GJENEVË - Kombet e Bashkuara kanë deklaruar 842 të vdekur, 3400 të plagosur, qindra të humbur dhe shumë trupa të tjerë të varrosur pa u regjistruar nga luftërat në Ukrainën lindore. Këto statistika i takojnë periudhës nga mesi i Janarit të këtij viti deri në mesin e muajit Shkurt, pra një muaj. 

Ivan Simonovic, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, në një konferencë për shtyp është shprehur me keqardhje se mbi 6000 persona janë vrarë që nga fillimi i luftës në Prill. 

Burime të besueshme tregojnë se vazhdon fluksi i furnizimit me armë të rënda dhe të sofistikuara nga Rusia, gjë që e ka rënduar konfliktin në Ukrainën lindore dhe bie ndesh me marrëveshjet dypalëshe për armëpushim. 

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)