukrainë ka shkuar në ditën e 57-të. Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e Mariupol, Ukraina e mohon një gjë të tillë. Kryeminstri ukrainas Denys Shmyhal u takua në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Joe Biden. Biden u shpreh se nuk ka asnjë provë që tregon se Mariupol ka rënë, ndërsa njoftoi edhe 800 milionë dollarë të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën. 

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi