SHBA nis sulmet në Irak dhe Siri ndërsa lufta Izrael-Hamas është e ndezur! Shkon në 39 numri i të vrarëve! Moska 'shigjeton' Amerikën

SHBA nis sulmet në Irak dhe Siri ndërsa lufta Izrael-Hamas është e ndezur! Shkon në 39 numri i të vrarëve! Moska 'shigjeton' Amerikën

Një ndërtesë e shkatërruar pas sulmit ajror të SHBA-së në al-Qaim, Irak

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën të premten (2 shkurt 2024), një sulm masiv ajror duke goditur dhjetra objektiva të forcave të Gardës Revolucionare të Iranit dhe grupeve paraushtarake në të gjithë Irakun dhe Sirinë. Sulmi u ndërmor si hakmarrje për sulmin me dron të 28 janarit në Jordani që la të vdekur 3 ushtarë amerikanë dhe plagosi dhjetra të tjerë. SHBA i quajti sulmet "të suksesshme" dhe se kishin shkatërruar infrastrukturën.

Deri më tani raportohet për 39 të vrarë. Ndërkohë ushtria siriane tha se sulmet vranë civilë dhe personel ushtarak dhe shkaktuan "dëme të konsiderueshme".

Sulmet shihen si një përshkallëzim të tensioneve midis grupeve që sulmojnë bazat amerikane në të gjithë rajonin në shenjë proteste ndaj luftës së Izraelit në Gaza. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se sulmet ishin vetëm "fillimi i përgjigjes sonë", duke shtuar se veprimi "do të shpaloset në momentet dhe vendet që do të zgjedhim". Ne nuk kërkojmë konflikt në Lindjen e Mesme apo askund tjetër, por Presidenti dhe unë nuk do të tolerojmë sulmet ndaj forcave amerikane”.

Si Siria ashtu edhe Iraku kanë paralajmëruar se sulmet ajrore hakmarrëse të SHBA-së do të nxisin konfliktin në Lindjen e Mesme. Një zëdhënës i Forcave të Armatosura të Irakut foli për "rezultate të tmerrshme", ndërsa Ministria e Jashtme iraniane i dënoi sulmet si një "gabim strategjik" dhe paralajmëroi rritje të paqëndrueshmërisë në Lindjen e Mesme.

Këshilli i Sigurimit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbajë takim urgjent të hënën në lidhje me sulmet amerikane në Irak dhe Siri, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Mediat e lidhura me rebelët Houthis thonë se kryeqyteti i Jemenit "Sana'a është vënë në shënjestër të sulmeve amerikano-britanike", raporton Al Jazeera .

Ndërkohë Izraeli përpos sulmeve të pamëshirshme ushtarake, ka zgjedhur të dobësoje Hamasin duke tentuar të injektojë urrejtje tek palestinezët ndaj këtij grupi.

Së fundmi, ushtria izraelite ka shpërndarë të mbarë territorin e Gazës disa fletëpalosje të titulluara  “Reality”, ku u kërkon banorëve të “zgjohen”, duke thënë se Hamasi “vret fëmijët tuaj”.

Ndër të tjera, fletëpalosja reflekton gjithashtu sanksionet e BE-së ndaj liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, rritjen e ndihmave humanitare që hedhin poshtë pretendimet e zëdhënësit të Hamasit.

“I dogjën paratë e njerëzve në tunele dhe armë”, shkruhet, duke shtuar se “shkatërruan çdo gjë të mirë, ju rrahën dhe ju torturuan, lanë familjet tuaja në rrugë ndërsa fshihen nëpër tunele. Mos rrini në heshtje, e ardhmja është në duart tuaja."

Izraeli ka sulmuar më shumë se 3,400 objektiva të Hezbollahut në Liban që nga fillimi i luftës kundër Hamasit në Gaza tetorin e kaluar, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari.

Papa Françesku përsëriti të shtunën dënimin e Kishës Katolike për "çdo formë të anti-judaizmit dhe antisemitizmit", në një letër të lëshuar nga Vatikani drejtuar "vëllezërve dhe motrave hebreje në Izrael".

Ndiqni lajmet ne zhvillim 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:43
SHBA dhe Britania shënjestrojnë kryeqytetin e Jemenit

1706996801_ruymfryumfrumyjfr.JPG

Mediat e lidhura me rebelët Houthis thonë se kryeqyteti i Jemenit "Sana'a është vënë në shënjestër të sulmeve amerikano-britanike", raporton Al Jazeera .

Më parë, Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se kishte shënjestruar, 6 raketa të cilat ishin drejtuar kundër anijeve në zonat nën kontrollin e Houthi në Jemen.

Ora 21:42
Jordania mohon përfshirjen në sulmet amerikane në Irak

1706993201_hhhjjjj.JPG

Ushtria e Jordanisë ka mohuar çdo përfshirje në sulmet vdekjeprurëse që goditën disa objektiva në Irak gjatë natës dhe vranë të paktën 16 persona, raporton agjencia e lajmeve Jordan.

Ora 21:41
Izraeli: Kemi goditur mbi 3,400 objektivave të Hezbollahut që nga 7 tetori

1706993041_trkfikgfyy.JPG

Daniel Hagari

Izraeli ka sulmuar më shumë se 3,400 objektiva të Hezbollahut në Liban që nga fillimi i luftës kundër Hamasit në Gaza tetorin e kaluar, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari.

"Që nga fillimi i luftës, ne kemi sulmuar mbi 3,400 objektiva të Hezbollahut në të gjithë Libanin jugor," u tha Hagari gazetarëve, duke shtuar se më shumë se 200 "terroristë dhe komandantë" janë vrarë.

Ora 21:38
Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të mbajë takim urgjent për sulmet e SHBA-së ndaj Irakut dhe Sirisë

1706992954_fffffff.JPG

Këshilli i Sigurimit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbajë takim urgjent të hënën në lidhje me sulmet amerikane në Irak dhe Siri, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Burime diplomatike thanë se takimi do të zhvillohet në orën 16:00 me orën lokale.

Raportohet se do të diskutojë sulmet e ndërmarra nga SHBA kundër grupeve të mbështetura nga Irani që i akuzoi për sulmin dhe vrasjen e trupave amerikane në Jordani.

Takimi u kërkua nga anëtari i përhershëm i OKB-së, Rusia, e cila tha se sulmet ishin “të dizajnuara qëllimisht për të ndezur më tej” tensionet në Lindjen e Mesme.

Ora 20:12
Papa Françesku letër-përkrahje ndaj izraelitëve: Manifestimet e urrejtjes ndaj hebrenjve mëkat kundër Zotit

1706987680_trbssbsbdbdd.JPG

Papa Françesku duke puthuar duart e të mbijetuarve nga Holokausti

Papa Françesku përsëriti të shtunën dënimin e Kishës Katolike për "çdo formë të anti-judaizmit dhe antisemitizmit", në një letër të lëshuar nga Vatikani drejtuar "vëllezërve dhe motrave hebreje në Izrael".

Ai i përshkroi "manifestimet e urrejtjes ndaj hebrenjve dhe judaizmit si mëkat kundër Zotit".

“Së bashku me ju, ne, katolikët, jemi shumë të shqetësuar për rritjen e tmerrshme të sulmeve kundër hebrenjve në mbarë botën,”-  shkruan ai.

“Zemra ime është copëtuar nga ajo që po ndodh në Tokën e Shenjtë, nga fuqia e kaq shumë ndarjeve dhe kaq shumë urrejtje. Zemra ime është pranë jush, me Tokën e Shenjtë, me të gjithë popujt që e banojnë atë,  izraelitët dhe palestinezët, dhe lutem që dëshira për paqe të mbizotërojë te të gjithë.”

Ora 19:16
VIDEO/ Momenti i bombardimeve amerikane në Irak e Siri, rrafshohen objektivat

Sky News ka publikuar disa momente nga bombardimet e ushtrisë së SHBA-së në Irak e Siri.

Po ashtu, pamjet tregojnë se si zonat e targetuara nga ushtria amerikane janë tërësisht të rrënuara si pasojë e sulmeve intensive.

Ora 17:49
Sulmi i SHBA-së në Siri dhe Irak, shkon në 39 numri i viktimave

1706976253_sulmiishbaseirak.jpg

Numri i viktimave nga sulmet e Shteteve të Bashkuara në Siri e Irak është rritur në 39.

Sulmet ndaj milicisë pro-iraniane vijnë si përgjigje për vdekjen e tre ushtarëve amerikanë nga një sulm me dron një javë më parë në një baze ushtarake të SHBA-së në Jordani.

 Sipas drejtorit të Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdulrahman, 23 persona u vranë në Siri, ndërsa Forcat e Mobilizimit Popullor iranian raportuan vdekjen e 16 personave, përfshirë mjekë dhe luftëtarë.

Ora 16:59
Kundërpërgjigja amerikane ndaj Gardës Revolucionare të Iranit, Harta e vendeve ku sulmoi SHBA në Siri e Irak

Foto: Harta e vendeve të goditura nga SHBA në Siri e Irak

Shtetet e Bashkuara filluan të premten sulme ajrore në Irak dhe Siri ndaj forcave të Gardës Revolucionare të Iranit dhe grupeve paraushtarake që i mbështesin, në kundërpërgjigje për vdekjet e tre ushtarakëve amerikanë nga sulmi me dron të dielën në një bazë amerikane në Jordani.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ka patur rreth 40 të vrarë në objektet e goditura. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, sulmet ajrore filluan pak pasi presidenti Joe Biden mori pjesën në ceremoninë solemne në bazën ajrore Dover, për pritjen në atdhe të trupave të ushtarakëve të vrarë amerikanë.

Duke përdorur avionë bombardues me rreze të gjatë, ushtria amerikane goditi të premten në tre vendndodhje të ndryshme në Irak dhe katër në Siri.

Sulmet u urdhëruan si kundërpërgjigje nga presidenti Joe Biden. U goditën në total rreth 85 objektiva të lidhura me Gardën Revolucionare të Iranit dhe grupet paraushtarake që e mbështesin.

Ora 16:56
Josep Borrell: Sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve të zhvendosur në Rafah po krijojnë një situatë më të rëndë

1706975896_ruktit.JPG

Josep Borrell

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell është shprehur këtë të shtunë se raportet e ushtrisë izraelite të cilat reflektojnë dëshirën për shtrirjen e luftimeve në Rafah të Egjiptit me qëllim eliminimin e  anëtarëve të Hamas, mund të kthehet në një problematike e madhe ndërkombëtare.

Duhet theksuar se po në ketë zonë janë strehuar mbi 1 milion palestinezë të zhvendosur nga Gaza.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha bombardimet që prekin popullatën civile në këtë zonë vazhdojnë dhe po krijojnë një situatë shumë të rëndë.”

“Izraeli po vijon aktivitetin e tij ushtarak në jug, duke i shtyrë njerëzit drejt kufirit egjiptian. Ka 1 milion njerëz që janë zhvendosur në mënyrë progresive drejt kufirit egjiptian. Ata thanë se kjo do ishte një zonë e sigurt. Por në fakt, çfarë po shohim është se bombardimet po prekin popullatën civile dhe kjo po krijon një situatë shumë të rëndë”, tha Josep Borrell, Shefi i politikës së jashtme të BE-së.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha të enjten se pasi trupat izraelite të pushtojnë qytetin jugor të Khan Younis, nga ku janë larguar dhjetëra mijëra njerëz, ata do të shkojnë në Rafah.

Ora 16:51
Irani dënon sulmet e SHBA në Irak e Siri: Gabim që rrit tensionin dhe destabilitetin

1706975672_irak.JPG

Irani "dënon" sulmet e SHBA-së në Irak dhe Siri duke i konsideruar një "kërcënim për paqen dhe sigurinë në rajon".

Kështu deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Teheranit, Nasser Kanaani. 

“Sulmi i mbrëmshëm është  një tjetër gabim strategjik nga ana e amerikanëve, që vetëm sa do të rrisë tensionet dhe destabilitetin në rajon”, tha zëdhënësi.

Ora 16:37
Irak: 16 të vdekur në sulmet e SHBA-së! Moska i dënon: Amerika mbjell kaos në Lindjen e Mesme

Sulmet e SHBA- së kundër më shumë se 85 objektivave në Irak dhe Siri janë fillimi i asaj që pritet të pasohet nga një seri sulmesh në shkallë të gjerë të SHBA-së kundër grupeve të mbështetura nga Irani pasi u sulmuan trupat amerikane në Lindjen e Mesme.

Qeveria irakiane thotë se nga sulmet janë vrarë 16 persona mes të cilëve edhe civilë. "Ky agresion shkaktoi 16 vdekje, përfshirë civilë, si dhe 25 të plagosur".

Nga ana tjetër Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për "mbjelljen e kaosit dhe shkatërrimit" në Lindjen e Mesme. 

"Uashingtoni, vazhdon të mbjellë kaos dhe shkatërrim në Lindjen e Mesme”, tha Ministria e Jashtme e Moskës, siç raporton Tass. "Sulmet amerikane synojnë të nxisin më tej konfliktin", shton ai.

Ora 16:35
Të paktën 17 të vdekur në sulmet ajrore izraelite në Rafah

1706974663_eyjnumhyu.JPG

Pozicioni gjeografik i Rafah

Të paktën 17 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, kanë mbetur të vdekur si pasojë e dy sulmeve ajrore të Izraelit në Rafah.

17 trupat u transferuan në Spitalin Abu Yousef al-Najjar, objekti kryesor shëndetësor i Rafah.

Lajmi është konfirmuar nga një reporter i Associated Press, i cili kishte parë në spital nga afër 17 viktimat.

Sulmi i parë u përqendrua duke goditur një ndërtesë banimi, që shkaktoi vdekjen e 13 personave nga familja Hijazi.

Në mesin e viktimave ndodhen dy gra dhe tre fëmijë, sipas zyrtarëve të spitalit.

Sulmi i dytë u përqendrua duke goditur një tjetër shtëpi banimi në lagjen Jeneina të Rafah.

Si pasojë e këtij sulmi mbetën të vdekur dy burra dhe dy gra të familjes Hams.

Ora 16:15
SHBA vazhdon sulmet ndaj rebelëve Houthis: Kemi shkatërruar 12 dronë në brigjet e Jemenit

1706973470_yejdtujuf.JPG

Pamje nga prezenca e ushtrisë së SHBA-së në Jemen 

SHBA njoftoi se dje se gjatë sulmeve ndaj rebelëve Houthi, në brigjet e Jemenit, ka shkatërruar 12 dronë.

Lajmi është bërë i ditur nga Komanda Qendrore, Centcom.

Ora 09:24
Shefi i forcave të armatosura të Irakut: Sulmet e SHBA-së cenojnë sovranitetin tonë! Do të kenë pasoja të rënda

1706916184_tani.png

Sulmet e SHBA-së përbëjnë një "shkelje të sovranitetit të Irakut" dhe përfaqësojnë një kërcënim. Paralajmërimi vjen nga zëdhënësi i komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Irakut, gjeneral Yahya Rasul Abdullah.

"Qytetet e Al-Kaimit dhe zonat kufitare të Irakut janë shënjestruar nga sulmet ajrore të SHBA-së, në një kohë kur Iraku po përpiqet të sigurojë stabilitet në rajon," shtoi Abdullah pas bombardimeve të mbrëmshme amerikane në Irak dhe Siri kundër pozicioneve të lidhura me milicitë dhe grupet pro-iraniane në përgjigje të vdekjes së tre ushtarëve amerikanë në sulmin e kryer midis të shtunës dhe të dielës së kaluar në Jordani.

"Këto sulme - shtoi ai - përfaqësojnë një shkelje të sovranitetit të Irakut" dhe do të shkaktojnë "një dobësim të përpjekjeve të qeverisë irakiane dhe do të përfaqësojnë një kërcënim që do të tërheqë Irakun dhe rajonin drejt pasojave të padëshiruara dhe katastrofike për sigurinë dhe stabilitetin".

Ora 07:50
Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken vizitë në Lindjen e Mesme këtë fundjavë

1704835898_fkfukukfyuk.JPG

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë në Arabinë Saudite, Egjipt, Katar, Izrael dhe Bregun Perëndimor nga 4 deri më 8 shkurt - udhëtimi i tij i pestë në rajon që nga 7 tetori.

Fokusi i udhëtimit do të jetë puna për një marrëveshje për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura të mbajtura nga Hamasi në Gaza.

Ai gjithashtu do të kërkojë të marrë më shumë ndihmë humanitare në enklavë, tha departamenti i shtetit.

"Unë po kthehem në Lindjen e Mesme këtë javë që vjen për të vazhduar punën me partnerët tanë se si të arrihet një paqe e qëndrueshme në rajon, me siguri të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët njësoj," tha Blinken në X të premten.

Por vizita e tij do të vijë mes hakmarrjes së SHBA për sulmin fatal me dron që vrau tre anëtarë të shërbimit amerikan të dielën dhe frikës në rritje për një konflikt të zgjeruar.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SHQIPTARI I SHQIPËRIS: 03/02/2024 20:28

    Bravo U.S.A,lor ju lutem juve a mund ti njoftoni që jan mbi 22000 (mijë)jerë të palestinezëve të humbura dhe... A do t'ibombarbajnë dhe (n.q.s i quajnë terorist) Izraelin? E them këtë sps e di që shteti Izraelit është i përkëdheluri i tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur