Lufta ndaj Covid-19 në Itali, kufizime në lëvizje pas orës 22 dhe mësim në distancë

Të shqetësuar nga situata epidemiologjike në Francë dhe rikthimi i shtetrrethimit të pjesshëm në një pjesë të qyteteve franceze, kryeministri italian po mundohet më të gjitha mënyrat për të shmangur një izolim të dytë, i cili do të kishte pasoja të rënda për vendin.

Rikthimi i shtetrrethimit pas orës 22;00 në vend dhe  rifillimi i mësimit në distancë në shkollat ​​e mesme, janë dy temat qendrore në lidhje me të cilat qeveria italiane synon të arrijë një marrëveshje  me guvernatorët.

Me anë të një postimi në Twitter kryeministri italian Giuseppe Conte  u bëri thirrje italianëve: "Të respektojmë dispozitat e reja, të ndjekim rekomandimet sepse kështu i shërbejmë vendit tonë ". Fjalët  e Conte tregojnë shqetësimin e tij për përhapjen e infeksioneve dhe për pamjaftueshmërinë e masave të marra për të shmangur më të keqen, e cila për Conte është një tjetër bllokim kombëtar.

Conte në mbledhjet e Këshillit Evropian përsëriti: "Mbyllja e gjithçkaje do të ishte shumë e dëmshme,  në një kohë që ekonomia po tregonte shenjat e para të rimëkëmbjes". Conte është kundër një masa të tillë dhe thekson se duhet të presim dy ose tre javë për të kuptuar efektet e masave aktuale, nga përdorimi i maskave në ambjente të jashtme apo  kufizimi i numrit të vizitorëve në 6 persona në shtëpi.

 Kryeministri ishte megjithatë ishte dakord në marrjen e masave të tjera kufizuese, sipas linjave të miratuara në Francë. Nga tani deri nesër, kur mblidhet Këshilli i Ministrave, një dispozitë e re mund të kërkojë që duke nisur nga ora 21-22 bare, restorante dhe institucione të tjera publike të mbyllin dyert, me kontrolle të përforcuara dhe gjobitje për ata që nuk i respektojnë rregullat.

Një tjetër masë që mund të merret, nëse të gjitha palët bien dakord është për vazhdimin e mësimit online për shkollat e mesme, gjë për të cilën ka pasur kundërshti të mëdha.  

 Sipas dekretit të fundit, guvernatorët e rajoneve nuk mund të lirojnë masat, por ato mund t'i forcojnë ato. Ndërkoë që qeveria rekomandon që të vazhdohet me mbyllje të përqendruara vetëm në zonat e kuqe.  Sapo Conte të kthehet nga Brukseli ai do të shohë krerët e delegacioneve të partisë dhe do të vendosë mbi masat e reja kufizuese. Palestrat, sallonet e bukurisë, kinematë, teatrot dhe sportet themelore janë aktivitetet të cilat rrezikohen më së shumti.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja