Cakaj për Report Tv: Ja ç'po bëjmë për shqiptarët e mbetur jashtë atdheut...Jemi në luftë, asnjëri prej nesh nuk është i lumtur

TIRANË - Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj intervistë për Report Tv tha se përveç Turqisë që solli ndihma me mjete për stafin mjekësor në Shqipëri, është disktuar edhe me tre shtete të mëdha jashtë Bashkimit Evropian për të ofruar ndihma mjekësore për vendin tonë, por pa thënë se cilat vende janë.

Kryediplomati shqiptar tha se sa i përket shqiptarëve të mbetur jashtë atdheut dhe që nuk mund të kthehen dot për shkak të bllokimit të kufijve nisur nga situata me koronavirusin, është arritur dakordësia me një numër të madh shtetesh për të toleruar afatet e qëndrimit 90 ditor, ndërsa po negociohet edhe me disa vende të tjera. Burimet e ministrisë janë të kufizuara - tha Cakaj për Report Tv - megjithatë puna e ministrisë ka shkuar edhe përtej zyrtare. Ai tha se ka pasur bashkëpunime me komunitetet shqiptare jashtë vendit, të cilët nën ndërmjetësimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme u kanë siguruar akomodimin falas shqiptarëve të mbetur në Itali. 

I pyetur se si po e kalon personalisht këtë periudhë të vështirë për të gjithë kombin, Cakaj tha se po vijon punën në ministri në kushte të jashtëzakonshme, ndërsa familja e tij ndodhet në Kosovë. Ajo që mbetet theksoi ministri, është të qëndrojmë të izoluar dhe të respektojmë rregullat.

Intervista

Çelja e negociatave

Cakaj: Ky vendim vjen pas tre raporteve pozitive të Komisionit Europian që dëshmuan se Shqipëria ka bërë të gjithë përparimin e nevojshëm në të gjithë  kushtet për të filluar procesin e bisedimeve për anëtarësim. Ky vendim është një arritje historike meqenëse përfundimisht na fut në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së, por natyrisht  është edhe hapje e perspektivave të reja për reforma dhe detyrime të shumta. Ky vendim nuk është një lajm i mirë dhe historik jo thjesht për Shqipërinë, por është edhe një lajm shumë i rëndësishëm për të gjithë rajonin, meqenëse pas shtyrjeve të njëpasnjëshme së paku që nga 2018 e tutje për çeljen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në rajon filloi të shfaqet një ndjenjë që gjoja se BE ka zbehur praninë e saj në rajon. Përfundimisht me vendimin e djeshëm për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është dëshmuar edhe njëherë se axhenda e zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor është fuksionale dhe se prania e BE gjithnjë e më tepër në rajon  po bëhet më e fuqishme. Në këtë kuptim ky është një lajm shumë i rëndësishëm veçanërisht për Shqipërinë, por ai ka një domethënie edhe më të gjerë për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Vendimi i djeshëm nuk është vetëm rrjedhojë e punës tonë të bërë së fundmi, por efekt i drejtpërdrejtë i punës së të gjithë institucioneve të përfshira në këtë proces. Që prej së paku një viti, që kur unë jam në detyrë, ne nuk kemi kursyer asnjë përpjekje politike e diplomatike për të bindur vendet anëtare për të marrë këtë vendim. Edhe në kohën e fundit pavarësisht nga situata e rënduar  nga përhapja e virusit COVID-19, unë kam qenë në komunikim të vazhdueshëm, vazhdimisht në lidhje telefonike me të gjithë ministrat  e jashtëm të BE dhe institucione të tjera me peshë në këtë proces për të marrë një vendim pozitiv për Shqipërinë ditën e djeshme

BE 50 milionë euro për COVID

Cakaj: Kjo është ndihma e BE. Natyrisht  është e  mirëseardhur dhe dëshmon edhe njëherë për fuqinë e solidaritetit europian dhe për marrëdhënien e fuqishme mes Shqipërisë dhe BE. Ishte një plotësim i lajmit të mirë politik, tashmë që nga një marrëdhënie më e fuqizuar politike, BE është dhe një faktor i rëndësishëm që kontribuon në shëndetin publik të Shqipërisë e në fakt si pjesë e Europës

Mjete nga Turqia për të ndihmuar mjekët

Cakaj: Së pari unë dua të nënvizoj që gjatë këtyre ditëve në komunikimin me ministrat e jashtëm të BE kanë qenë dy tema, menaxhimi i situatës së shkaktuar nga COVID-19 dhe lobimi për hapjen e negociatave. Angazhimi ynë nuk është kufizuar vetëm me vendet e BE, unë sot do të kem edhe tre telefonata të rëndësishme me shtete të mëdha jashtë BE, pikërisht në shërbim të sigurimit të medikamenteve të nevojshme dhe pajisjeve shtesë për të përballuar situatën. Sidoqoftë për të qenë korrektë edhe me kolegët e mi unë nuk po i zbuloj këto shtete

Mediat italiane, 9 viktima shqiptarë?!

Cakaj: Ne disponojmë me statistika, por nuk më takon mua të zbuloj detaje shtesë. Me t’u shfaqur kjo krizë në MEPJ është ngritur ekipi i emergjencës për të asistuar ambasadat dhe konsullatat për të komunikuar me shtetasit shqiptarë që kanë nevojë për informacion ose për orientime në vendet përkatëse. Unë nuk mund të flas me numra specifik, ne po ndjekim situatën dhe në momentin që këto të dhëna duhet të ndahen me publikun do të bëhen në momentin e duhur

Unë nuk mund të flas me numra specifik, ne po ndjekim situatën dhe në momentin që këto të dhëna duhet të ndahen me publikun do të bëhen në momentin e duhur

Shqiptarët e mbetur jashtë atdheut

Cakaj: Në këtë situatë shumica e vendeve të BE apo rajonit po i rekomandojnë qytetarët të qëndrojnë në vendet ku kanë mbetur. Pasi për të shmangur një situatë të zakonshme nuk  mund të shkaktojmë një rrezik më të madh. Ajo që është më e rëndësishme në këtë fazë është ruajtja e shëndetit publik. Ne praktikisht jemi në një situatë lufte dhe në këtë fazë ndonëse ka shumë situata të pakëndshme duhet të kemi mirëkuptimin e plotë që secila lëvizje duhet të jetë në përputhje me normat e shëndetit publik. Ambasadat dhe konsullatat kanë qenë tepër aktive në komunikimin me qytetarët. Ne kemi qenë në komunikim me një numër të madh shtetesh për të shmangur penalizmin për tejkalimin e lejeve 90 ditore, për t’i siguruar edhe për një kohë derisa të shmanget kriza. Duhet të jemi realist për situatën, është një situatë ku asnjëri prej nesh nuk është i lumtur. Me vendet që nuk e kanë dhënë këtë lehtësim jemi në kontakt të vazhdueshëm.

Në shumë raste duke pasur parasysh se edhe ne përballemi me kufizime logjistike dhe financiare, kemi shfrytëzuar modele alternative. Në Itali një grup shqiptarësh janë organizuar dhe me ndërmjetësimin tonë kemi mundësuar akomodimin në hotele të një sërë shqiptarësh derisa të zgjidhet kriza. Kemi dalë edhe jashtë kompetencave tona zyrtare duke biseduar me komunitetin shqiptar që është jashtë. 

Unë po vazhdoj punën në ministri ndonëse në rrethana të jashtëzakonshme. Kam telefonata me ministrat e jashtme, edhe vizitat e caktuara në axhendë po i mbajmë nëpërmjet video-konferencave. Familja ime jeton në Kosovë, momentalisht jemi të ndarë, por e vetmja mënyrë është të qëndrojmë të bashkuar duke qenë të ndarë, të qëndrojmë sa më të izoluar për të ruajtur shëndetin e njëri-tjetrit duke respektuar rregullat e përcaktuara. 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jashte: 25/03/2020 13:32

    mos mbetesh rrugeve te botes me nje pasaporte shqiptare. eshte me mire te jesh pa shtet se sa me nje pasaporte shqiptare. ky karagjozi nuk e di se si kane ngelur shqiptaret me viza ketu ne amerike, as amerikanet nuk i duan dhe u thone te ikin e as konsullja ne NY nuk u ngre telefonin. eh sa pavertetsi ka ne keto llafe qe thote ky thjesht per lajm me relaitetin qe ehste ku e ku. ishalla ikin dhe keta bashke me virusin ne ferr.

    Përgjigju
    • Eva: 25/03/2020 23:46

      O njeri, nuk e di akoma qe eshte epoka e dixhitalizimit? Shkruaj dhe merr udhezimet se si do aplikosh online

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë