Anija luftarake USS Tripoli, me rreth 2.200 marinsa në bord, është nisur nga Singapori drejt Lindjes së Mesme. Kështu raporton CNN, teksa sulmet amerikano-izraelite në Iran hyjnë janë sot në ditën e 18-të.
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz thotë se ushtria e tij ka vrarë shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijani, në një sulm. Larijani u pa për herë të fundit në publik në një marshim për Ditën e Quds-it në Teheran të premten. Irani nuk ka konfirmuar nëse ai është vrarë apo plagosur. Nga ana tjetër, televizioni iranian ka publikuar një mesazh të Larijanit ku shkruhet se "është propagandë".
Po ashtu, forcat izraelite kanë deklaruar se kanë eliminuar Komandantin e forcave iraniane Basij, Gholamreza Soleimani, pas sulmeve të kryera në 10 nga pozicionet e tyre në Teheran. IDF bëri këtë njoftim, duke shtuar se forcat Basij kanë qenë përgjegjëse për vite me radhë për aktivitete terroriste dhe shtypjen e dhunshme të civilëve gjatë protestave të brendshme.
Franca do të marrë pjesë në shoqërimin ushtarak të anijeve në Ngushticën e Hormuzit kur situata “të jetë më e qetë”, tha presidenti francez Emmanuel Macron. Në “kontekstin aktual”, shtoi ai, Franca nuk është e gatshme për operacione për rihapjen e ngushticës.
Një përçarje e fortë ka dalë në pah në SHBA për luftën me Iranin, pasi shefi i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit, Joseph Kent, ka dhënë dorëheqjen duke kundërshtuar hapur konfliktin.
Ai është zyrtari i parë dhe më i lartë i administratës së presidentit Donald Trump që largohet për këtë arsye. Në një mesazh në X, Kent shkruan se nuk mund ta mbështesë luftën dhe se Irani nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm për SHBA-të. Sipas tij, lufta nisi për shkak të presionit të Izraelit dhe lobit të tij në Amerikë.
Ndërkohë, tensionet në terren mbeten të larta.
Dronë dhe raketa janë lëshuar drejt ambasadës së SHBA-ve në Bagdad, në atë që është përshkruar si “sulmi më intensiv” që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rihapur hapësirën ajrore pasi e kishin mbyllur për shkak të kërcënimeve me raketa dhe dronë nga Irani. Në orët e para të mëngjesit u dëgjuan shpërthime në Dubai dhe në Doha, Katar.
Një sulm me dronë shkaktoi sërish një zjarr në një depo karburanti në Fujairah që është vënë në shënjestër në mënyrë të përsëritur në bregun lindor të vendit, përballë Gjirit të Omanit, por nuk pati të lënduar.
Presidenti Donald Trump përsëriti thirrjen e tij që vendet e tjera, veçanërisht aleatët e NATO-s, të ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, dhe thotë se është befasuar që shumë liderë botërorë nuk kanë qenë “të etur” për t’u përfshirë në këtë rrugë kyçe të transportit të naftës.
Më herët, ushtria izraelite tha se kishte nisur “një valë të gjerë sulmesh” në qytetet e Teheranit, Shirazit dhe Tabrizit, si dhe Bejrutit në Liban.

Lufta kundër Iranit ishte një "ekskursion i vogël" dhe do të mbarojë "brenda disa javësh".
Kështu deklaroi Presidenti amerikan Donald Trump gjatë një aktiviteti në Kongresin e SHBA-së për nder të kryeministrit irlandez Michael Martin në Ditën e Shën Patrikut.
"Nuk do të zgjasë shumë... Jemi padyshim përpara afatit", shtoi Presidenti amerikan.
Trump vijoi më tej duke thënë se problemi i vetëm i ushtrisë amerikane në Iran është se nuk di me kë të merren, pasi sipas tij, të gjithë liderët janë vrarë.
"Problemi ynë më i madh është se nuk dimë me kë të merremi në Iran, sepse të gjithë janë zhdukur", tha mes të tjerash Trump.

Lufta në Iran i ka kushtuar Shteteve të Bashkuara të paktën 12 miliardë dollarë deri tani. Këtë vlerësim e ka bërë një zyrtar i administratës së Donald Trump. Shifra ka gjasa të jetë më e ulët se kostoja reale, pasi nuk përfshin dislokimin e forcave që i parapriu sulmit dhe as shpenzimet afatgjata për zëvendësimin e armëve të përdorura.
Center for Strategic and International Studies, siç raporton Time, kishte vlerësuar fillimisht se 100 orët e para të operacionit kishin kushtuar rreth 891,4 milionë dollarë në ditë. Ky ritëm i lartë shpenzimesh mund ta detyrojë së shpejti administratën të kërkojë fonde të reja.

Forcat izraelite kanë deklaruar se kanë eliminuar Komandantin e forcave iraniane Basij, Gholamreza Soleimani, pas sulmeve të kryera në 10 nga pozicionet e tyre në Teheran.
“Gjatë 24 orëve të fundit, komandanti i forcave Basij është eliminuar dhe më shumë se 10 nga pozicionet e tyre në Teheran janë goditur. Gjatë Operacionit ‘Gjëmimi i Luanit’, IDF ka kryer një përpjekje të vazhdueshme dhe të organizuar për të synuar Gardën Revolucionare dhe njësinë Basij, duke çmontuar qindra seli dhe qendra komande e kontrolli të njësisë në të gjithë Iranin, veçanërisht në Teheran", thuhej në deklaratën e IDF.
IDF bëri këtë njoftim, duke shtuar se forcat Basij kanë qenë përgjegjëse për vite me radhë për aktivitete terroriste dhe shtypjen e dhunshme të civilëve gjatë protestave të brendshme.

Anija luftarake USS Tripoli, me rreth 2.200 marinsa në bord, është nisur nga Singapori drejt Lindjes së Mesme. Kështu raporton CNN, duke cituar burime të informuara.

Foto: Donald Trump
Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, i pyetur nëse ekziston një plan për “ditën tjetër” në Iran, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se, nëse SHBA do të tërhiqej tani, Iranit do t’i duheshin “10 vjet për t’u rindërtuar”.
“Ne nuk jemi ende gati të largohemi. Do të largohemi në të ardhmen e afërt, pothuajse shumë shpejt”, u shpreh ai.
Foto: Kaja Kallas
Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi sot se duhet të gjenden mënyra diplomatike për të mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit.
“Askush nuk është i gatshëm t’i vërë njerëzit e vet në rrezik në Ngushticën e Hormuzit. Ne duhet të gjejmë mënyra diplomatike për ta mbajtur këtë të hapur në mënyrë që të mos kemi një krizë ushqimore, krizë të plehrave kimike, krizë energjie gjithashtu”, tha Kallas në një intervistë me Reuters.
Presidenti Trump paralajmëroi të dielën NATO-n se e pret “një e ardhme shumë e keqe” nëse vendet anëtare nuk i ndihmojnë SHBA-së që ta sigurojë Ngushticën e Hormuzit.
Deri më tani, asnjë vend nuk është shprehur publikisht pro thirrjes së Trumpit, teksa vendet si Britania, Gjermania dhe Spanja kanë paraqitur qëndrim kundër, duke thënë se nuk duan të tërhiqen në një luftë më të gjerë, dhe po ashtu se lufta ndaj Iranit nuk është çështje e NATO-s.
Ndërkohë një ditë më parë Trump tha se e dinte që nuk do të merret ndihmë nga vendet e NATO-s, sepse siç ka thënë, kjo ka ndodhur gjithmonë, që SHBA-ja i ka ndihmuar ato, ndërkaq ato kanë refuzuar të ofrojnë ndihmë.
Ndër të tjera ai shtoi se disa liderë i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës dhe se emrat e tyre do t’i bëjë publik më vonë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis
Greqia nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion ushtarak pranë Iranit, deklaroi të martën kryeministri Kyriakos Mitsotakis.
Në një event në Athinë, ai u shpreh qartë se vendi i tij nuk do të përfshihet në konfliktin në Lindjen e Mesme, pavarësisht thirrjeve të SHBA-ve për mbështetje në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.
“Përgjigjja e thjeshtë është jo, Greqia nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion në zonën e luftimeve”, tha Mitsotakis, duke shtuar se nuk sheh as gatishmëri nga vendet e tjera europiane për një angazhim të tillë.
Sipas tij, Europa duhet të përqendrohet te pasojat ekonomike të luftës, siç janë rritja e çmimeve të energjisë, dhe jo te përfshirja ushtarake.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ‘ne po destabilizojmë regjimin iranian me shpresën se do t'i japim popullit iranian mundësinë për ta rrëzuar atë.’
Komentet Netanyahu i bëri përmes një video-mesazhi pas një sulmi të kryer gjatë natës në Teheran, ku u vra kreu i Këshillit Suprem të Mbrojtjes, Ali Larijani dhe udhëheqësit e forcës paramilitare të Basinit.
"Në të njëjtën kohë, ne po i ndihmojmë miqtë tanë amerikanë në Gjirin Persik si me sulme indirekte ashtu edhe me veprime të drejtpërdrejta", vazhdoi ai.
Duke iu referuar Larijanit, Netanyahu e quajti atë një "gangster që drejtoi Iranin". Netanyahu pranoi se "nuk do të jetë e lehtë" të përmbyset regjimi, "por nëse këmbëngulim, do t'i japim popullit mundësinë të marrë fatin e tij në duart e veta".

British Airways ka pezulluar fluturimet drejt disa destinacioneve në Lindjen e Mesme deri më 31 maj, për shkak të situatës së tensionuar nga lufta me Iranin.
Kompania britanike ka ndalur fluturimet drejt aeroportit Ben Gurion në Tel Aviv, si dhe linjat nga dhe për Amman, Bahrein dhe Dubai, duke zgjatur kështu masat e marra më herët.
Vendimi lidhet drejtpërdrejt me pasigurinë në rajon dhe rrezikun në hapësirën ajrore, që ka detyruar disa kompani ajrore të rishikojnë operacionet e tyre.
Ndërkohë, janë shtuar edhe fluturime të tjera drejt Singaporit dhe Bangkokut për të përballuar situatën dhe për të ndihmuar udhëtarët e bllokuar.

Shefi i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit në SHBA, Joseph Kent
Shefi i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit në SHBA, Joseph Kent, ka dhënë dorëheqjen duke kundërshtuar hapur luftën me Iranin. Ai është anëtari i parë dhe më i lartë i administratës së presidentit Donald Trump që jep dorëheqjen për shkak të luftës.
Në një mesazh në X, ai shkruan se pas shumë reflektimesh nuk mund ta mbështesë konfliktin në vazhdim. Sipas tij, Irani nuk përbënte një kërcënim të menjëhershëm për SHBA-të dhe lufta nisi si pasojë e presionit të Izraelit dhe lobit të tij në Amerikë.
“E kam marrë këtë vendim me ndërgjegje. Nuk mund të mbështes luftën në Iran”, shkruan Kent, duke e bërë publike dorëheqjen me efekt të menjëhershëm.
After much reflection, I have decided to resign from my position as Director of the National Counterterrorism Center, effective today.
— Joe Kent (@joekent16jan19) March 17, 2026
I cannot in good conscience support the ongoing war in Iran. Iran posed no imminent threat to our nation, and it is clear that we started this… pic.twitter.com/prtu86DpEr

Foto: Kazem Jalali
Ambasadori iranian në Rusi, Kazem Jalali, mohoi pretendimet se Mojtaba Khamenei është në Moskë për trajtim mjekësor.
"Lajmi për transferimin e Udhëheqësit Suprem në Rusi për trajtim është një luftë e re psikologjike. Udhëheqësit iranianë nuk kanë nevojë të ikin dhe të fshihen në strehimore", tha ai.
Gazeta kuvajtiane Al-Jarida raportoi dje se Khamenei u transportua fshehurazi në Moskë me një aeroplan ushtarak rus për operacion, pasi mbeti i plagosur në sulmet amerikano-izraelite më 28 shkurt.

Në një fotografi të publikuar nga televizioni iranian dhe në llogaritë e Ali Larijanit në Telegram dhe X, shihet një mesazh i shkruar me dorë, i cili nuk ka shenjë kohe dhe date, por mediat shtetërore të vendit raportojnë se është i sotëm.
“Armiqtë thonë se më kanë goditur me sulme terroriste, por kjo propagandë nuk do të na dobësojë, sepse ata nuk kanë më shumë se thashethemet e tyre; ne i kemi goditur ata, tani po paguajnë me gjakun e Gazës”, thuhet në shkrim.
Mesazhi vazhdon me një homazh për marinarët iranianë të vrarë nga një sulm amerikan:
“Shpëtimi i personalit të guximshëm detar të Ushtrisë së Republikës Islamike në Dena është pjesë e sakrificave të këtij kombi krenar, që janë shfaqur në këtë epokë të luftës kundër shtypësve ndërkombëtarë. Kujtimi i tyre do të mbetet përgjithmonë në zemrën e kombit iranian, dhe këta martirë do të forcojnë themelet e ushtrisë së Republikës Islamike në vitet që vijnë.”
Irani po përgatitet të mbajë një ceremoni në mbrëmje për të nderuar 84 marinarët nga një nëndetëse amerikane më 4 mars.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha të martën se shefi i sigurisë së Iranit, Ali Larijani, ishte vrarë në një sulm izraelit. Nuk ka pasur asnjë konfirmim nga Irani.
Mediet izraelite raportojnë se Ali Larijani është sulmuar së bashku me djalin e tij në një apartament të fshehtë. Shefi i sigurisë iraniane ishte parë në publik të premten e kaluar duke marrë pjesë në tubime për Ditën e Quds-it.
Nëse vdekja e tij konfirmohet, Larijani do të ishte zyrtari më i lartë iranian i vrarë pas Udhëheqësit Suprem, Ali Khamenei, i cili vdiq në ditën e parë të luftës. Larijani konsiderohet një nga zyrtarët me më shumë ndikim në politikë dhe në strategjinë ushtarake të regjimit në Iran.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se lufta në Lindjen e Mesme duhet të mbarojë sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa shtoi se Rusia po ndihmon me armatime Iranin.
“Ne pamë disa detaje nga një prej Shahed-ëve, i cili u shkatërrua në një nga vendet në Lindjen e Mesme. Ishin detaje ruse. Pra, ne e dimë se iranianët nuk e prodhuan atë.”
Udhëheqësi ukrainas foli gjithashtu për kontaktet e tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu gjatë luftës aktuale rajonale. Zelensky tha se nuk ka folur ende drejtpërdrejt me Netanyahun që nga fillimi i konfliktit, megjithëse komunikimi midis dy palëve ka vazhduar përmes kanaleve zyrtare.
“Jo, nuk folëm. Ekipi izraelit është i lidhur me ne dhe tha: Po sikur të flisja me kryeministrin? Ekipi im tha: ‘Po, po, po, jemi gati’, tha Zelensky. I pyetur për mesazhin e tij drejtuar udhëheqësit izraelit, ai shtoi: “Ai ka atë që më duhet mua dhe unë kam atë që i duhet atij. Pra, jam gati për këtë dialog. Mendoj se është një dialog i rëndësishëm.”

Izraeli ka shënjestruar Ali Larijanin, kreun e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, në një sulm në Teheran natën e së hënës, sipas një burimi izraelit të njohur me çështjen.
Forcat izraelite po presin ende rezultatet e sulmit, të njohura si vlerësim i dëmit të betejës, për të përcaktuar nëse Larijani u vra ose u plagos.
Të martën në mëngjes, Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Eyal Zamir, tha: “Ne patëm arritje të konsiderueshme në Iran mbrëmë.”
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kryen një valë sulmesh paralele të hënën në mbrëmje kundër qyteteve Teheran, Shiraz dhe Tabriz. IDF nuk përmendi asgjë për synimin ndaj Larijanit, duke përmendur në vend të kësaj vendet e prodhimit të raketave dhe qendrat e komandës si objektiva.
“Përveç dëmit të vazhdueshëm dhe dobësimit të kapaciteteve ushtarake dhe të prodhimit industrial, ne veprojmë kundër elementëve të Gardës Revolucionare dhe aparatit shtypës të regjimit,” tha Zamir gjatë një vlerësimi të situatës.
Izraeli gjithashtu goditi figura të larta të Xhihadit Islamik Palestinez, një grup militant i mbështetur nga Irani në Gaza, në një sulm të ndarë disa ditë më parë, tha burimi izraelit për CNN.

Ambasada e SHBA-ve në Bagdad është vënë në shënjestër nga një valë sulmesh me dronë dhe raketa, sipas raportimeve nga Reuters dhe AFP.
Burime të sigurisë irakiane kanë thënë kësaj të fundit se ishte “sulmi më intensiv që nga fillimi i tyre”.
Ambasada kishte lëshuar një alarm të ri sigurie për qytetarët amerikanë në Irak rreth gjashtë orë më parë, ku paralajmëronte se “milicitë terroriste të lidhura me Iranin kanë sulmuar në mënyrë të përsëritur Zonën Ndërkombëtare” në qendër të Bagdadit.

Impiantet e naftës dhe gazit në Lindjen e Mesme do të kthehen në “grumbuj hiri” nëse Shtetet e Bashkuara godasin impiantet në ishullin Kharg, deklaroi zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, Abolfazl Shekarchi.
Sipas Axios, Uashingtoni po shqyrton mundësinë për të marrë nën kontroll ishullin për të “nxjerrë jashtë loje ekonomikisht Teheranin”. Në këtë ishull ndodhet terminali më i madh i naftës i Republikës Islamike, i cili përpunon 90% të eksporteve të saj.
Komente











Ne xhdo lufte dhe nga sejcili shtet behen propaganda por deri me tani eshte e sakte qe Izraeli ka eliminuar shum udheheqes te Iranit edhe pse Irani mundohet ta mbaj te fshehte por per 90% eshte vrare pse shpiunu kryesor gjendet ne mesin e tyre mundet te ndodhe edhe ma keq ku ne fund dote perdoren arme nukleare qe te vij deri ne kapitullim.
PërgjigjuIranianet e treguan shefin e tyre te sigurise qe eshte gjalle kurse nga ana tjeter nuk po shikoj qe netanyahu dhe ben gvir te duken ne xhiro kjo do te thote qe jane eleminuar nga Irani
Përgjigju