Lufta në Gaza/ Media: Nesër në Kajro do të rifillojnë negociatat Izrael - Hamas për një armëpushimin

Lufta në Gaza/ Media: Nesër në Kajro do të rifillojnë negociatat Izrael - Hamas për një armëpushimin

1709394023_favaebsaebnrsen.JPG

Kajro, Egjipt

Burimet egjiptiane të sigurisë kanë njoftuar për Al Arabiya se negociatat për armëpushimin në Gaza dhe shkëmbimin e pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë do të rifillojnë nesër në Kajro.

"Flitet për një armëpushim të gjatë në Gaza dhe një shkëmbim - citon burimi - por për të arritur një marrëveshje është e nevojshme të vendoset tërheqja e Izraelit nga Gaza veriore dhe kthimi i njerëzve të zhvendosur".

Ditët e fundit u fol për një armëpushim 40-ditor, të cilin pas shkëmbimit të pengjeve dhe të arrestuarve, bashkësia ndërkombëtare më pas do të përpiqej ta bënte të përhershme.


Lajmi kryesor:

Lufta në Gaza/ Biden shpreson në një armëpushim në fillim të Ramazanit!15 mijë protestues marshojnë në Izrael për lirimin e pengjeve në duart e Hamas!


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale