TIRANË - Drejtori i DPPP, Gazheli raportoi para diplomatëve të huaj në vendin tonë punën e bërë deri më tani duke u shprehur se kjo drejtori është e gatshme për të luftuar financimin e terrorizmit dhe për luftën ndaj pastrimit të parave. Sipas disa të dhënave të paraqitura nga DPPP gjatë mbledhjes, vihet re një përmirësim i dukshëm në luftën ndaj pastrimit të parave. Sipas Gazhelit deri tani janë raportuar në polici 130 raste, ose 34 raste më shumë krahasuar me vitin 2013.
 
 
Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka zhvilluar ditën e sotme një takim me trupin diplomatik për t’i njohur këta të fundit me zhvillimet dhe punën e bërë në këtë sektor.
 
Sipas disa të dhënave të paraqitura nga DPPP gjatë mbledhjes, vihet re një përmirësim i dukshëm në luftën ndaj pastrimit të parave.
Sipas Gazhelit deri tani janë raportuar në polici 130 raste, ose 34 raste më shumë krahasuar me vitin 2013.
 
Realizimi për herë të parë i kësaj tryeze, me iniciativën e drejtorit të përgjithshëm, të DPPP-së, Genti Gazheli erdhi si nevojë i prezantimit të punës në muajt e fundit dhe roli i saj në luftën ndaj pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
 
Në një krahasim të bërë për të njëjtën periudhë janar-prill të vitit aktual me vitin e shkuar vihet re një numër më i madh i rasteve të cilat kanë kaluar në Autoritetin e Zbatimit të Ligjit në vend. “Më konkretisht, në zyrën e prokurorit dhe në policinë e shtetit kemi 130 raste të raportuara, ose 34 raste më shumë krahasuar me vitin 2013.”-tha Gazheli- duke shtuar se “Informacioni ka të bëjë me rastet e pastrimit të të ardhurave nga vepra penale, si dhe për përfshirje të mundshme të aktiviteteve në financimin e terrorizmit.”


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)