Lufta me koronavirusin/ Mbërrijnë në Shqipëri 4.5 ton pajisje mjekësore nga Turqia! Rakacolli: Kinës i kemi kërkuar të na sjellë mjekë (VIDEO-FOTO)

TIRANËPas 50 mln eurove nga Bashkimi Europian, Shqipëria ka marrë 4.5 ton pajisje mjekësore nga Turqia. Një lajm i tillë është konfirmuar për Report TV nga TIA (Tirana International Airport).

Ato kanë mbërritur në Shqipëri me avion 'Lasgushi' të linjës ajrore 'Air Albania'. Këto mjete mbrojtëse mjekësore përfshijë maska, doreza, veshje për personelin mjekësor që po lufton në vijën e parë në frontit të luftës me koronavirusin, por edhe aparatura, infrmacion të cilin e ka konfirmuar edhe zv.ministrja Mira Rakacolli. Ajo ka bërë me dije gjithashtu se nga Kina, shteti i cili tashmë e ka fituar betejën me koronavirus, i është kërkuar që të ndihmojë Shqipërinë në eksperiencë njerëzore, duke sjellë mjekë.

 "Ministria e shëndetësisë i ka dërguar një kërkesë zyrtare Kinës nëpërmjet ambasadën në Shqipëri për  të sjellë mjekë me eksperiencë", tha Rakacolli në konferencën e përditshme për mediat.

Turqia është një nga shtete që ka ndihmuar Shqipërinë në betejën me këtë armik të padukshëm, teksa referuar deklaratës së ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj në një intervistë për Report Tv tha se kanë kërkuar ndihma nga 3 shtete të fuqishme jashtë BE-së.

Nisja e ndihmave mjekësore nga Turqia

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agimi: 28/03/2020 01:40

    C'do ndihme nga c'do kush ne keso rrethana jane te mireseardhura. Ne kushte emergjente nuk ka politike dhe aleanca por nje bje eshte e kjarte Turqia eshte shprehur gjithnje e gatshme ta ndihmoi Shqiperine dhe Kosoven.

    Përgjigju
  • Loni: 26/03/2020 09:11

    FLM Presiedent Erdogan

    Përgjigju
  • Iris: 26/03/2020 01:16

    Keshtu na ndihmoi dhe Musolini deri ne 1939.Falenderojme sot <<MUSOLININ e BOSFORIT>> per ndihmen <<vellazerore>>.Mos harroni te tundni flamujte e <<vellezerve turq>> sepse skemi gjetur vende te tjera demokratike te na ndihmojne.

    Përgjigju
    • ena: 26/03/2020 09:13

      nuk shet asnje vend "demokratik" o pler, vetem turqia na ndihmoi o kafshe qorre

    • vfsffg: 26/03/2020 09:10

      ti mos prano as nji nga pajisjet mbrojtese qe vijne nga turqia, je e/i lire.. thjesht mbyll halen

  • Seldi: 25/03/2020 19:33

    Erdogani e llogarit gjithmone shqiperine....ne cdo rast

    Përgjigju
  • Toni: 25/03/2020 17:47

    Ju faleminderit miqeve dhe aleateve tane te Turqise. Aleanca jone do jete e perjetshme.

    Përgjigju
  • bexhet: 25/03/2020 14:24

    HALLALL JU QOFTE VELLEZERVE TURQ....

    Përgjigju
  • Loran shehu: 25/03/2020 13:53

    Hallall bravo i qoft

    Përgjigju
  • Klodi: 25/03/2020 13:32

    Kerkoni ndihme Kines,lutuni kinezeve per ndihme sepse ato kaluan me efikasitet kete virus vdekjeprures.

    Përgjigju
  • Shqiptar: 25/03/2020 12:46

    Rrofte Etdogani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sot protesta e opozitës/ Zbardhet ‘skenari’ dhe rrugët që do të bllokohen! Berisha i pranishëm për herë të parë, pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'

Sot protesta e opozitës/ Zbardhet ‘skenari’ dhe rrugët që do të bllokohen! Berisha i pranishëm për herë të parë, pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'