Lufta ndaj zgjedhjeve, vendimmarrjet
e KQZ që do bllokojë PD 

Lufta ndaj zgjedhjeve, vendimmarrjet<br />e KQZ që do bllokojë PD 
Partia Demokratike, në mungesë të një marrëveshje politike me kundërshtarin politik, po ndryshon taktikën e luftës kundër zgjedhjeve parlamentare të 18 Qershorit. Krahas përbetimeve për prishjen e procesit zgjedhor, opozita po ndjek edhe një linjë institucionale për pamundësimin e zgjedhjeve. Sinjali i parë ishte tërheqja e anëtarëve të saj nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, gjatë vendimmarrjeve të rëndësishme. Sinjali i dytë është kërkesa drejtuar Kolegjit Zgjedhor për çregjistrimin e listave të kandidatëve për deputetë të partive kundërshtare.

Edhe nëse gjykata e zgjedhjeve do ta hedhë poshtë këtë kërkesë, kjo do të jetë vetëm fillimi i betejës ligjore të Partisë Demokratike kundër zgjedhjeve të 18 Qershorit. Për shkak të qëndrimit të Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të mund të marrë asnjë vendim me shumicë të cilësuar votash në kuadër të administrimit të zgjedhjeve të 18 Qershorit. Neni 24 i Kodit Zgjedhor parashikon vendimet të cilat nuk mund të konsiderohen të miratuara nëse marrin më pak se pesë vota nga shatë vota të mundshme.

Konkretisht, konsiderohen të miratuara, kur votojnë “pro” jo më pak se 5 anëtarë të KQZ-së, vendimet lidhur me shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore, pranimin e ankimit kundër vendimit për miratimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin e zgjedhjeve të zonës zgjedhore, kërkesat për deklarimin e pavlefshëm të zgjedhjeve në një ose disa qendra votimi, sipas nenit 160 të këtij Kodi, shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në zonën zgjedhore apo në të gjithë vendin dhe përsëritjen e tyre si aktet me karakter normativ dhe që kanë për qëllim rregullimin e çështjeve që lidhen me zgjedhjet.

Pra, për zhvillimin e zgjedhjeve të 18 Qershorit, janë disa vendime të pashmangshme, për miratimin e të cilave duhet të pakën një votë nga radhët e tre anëtarëve të opozitës. Në kushtet e mungesës së një zgjidhjeje politike, përfaqësuesit e opozitës pritet të braktisin mbledhjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të bllokuar vendimet që kërkojnë jo më pak se 5 vota.  

Kolegji Zgjedhor
Bllokimi i vendimmarrjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve fut në lojë automatikisht Kolegjin Zgjedhor. Neni 158 i Kodit Zgjedhor parashikon që në varësi nga çështjet në shqyrtim, Kolegji Zgjedhor vendos pushimin e gjykimit, gjykimin e çështjes në themel ose detyrimin e KQZ-së për të marrë vendim. Sipas ligjit zgjedhor, subjektet zgjedhore kanë të drejtë të bëjnë ankim në Kolegjin Zgjedhor për mosmarrje të vendimit brenda afatit ligjor nga KQZ-ja. Në këtë rast, Kolegji Zgjedhor nuk e gjykon çështjen në themel dhe, kur pranon kërkesën, vendos detyrimin e KQZ-së për të marrë vendim. Në këtë rast Kolegji Zgjedhor cakton afat të prerë për marrjen e vendimit jo më të gjatë se 10 ditë. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk bëhet ankim.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Call centerat drejt tkurrjes, Suela Gega: Rrogat kanë mbetur në vend, bëj string art që t’ia dal

Call centerat drejt tkurrjes, Suela Gega: Rrogat kanë mbetur në vend, bëj string art që t’ia dal