Infermierja shqiptare Sonila Luga e cila shërben prej disa vitesh në Berscia në Itali tregon në emisionin “Rreze Dielli” detaje nga ajo që ndodh brenda mureve të spitalit. Shërben në pavionin e të moshuarve të infektuar me Covid-19, për të cilët thotë se lidhja e krijuar me to nuk është thjesht pacient-infermier. Ashtu sikurse është bërë tashmë e ditur, prej momentin që ata merren me autoambulancë nuk kanë më asnjë kontakt me familjarët e tyre dhe nëse nuk ia dalin mbanë të fitojnë këtë luftë, lamtumira e vetme është ajo kur nga dera e shtëpisë duhet të shkojnë drejt spitalit. E vetmja lidhje me ta, mund të jetë një video-telefonate.
“Sy që të ndjekin në cdo moment kur hyn nëpër dhoma, kur kanë edhe vështirësi të të njohin se kush je, sepse nga qëndrimi aty të njohin nga zëri sepse ne infermieret jemi të vëshura gati njësoj, është e vështirë, pacienti nuk arrin të flasë me familjarët, ka frikë të qëndrojë vetëm, cdo aktivitet që bejme ne me ta, është i vetmi kontakt human që ata kanë. Ne duhet të kemi parasysh që nga momenti që familjari merret nga ambulanca, që në atë moment ndahet nga pjesën tjetër të familjes, pasi nuk dihet nëse do e superojë sëmundjen, nëse do kthehet, sikurse edhe familjarët nuk e dinë a do të kthehen më apo jo. Strukturat janë munduar të bëjnë edhe video call me familjarët, por për personelin në ditët e para ishte e pamundur të kishte kohë dhe të ndalonte dhe të bënte dhe këto aktivitete. Ditët e para kanë qenë shumë të vështira sepse kemi patur shtrime të shumta dhe të papërballueshme. Pastaj pak nga pak krijuam dhe lidhjet me familjen. Problemi ngelet te personat që nuk mundën ta mposhtin këtë sëmundje. Lamtumirën e kanë dhënë në momentin që kanë hipur në ambulancë, ose nëpërmjet një video telefonate që është arritur të bëhet nga spitali.” tregon Sonila Luga.
Lajmi kryesor:
Infermierja shqiptare në Itali rrëfen përjetimet në spitalin ku luftohet për jetën, Sonila Luga: Pacientët refuzonin të ushqeheshin! Vajza më tha ‘Nuk dua të vdesësh…’
D.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3994
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor, 11:38
-
Itali/ Aksidenti tragjik ku humbi jetën 27 vjeçarja shqiptare, i dashuri po e priste jashtë pas pune! Makina rëshqiti dhe u përmbys! E reja doli nga automjeti dhe u përplas
8 Dhjetor, 18:41
-
Hetimi i Kongresit amerikan mbi Covid-19: Jo virus natyral, rrodhi nga laboratori i Wuhan-it në Kinë
4 Dhjetor, 18:42
-
‘U kap me 11 kg kokainë, Gjyqtari e liroi!’/ Shqiptari fut në ‘sherr’ politikën italiane, Salvini sulmon Drejtësinë, por e vërteta qëndron ndryshe
15 Nëntor, 16:21
-
Historia e pazakontë në Itali/ U kap me 11 kg kokainë, Gjykata e Breshias liron shqiptarin! Shkak mospërkthimi i akuzës, por...
14 Nëntor, 14:34
-
Itali/ Po trafikonte rreth 12 kg kokainë të fshehur në parakolpin e kamionçinës, arrestohet korrieri shqiptar! Në tavanin e banesës i gjendet libri i klientëve e llogarive (EMRI)
4 Nëntor, 17:14
-
Luca Toni i ankohet Pep Guardiolës: Më le pa ekip për katër vite, e prishe futbollin me '9-ç fals'
17 Tetor, 15:00
-
Trump i dërgoi në fshehtësi Putinit teste personale për Covid 19 në kulmin e pandemisë
9 Tetor, 16:22
-
Kupa e Italisë/ Napoli ‘shuplakë’ Palermos, gjen Lazion në turin e 1/8! Monza kalon Brescian (VIDEO)
27 Shtator, 10:08
-
Trafik kokaine nga Amerika Latine në Itali/ Dalin në gjykatën e Durrësit 2 të arrestuarit në Manzë! Autoritetet italiane kërkojnë ekstradimin
26 Shtator, 10:59
-
Trafik kokaine nga Amerika Latine në BE e Itali! Baza në Shqipëri, grupi italo-kinez i pastroi 375 mln €! 61 të arrestuar, mes tyre 43 shqiptarë, 2 u kapën në Durrës (VIDEO+ EMRAT)
25 Shtator, 12:36
-
Zbulohen prova shtesë për origjinën e COVID-19
22 Shtator, 18:24