Lufta ndaj COVID-19, Mbretëria e Bashkuar lehtëson masat kufizuese (VIDEO)

Mbretëria e Bashkuar duke nisur nga dita e sotme ka lehtësuar masat kufizuese, duke bërë që qytetarët të takohen në ambiente të hapura. Qytetarët tashmë lejohen që të mbajnë takime në natyrë dhe të ushtrojnë aktivitete të ndryshme pasi rastet ranë ndjeshëm në vend. Nga e hëna, dy familje ose grupe me jo më shumë se gjashtë persona do të lejohen të takohen në ambiente të jashtme. Ambientet e jashtme sportive, të tilla si fusha tenisi dhe basketbolli, do të hapen përsëri.

Kufizimet në Mbretërinë e Bashkuar, në fuqi që nga fillimi i janarit bën që rastet ditore të bien deri në 5,000 në ditë, pas niveleve stratosferike që kishin arritur deri më shumë se 60,000 raste të reja në fund të dhjetorit.

Ndërkohë që në vend vijon fushata masive e vaksinimit anti-COVID. Më shumë se 30 milion njerëz në vend kanë marrë tashmë dozën e parë të vaksinës dhe vetëm 3.5 milion njerëz kanë marrë të dyja dozat.

Fushata masive e vaksinimit ka ndihmuar në uljen e shtrimeve në spital dhe vdekjeve, kanë thënë zyrtarët, madje edhe një dozë e parë e vaksinës mbron nga simptomat e rënda.

Në një konferencë shtypi në fillim të muajit, zyrtarët shëndetësorë thanë se një dozë e vetme e një vaksine anti-COVID-19 ul mundësinë e marrjes së sëmundjes me 60% dhe ul mundësinë e shtrimit në spital me 80%.

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar