Lufta mes Serbisë dhe Kosovës është thuajse një fakt i paevitueshëm!

Lufta mes Serbisë dhe Kosovës është thuajse një fakt i paevitueshëm!

Diskutimet Kurti-Vuçiç në Bruksel

Ndoshta, ky titull mund të jetë frikësues për lexuesit ose mund të merret edhe si një aventurë donkishoteske. Në fakt, përmes këtij titulli dua të vë në pah diçka që është e pranishme e ndoshta nuk duam ta marrim si të mirëqenë. 
Raymond Aron nënvizon se: “ Njeriu i aksionit është i thirrur për të vlerësuar karakteristikat konkrete të situatave ku ndodhet me qëllim për të bërë zgjedhjen më të arsyeshme mbi bazën e kushteve reale që janë, me pak fjalë zgjedhja dhe pasoja e aksioneve njerëzorë duhet të bazohen mbi realitetin ku ndodhen e jo mbi atë që duhet të jetë”. 

Raymond Aron- autori i librit “Paqe e luftë mes kombeve” (1962)- trajton problemin, nëse në një epokë nukleare, ka akoma kuptim të flitet për luftën. Përgjigja e tij është pozitive, sepse mbi të gjitha parashikon dimensionin dinamik të teorisë të Clausewitz. Për këtë të fundit “lufta nuk është gjë tjetër veçse një duel i një shkalle të gjerë …një akt force që ka për qëllim të detyroj kundërshtarin të nënshtrohet nën vullnetin e diktuesit”. Realizimi i kësaj duhet të jetë në proporcion  të forcës për të rezistuar dhe kjo e fundit varet nga dy faktorë: nga mjetet e disponueshme dhe nga forca e vullnetit (kjo nënkupton forcën e vullnetit për t’i rezistuar nënshtrimit.

Tendenca ekstreme për luftë, nënvizon Clausewitz është në realitet e moderuar nga një kontekst preciz që ballafaqon shtetet e popujt, arsye për të cilën lufta është e qeverisur nga politika, nga objektivi që politika tregon për të drejtuar strategjitë luftarake. Tentativa për të mundur kundërshtarin, nuk mund të supozohet si “puna e një force aktive kundër një mase inerte. Sipas tij është pikërisht politika ajo që nuk të caktojë objektivat e luftës dhe mund të kontribuoj që ajo të ndodh.

Si është realiteti mes Serbisë dhe Kosovës? Kosova ka tashmë 14 vjet që ka shpallur pavarësinë e saj pasi doli nga një luftë për vetëmbrojtje e pas një historie thuajse 200 vjeçare, ku për asnjë moment është mohuar vullneti i saj për të qenë e lirë dhe është detyruar përmes dhunës të nënshtrohet në një realitet që nuk e ka pranuar asnjëherë. Pavarësinë e Kosovës e kanë njohur mbi 100 shtete, ku bëjnë pjesë shtetet më të rëndësishme në Botë si SHBA, UK, e disa shtete të tjera të rëndësishme themeluese të BE-së si Franca, Italia dhe Gjermania, por Serbia nuk e njeh dhe nuk e pranon. 

Luftën e bëjnë politikanët dhe jo popujt, por janë këto të fundit që pa vullnetin e tyre në shumicën e rasteve paguajnë kostot më të rëndë dhe të padrejta. Pra, historikisht e sidomos në dy shekujt e fundit lufta ka rezultuar një nismë dhe një pasojë e aksioneve politike në situata të caktuara e në një realitet të caktuar. Politika serbe çfarë ka dëshmuar dhe po dëshmon në 20 vitet e fundit me Kosovën? Sigurisht në asnjë rast nuk ka shfaqur vullnetin për paqen? Si mund ta kuptojmë këtë? Mjaftojmë të analizojmë sjelljet e Serbisë kundrejt Kosovës:

-    Serbia vazhdon të armatoset si asnjë vend tjetër në Rajon. Përse ka kaq shumë nevojë Serbia për tu armatosur nëse politika serbe nuk shikon kundërshtarë real përballë saj?!
-    Mohon ekzistencën dhe pavarësinë e Kosovës që nga shpallja e saj e deri më sot
-    Nuk pranon të bëhet anëtare e NATO-s?
-    Jep garanci e mbështetje për ata që njihet si serbët e Veriut të Kosovës!

Si interpretohen këto sjellje të Serbisë?
Nuk heq dorë nga pretendimet që ka ndaj Kosovës dhe për realizimin politika serbe po përgatitet thuajse për një përplasje të pashmangshme. 
Ku është sjella e Kosovës? Edhe pse, Serbia ose më sakt politika serbe po kërkon me çdo kusht të nënshtrojë- duke mos përjashtuar as përdorimin e forcës- vullnetin e Kosovës, kjo e fundit po dëshmon në mënyrë proporcionale forcën e rezistencës përballë forcës se agresionit. Kosova, po reziston për të mos heq për asnjë çast dorë nga Pavarësia e saj dhe nga vullneti i saj për të qenë e tillë. 

Ku na çojnë këto dy qëndrime dhe sjellje që nuk tolerojnë njëra-tjetrën? Në kushtet aktuale dhe në realitetin aktual drejt një konflikti të sigurt edhe të armatosur! Palët, me sjellje e tyre nuk dëshmojnë vullnet për të lëshuar nga qëllimet e tyre dhe përplasja shihet si diçka e pashmangshme. Për sa kohë politika aktuale serbe nuk pranon realitetin dhe pavarësinë e Kosovës, edhe nëse do të ketë marrëveshje të pjesshme, vetëm sa do e vonojnë luftën, por nuk e shmangin dot atë në të ardhmen. Prandaj, mendoj se në kushtet aktuale, paqja mes Serbisë dhe Kosovës është kusht i përkohshëm që thjeshtë e vonon përplasjen, por nuk e shmang dot atë. Shpresa që lufta mund të shmanget është vetëm nëse ndryshon politika serbe bashkë me protagonizmit e saj.
 

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja