Yuri Kim: Qeveria po tregon vullnet, dua duartrokitje për ministren Gjonaj
Ministrja Etilda Gjonaj dhe ambasadorja Yuri Kim
Në konferencën e nivelit të lartë AntiKorrupsion, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vlerësuar të gjithë punën e bërë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Kryediplomatja e SHBA në Tiranë, i ka thënë Gjonajt se ajo ka ndoshta punën më të vështirë në Shqipëri, duke shtuar se ka treguar vullnet për ta përmbushur sa më dinjitetshëm atë.
Në një moment, ajo ka ndërprerë fjalën duke kërkuar nga të gjithë të pranishmit një duartrokitje të madhe për Gjonajn si shenjë mirënjohje për të gjithë përkushtimin e saj ndaj detyrës së ministres së Drejtësisë.
“Korrupsioni është një problem i madh, një mal problemesh në Shqipëri. Ju keni ndoshta një nga punët më të vështira në Shqipëri. Por ju keni treguar vullnet. Dua të japim një duartrokitje për ministren Gjonaj dhe ekipin e saj”, tha Kim duke kërkuar nga të pranishmit duartrokitjen e mirënjohjes.
Më tej, ajo tha se është në interesin e SHBA që të ketë një aleat të fortë si Shqipëria.
“Është në interesin tonë që të kemi një aleat që është në gjendje të bëj pjesën e vet. Ne jemi të përkushtuar ndaj një Shqipërie që do zërë vendin e saj në Europë. Qeveria e Shqipërisë po punon në emër të qytetarëve dhe jo interesave të ngushta”, tha Kim.
Kjo nuk është hera e parë që Gjonaj merr vlerësime nga diplomacia e akredituar në vendin tonë, ku herë pas here figura të niveleve të larta kanë dalë hapur në mbështetje të punës së saj duke e inkurajuar për më tej.
Lajmi kryesor:
Lufta kundër korrupsionit: Yuri Kim: Prioriteti ynë SPAK! Qeveria po tregon vullnet. Soreca: Të dënohen zyrtarët e lartë
E.M./xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ngjela në ‘Studio Live’: SPAK po godet, tani të ngrejë nivelin! Berisha me psikikë të pandehuri! I besoj Blinkenit, tha ‘do e shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’
13 Janar, 18:26
-
Spahiu: Hetimi ndaj Erion Veliajt nxori blof ata që thonë ‘SPAK komandohet nga Soros’! Prokuroria e Posaçme pati sukses këtë vit
29 Dhjetor 2024, 20:17
-
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsion
24 Dhjetor 2024, 16:06
-
Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra në Kosovë
21 Dhjetor 2024, 16:04
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Francë/ Ish-presidenti Sarkozi dënohet për korrupsion, në 'arrest shtëpie' me një byzylyk elektronik
18 Dhjetor 2024, 16:46
-
Këshilli i BE-së miraton konkluzionet për Shqipërinë: SPAK po godet korrupsionin! Zbatoni vendimet e Kushtetueses dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR e 'Venecias'
17 Dhjetor 2024, 14:27
-
DASH e shpalli kampion kundër korrupsionit, ish-ambasadorja Kim takon dhe uron Dumanin! Uashingtoni: Rikonfirmim i mbështetjes ndaj Shqipërisë
10 Dhjetor 2024, 16:39
-
Zbardhet dokumenti negociues Shqipëri-BE! Detyrat që lë Bashkimi Europian: Dënoni korrupsionin e niveleve të larta e sekuestroni asetet e krimit
7 Dhjetor 2024, 14:29
-
Lufta ndaj korrupsionit e krimit/ Dumani: SPAK sekuestroi 150 mln € asete! Prokurorëve t’u jepet mundësia e rikandidimit! Rrisni pragun monetar, të hetojmë vetëm çështje të vështira
2 Dhjetor 2024, 15:29
-
Monitoruesit e Këshillit të Europës në Tiranë, Spiropali: Dalja nga monitorimi, rezultat i reformave! Balla: Prioritet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
2 Dhjetor 2024, 10:49
-
Komisioni Antikorrupsion në ‘lupë’ edhe problemet me pronat! Gogu për Report TV: Dixhitalizim! S’ka nevojë për ndryshime ligjore
1 Dhjetor 2024, 14:05