TIRANË - Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, gjatë fjalës së saj në forumin kundër korrupsionit e vuri theksin tek gjithë-përfshirja, si shtylla kryesore e sistemit arsimor.
Inspektimi, nuk është vetëm një element i rëndësishëm i luftës kundër korrupsionit, por edhe një mjet për analiza dhe masa ndëshkuese. Transparenca dhe llogaridhënia është një standard që ka shoqëruar arsimin. Ne po ndërtojmë një sistem të shëndetshëm, janë larguar dy drejtues të Drejtorive Arsimore Rajonale, është arrestuar 1 drejtues i Zyrës Arsimore. Ne po riadresojmë organizimin e drejtimit arsimor edhe në nivel lokal. Ne po rrisim pagat e punonjësve të drejtorive arsimore bazuar mbi përfaqësues apo drejtorë të shkollës së mesme.
Sipas saj, ndërrimi i sistemit të meritës e rankimi për të gjithë punëkërkuesit në arsim është shumë e rëndësishme për arsimin shqiptar.
Më tej, ajo shtoi se “Mësues për Shqipërinë” dhe realizimi i testimeve në 12 qarqe është përgjigja jonë më e mirë për luftën ndaj korrupsionit, njësoj si me suksesin e maturës shtetërore.
“Procesi rigoroz i ligjshmërisë që ne ndërmorëm për Institucionet Publike dhe Private ishte një tjetër element ndaj luftës kundër korrupsionit. Pedagogët thonë që asnjëherë në 24 vite ne nuk kemi pasur një inspektim dhe kontroll të tillë”, nënvizoi Nikolla.
Nikolla u ndal gjatë fjalës së saj edhe tek transparenca duke shtuar se ‘ku ka transparencë dhe llogaridhënie, korrupsioni e ka të pamundur të veprojë. Kemi realizuar 4 raportime publike mbi të vërteta të verifikueshme, të matshme, të dokumentuara shkollë për shkollë dhe emër për emër. Shkolla si qendër komunitare dhe kurrikula e re që edukon qytetarët në zbatim të ligjit, mundëson nisma që mësuesit, të rinjtë dhe komuniteti të jenë bashkë në nisma zhvillimi për vendin tonë./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com