TIRANË- Pas 50 mln eurove nga Bashkimi Europian, Shqipëria ka marrë 4.5 ton pajisje mjekësore nga Turqia. Një lajm i tillë është konfirmuar për Report TV nga TIA (Tirana International Airport).
Ato kanë mbërritur në Shqipëri me avion 'Lasgushi' të linjës ajrore 'Air Albania'. Këto mjete mbrojtëse mjekësore përfshijë maska, doreza, veshje për personelin mjekësor që po lufton në vijën e parë në frontit të luftës me koronavirusin, por edhe aparatura, infrmacion të cilin e ka konfirmuar edhe zv.ministrja Mira Rakacolli. Ajo ka bërë me dije gjithashtu se nga Kina, shteti i cili tashmë e ka fituar betejën me koronavirus, i është kërkuar që të ndihmojë Shqipërinë në eksperiencë njerëzore, duke sjellë mjekë.
"Ministria e shëndetësisë i ka dërguar një kërkesë zyrtare Kinës nëpërmjet ambasadën në Shqipëri për të sjellë mjekë me eksperiencë", tha Rakacolli në konferencën e përditshme për mediat.
Turqia është një nga shtete që ka ndihmuar Shqipërinë në betejën me këtë armik të padukshëm, teksa referuar deklaratës së ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj në një intervistë për Report Tv tha se kanë kërkuar ndihma nga 3 shtete të fuqishme jashtë BE-së.


Nisja e ndihmave mjekësore nga Turqia
-
C'do ndihme nga c'do kush ne keso rrethana jane te mireseardhura. Ne kushte emergjente nuk ka politike dhe aleanca por nje bje eshte e kjarte Turqia eshte shprehur gjithnje e gatshme ta ndihmoi Shqiperine dhe Kosoven.
Përgjigju -
FLM Presiedent Erdogan
Përgjigju -
Keshtu na ndihmoi dhe Musolini deri ne 1939.Falenderojme sot <<MUSOLININ e BOSFORIT>> per ndihmen <<vellazerore>>.Mos harroni te tundni flamujte e <<vellezerve turq>> sepse skemi gjetur vende te tjera demokratike te na ndihmojne.
Përgjigju-
nuk shet asnje vend "demokratik" o pler, vetem turqia na ndihmoi o kafshe qorre
-
ti mos prano as nji nga pajisjet mbrojtese qe vijne nga turqia, je e/i lire.. thjesht mbyll halen
-
-
Erdogani e llogarit gjithmone shqiperine....ne cdo rast
Përgjigju -
Ju faleminderit miqeve dhe aleateve tane te Turqise. Aleanca jone do jete e perjetshme.
Përgjigju -
HALLALL JU QOFTE VELLEZERVE TURQ....
Përgjigju -
Hallall bravo i qoft
Përgjigju -
Kerkoni ndihme Kines,lutuni kinezeve per ndihme sepse ato kaluan me efikasitet kete virus vdekjeprures.
Përgjigju -
Rrofte Etdogani
Përgjigju











Komente
Komento