Lufta kundër korrupsionit: Yuri Kim: Prioriteti ynë SPAK! Qeveria po tregon vullnet. Soreca: Të dënohen zyrtarët e lartë

Ambasadorja e ShBA-së Yuri Kim ka vlerësuar procesin e reformës në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Gjatë takimit në prezantimin e rezultateve të raportit të Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit, ajo tha se Shqipëria po hedh hapa të rëndësishëm në këtë luftë si dhe ka shprehur mbështetjen e ShBA-së ndaj vendit tonë.

"Faleminderit që më keni ftuar sot. Pak javë më parë unë pata mundësi për të shkuar drejt Thethit. Unë isha gati të dorëzohesha. Kur shoh reformën në drejtësi në Shqipëri. Po shohim progres. Korruspioni është një mal problemesh në Shqipëri por po bëjmë hapa. Kjo është larg ndonjë deklarate fitoreje. Është një shenjë pozitive që Shqipëria diskuton një temë për të ardhmen e Shqipërisë dhe të ardhmen e vendit. Është në interesin e ShBA që të kemi një aleat që është në gjendje të bëjë pjesën e saj. Jemi përkushtuar që Shqipëria të zërë vendin e saj në shtetet demokratike. Ka pengesa si zyrtarë të korruptuar, poste zyrtare të përdorura për të promovuar palë politike. Qeveritë mund të kufizojnë mundësitë për korrupsion. Shqipëria duhet të fillojë vlerësime të rregullta të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të siguruar një ministri të drejtë. Kur të mund të bëni këtë do të keni fituar besimin e njerëzve. Shqipëria ka filluar në këtë rrugë hap pas hapi dhe reforma në drejtësi po jep rezultate. Në mars morët dritën jeshile nga BE. Kjo nuk është deklaratë e fitores. Ne kemi prioritet ecurinë e SPAK  Ne presim që të shohim më shumë rezultate" - tha Kim.

Gjithashtu Kim vlerësoi dhe punën e bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe angazhimin e saj në luftën kundër korrupsionit.

Korrupsioni është një problem i madh, një mal problemesh në Shqipëri. Ju keni ndoshta një nga punët më të vështira në Shqipëri. Por ju keni treguar vullnet. Dua të japim një duartrokitje për ministren Gjonaj dhe ekipin e saj”, i drejtohet Kim ministres Etilda Gjonaj.

Më tej, ajo tha se është në interesin e SHBA që të ketë një aleat të fortë si Shqipëria.

“Është në interesin tonë që të kemi një aleat që është në gjendje të bëj pjesën e vet. Ne jemi të përkushtuar ndaj një Shqipërie që do zërë vendin e saj në Europë. Qeveria e Shqipërisë po punon në emër të qytetarëve dhe jo interesave të ngushta”, tha Kim.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:38
Yuri Kim: Qeveria po tregon vullnet, dua duartrokitje për ministren Gjonaj

Në konferencën e nivelit të lartë AntiKorrupsion, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vlerësuar të gjithë punën e bërë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Kryediplomatja e SHBA në Tiranë, i ka thënë Gjonajt se ajo ka ndoshta punën më të vështirë në Shqipëri, duke shtuar se ka treguar vullnet për ta përmbushur sa më dinjitetshëm atë.

Në një moment, ajo ka ndërprerë fjalën duke kërkuar nga të gjithë të pranishmit një duartrokitje të madhe për Gjonajn si shenjë mirënjohje për të gjithë përkushtimin e saj ndaj detyrës së ministres së Drejtësisë.

Korrupsioni është një problem i madh, një mal problemesh në Shqipëri. Ju keni ndoshta një nga punët më të vështira në Shqipëri. Por ju keni treguar vullnet. Dua të japim një duartrokitje për ministren Gjonaj dhe ekipin e saj”, tha Kim duke kërkuar nga të pranishmit duartrokitjen e mirënjohjes.

Më tej, ajo tha se është në interesin e SHBA që të ketë një aleat të fortë si Shqipëria.

“Është në interesin tonë që të kemi një aleat që është në gjendje të bëj pjesën e vet. Ne jemi të përkushtuar ndaj një Shqipërie që do zërë vendin e saj në Europë. Qeveria e Shqipërisë po punon në emër të qytetarëve dhe jo interesave të ngushta”, tha Kim.

Kjo nuk është hera e parë që Gjonaj merr vlerësime nga diplomacia e akredituar në vendin tonë, ku herë pas here figura të niveleve të larta kanë dalë hapur në mbështetje të punës së saj duke e inkurajuar për më tej.

Ora 11:54
Soreca i ashpër: Duhen dënime të formës së prerë për zyrtarët! Shqipëria ka shumë për të bërë në luftën kundër korrupsionit

Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca, deklaron se vendi ynë ka ende shumë punë për të bërë në luftën kundër korrupsionit. Gjatë konferencës të mbajtur për prezantimin e rezultateve të Grecos, Soreca tha se duhen dënime të formës së prerë për zyrtarët e lartë që kapen me shkelje pasi qytetarët kanë nevojë të kuptojnë se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. Këtë e ka theksuar edhe kur prezantoi progres raportin për Shqipërinë.

Bashkimi Europian e ka mirëpritur raportin e Grecos i cili tregon përparime. Në luftën kundër korrupsionit në raportin vjetor është shprehur se Shqipëria ka një nivel përgatitje për të qenë pjesë e BE, me pak fjalë Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë. Ne kemi parë një sërë dënimesh për zyrtarët të nivelit të ulët dhe të mesëm. Më shumë se 286 magjistratë kanë kaluar vettingun, 62% janë larguar nga detyra.

 Procesi i vettingut është kyç në luftën kundër korrupsionit.  Situata e korrupsionit vazhdon të jetë i shtrirë gjithandej edhe është shqetësim për BE. Kjo luftë kërkon vendime të formës së prerë për zyrtarë të lartë, pasi këtu kanë qenë shumë të ulët. Duhen këto dënime pasi qytetarët kanë nevojë të besojnë se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. Kemi besim te SPAK-u. U përmend edhe lufta kundër pastrimit të parave. Kjo është një çështje e lidhur me historinë e Shqipërisë. Është kyçe që rekomandimet të vihen në zbatim sa më parë. Në luftën kundër korrupsionit BE janë ndër partnerët më të mirë të Shqipërisë”, tha Soreca.

E.M./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tiranaj: 13/10/2020 13:09

    Aq shum zyrtar jan per burg ,sa qe nuk i ze as burgu,tash 30 vjet vec fjale boshe, zyrtaret politikanet bejne punen e vet ,pasurohen cdo dite,nderkomtaret shkojne e vijne me te njejtat fjal e populli eshte lodh aq shum.O ambasadore o veproni ose mbyllni gojen mos dilnin neper televizore me na cu nervat.

    Përgjigju
  • Robshi: 13/10/2020 13:08

    Po mire mi zoje keni 7 vite qe vetem reformen keni prioritet dhe e keni ndritur...kur leshin do keni prioritet popullin qe sipas bankes boterore do i zhyten edhe 45% e popullsise ne skamje se pak i kishim ato qe ishin... politika e jashtme me shemtuar ne albamistan eshte kjo e dekades se fundit...po mori mandat tjeter ky mashtruesi edhe 1mil njerez ikin nga ky vend

    Përgjigju
  • Mirditor: 13/10/2020 12:15

    Të gjith njëlloj jan kto zyrtaret të huajt e shqiptar.

    Përgjigju
  • Nevrikari: 13/10/2020 12:09

    Haaahahahahaa

    Përgjigju
  • drejtesia: 13/10/2020 12:07

    Pse nuk e nisni me Clirim Gjaten dhe Shaban Memine? I keni gati ne tave

    Përgjigju
  • Ari: 13/10/2020 12:05

    Lesh lesh o ambasadore gjykatesit bashk me mjeksin ligjiore spo lejn njeri pa nxjer nga burgu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025