Anijet tregtare që po presin pranë Ngushticës së Hormuzit duhet “të tregojnë guxim dhe ta kalojnë atë”. Kështu është shprehur Donald Trump në një intervistë për Fox Neës të dielën, por deklarata u bë publike vetëm sot, pasi disa anije janë sulmuar nga Teherani.

Disa kundërshtarë të Trumpit dhe përfaqësues demokratë e kanë kritikuar këtë koment, duke e akuzuar se po nënvlerëson rreziqet e luftës.

Një raporti i Financial Times ka 'trazuar' politikën në Itali dhe Francë, pas pretendimeve se qeveritë e të dy vendeve ishin futur në negociata sekrete me Iranin, për të garantuar qarkullimin e lirë të anijeve të tyre në Ngushticën e Hormuzit. Por këto pretendime u hodhën poshtë nga qeveria italiane dhe u cilësuan si të pavërteta. Ministria e Jashtme italiane tha se nuk kishin pasur asnjë kontakt me Teheranin gjatë kësaj kohe.

Në ditën e 14-të të luftës, një raketë balistike e lëshuar nga Irani hyri sot në hapësirën ajrore të Turqisë dhe u rrëzua nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s. Lajmin e bëri Ministria e Mbrojtjes, teksa kjo është raketa e tretë e kapur mbi hapësirën turke.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth tha gjatë një konference për shtyp këtë të premte se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “plagosur dhe me shumë gjasa është shpërfytyruar”. Ndër të tjera ai shtoi se udhëheqja e Iranit fshihen se janë të dobët.

“Udhëheqja e Iranit nuk është në një gjendje të mirë, ata fshihen, struken, kjo është ajo që bëjnë minjtë", tha Pete Hegseth.

Ndërkohë shpërthime të fuqishme u regjistruan në Teheran, ku turma të mëdha njerëzish u mblodhën në sheshin Ferdoësi për 'Ditën e Kudsit', një tubim ndërkombëtar vjetor në mbështetje të palestinezëve. Sulmet erdhën menjëherë pasi ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve të largoheshin nga zona.

Një seri shpërthimesh tronditën gjithashtu Dubain dhe një re e madhe tymi u ngrit mbi një zonë qendrore të qendrës financiare të Lindjes së Mesme. Sirenat u dëgjuan në zonën e Rrugës Sheikh Zayed, autostradës kryesore të qytetit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Deri më tani, aeroporti i Dubait, një nga më të mëdhenjtë në botë, është shënjestruar vazhdimisht, si dhe porti dhe pronat luksoze të tij, përfshirë Palm.

Ushtria amerikane konfirmoi vdekjen e gjashtë anëtarëve të ekuipazhit në bordin e një avioni të furnizimit me karburant të Forcave Ajrore Amerikane që u rrëzua në Irakun perëndimor, në një incident që tha se "nuk ishte për shkak të zjarrit armiqësor apo miqësor. Rrethanat e rrëzimit të avionit janë ende nën hetim, tha CENTCOM.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së ka njoftuar se po ndërmerr hapa për të lehtësuar më tej sanksionet ndaj naftës ruse pas rritjes së çmimeve për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme. Ky veprim do të lejojë shitjen e naftës bruto dhe produkteve të naftës ruse të ngarkuara tashmë në anije deri më 11 prill.

Sekretari i Departamentit të Thesarit, Scott Bessent, tha se kjo ishte një masë e përkohshme për të "promovuar stabilitetin në tregjet globale të energjisë" gjatë luftës.

“Kjo masë afatshkurtër zbatohet vetëm për naftën që është tashmë në tranzit dhe nuk do të ofrojë përfitime të konsiderueshme financiare për qeverinë ruse”, tha Bessent.

Ndërkohë çmimet e naftës u rritën përsëri mbi 100 dollarë për fuçi të enjten, tregjet e aksioneve ranë pasi tre anije të tjera mallrash u goditën në Gjirin Persik dhe udhëheqësi i ri suprem i Iranit u zotua të vazhdojë të bllokojë Ngushticën e Hormuzit - një rrugë kyçe transporti detar përmes së cilës zakonisht kalon rreth një e pesta e naftës botërore.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:16
Lufta në Iran, SHBA vendos shpërblim 10 milionë dollarë për ata që disponojnë informacione rreth Mojtaba Khameneit dhe liderëve të tjerë në Teheran

1773433142_Mojtabaaaaa.jpgDepartamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të premten një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacion në lidhje me vendndodhjen e udhëheqësit të ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei.

Programi i ‘Shpërblimeve për Drejtësi’ i Departamentit vendosi një shpërblim për 10 nga udhëheqësit më të lartë të mbetur të Iranit, përfshirë Khamenein dhe Ali Larijani, sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit dhe zyrtarin më të lartë të sigurisë së vendit.

“Këta individë komandojnë dhe drejtojnë elementë të ndryshëm të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, i cili planifikon, organizon dhe ekzekuton terrorizëm në të gjithë botën”, deklaroi Departamenti.

Programi ‘Shpërblime për Drejtësi’ ka ofruar më parë shpërblime për terroristë si ish-udhëheqësit e al-Kaedës, Osama bin Laden dhe Ayman al-Zawahiri. Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa ishte subjekt i një shpërblimi prej 10 milionë dollarësh sipas programit deri në ndryshimin e vendimit në vitin 2024.

Pesë nga personat e emëruar të premten janë të listuar sipas titujve të tyre, pa emër apo fotografi, duke përfshirë "sekretarin e këshillit të mbrojtjes" dhe "komandantin e IRGC-së".

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë vrarë shumë nga udhëheqësit më të lartë të Iranit, përfshirë ish-komandantin e IRGC-së, Mohammad Pakpour, dhe Ajatollah Ali Khamenei-n, ish-udhëheqësin suprem dhe babain e Mojtabas.

Midis zyrtarëve për të cilët SHBA-të po kërkojnë informacione, përveç Udhëheqësit Suprem Mojtaba Khamenei, janë:
– Ministri i Inteligjencës, Esmail Khatib,
– Zëvendës Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Ali Asghar Hejazi
– Gjeneral Major, Yahya Rahim Safavi
– Gjeneral Brigade, Eskandar Momeni
– Sekretari i Këshillit Suprem, Ali Larijani
Ora 20:45
Udhëheqësi i Hezbollahut: Po përgatitemi për një përballje të gjatë me Izraelin, s’kemi frikë nga vdekja

1773431256_Libann.jpg

Hezbollahu po përgatitet për "një përballje të gjatë" me Izraelin dhe parashikon fitoren. Kështu ka lajmëruar udhëheqësi i kësaj organizate Naim Kassem.

"Izraelitët nuk kanë mjetet për të arritur qëllimet e tyre. I them Katzit: nëse doni të bashkoheni, vazhdoni, por nuk do të keni mjetet për të ruajtur pozicionin tuaj në terren", paralajmëroi Naim Kassem ministrin izraelit të Mbrojtjes.

Deklaratat e liderit të Hezbollahut erdhën pasi ministri izraelit i Mbrojtjes tha se Libani do të paguajë "një çmim gjithnjë e më të lartë për vonesën e tij në çarmatosjen e Hezbollahut, me humbje territoriale dhe dëmtime në infrastrukturën e tij".

Udhëheqësi i Hezbollahut tha gjithashtu se luftëtarët e kësaj organizate janë të motivuar për të luftuar dhe nuk kanë frikë nga vdekja.

"Ne po përgatitemi për një përballje të gjatë dhe do të fitojmë. Luftëtarët e rezistencës islamike janë shumë të motivuar dhe nuk kanë frikë nga vdekja; ata janë gati për luftime", siguroi udhëheqësi i Hezbollahut.

Ora 18:41
Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa në Lindjen e mesme

1773423950_marinsat.JPG

Pentagoni po dërgon më shumë marinsa dhe anije luftarake në Lindjen e Mesme, pas shtimit të sulmeve iraniane në Ngushticën e Hormuzit. Lajmin e raporton Uoll Street Journal, duke cituar tre zyrtarë amerikanë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka miratuar një kërkesë nga Shtabi Qëndror amerikan, përgjegjës për forcat amerikane në Lindjen e Mesme, për të dërguar një grup të quajtur “amfib” të gatshëm për veprim dhe një njësi ekspeditare të marinsave të lidhur me të.

Sipas zyrtarëve, kjo njësi zakonisht përbëhet nga disa anije luftarake dhe rreth 5.000 marinsa. Anija luftarake USS Tripoli, e vendosur në Japoni, dhe marinsat që i janë caktuar asaj, janë nisur drejt Lindjes së Mesme, thanë dy nga zyrtarët.

Ata shtuan se marinsat janë tashmë të pranishëm në rajon për të mbështetur operacionin kundër Iranit. Sipas ABC Neës, që citon dy burime zyrtare amerikane, një njësi e marinsave amerikanë e vendosur në tre anije sulmi amfib është dërguar tashmë në Lindjen e Mesme. ABC konfirmon se kjo njësi, e cila ndodhej në Japoni, është transferuar në rajon në kuadër të luftës me Iranin.

 

Ora 17:40
Vetëm 77 anije kaluan Hormuzin në 11 ditë luftë! Një vit më parë, në të njëjtë periudhë ishin 1.229

1772711682_ngushticaehormuzit.png

Që nga fillimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, i shpërthyer pas sulmit të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit, vetëm 77 anije kanë kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit. Kryesisht bëhet fjalë për anije që i përkasin të ashtuquajturës “flotë fantazmë”.

Këtë e pohon kompania e të dhënave detare Lloyd's List Intelligence.
“Ne kemi regjistruar 77 kalime që nga fillimi i muajit përmes ngushticës, të cilën Rojet e Revolucionit iranian duan ta mbajnë të mbyllur,” theksoi Bridget Diakun, analiste e Lloyd's List Intelligence.

Për krahasim, midis 1 dhe 11 marsit 2025 ishin regjistruar 1.229 kalime në këtë ngushticë, thekson kjo kompani e të dhënave e lidhur me revistën e specializuar detare Lloyd’s List.

Ora 17:18
Financial Times: Roma dhe Parisi zhvilluan bisedime sekrete me Iranin për ‘Hormuzin’, Qeveria italiane: Pretendime të pavërteta, asnjë kontakt me Teheranin

1773418767_xtdyuoo.jpg

Qeveria italiane ka mohuar raportin e publikuar nga Financial Times se Roma, së bashku me Parisin, ka hapur kanale dialogu me Iranin, për të garantuar qarkullimin e lirë detar në Ngushticën e Hormuzit.

Kur u kontaktuan nga Corriere Della Sera, të dy burimet në Palazzo Chigi dhe Ministria e Jashtme italiane mohuan kategorikisht se kanë pasur ndonjë kontakt me autoritetet iraniane.

Ata theksojnë se raportet e publikuara, janë "të pavërteta".

Ora 16:03
Ministri britanik i Mbrojtjes ngre dyshime: 'Dora’ e Putinit ndoshta fshihet pas taktikave të Iranit

1773414383_sdt68ukd.jpg

Ministri britanik i Mbrojtjes, John Healey, ka deklaruar se dyshon se pas taktikave luftarake iraniane si dhe pas potencialit të tyre ushtarak fshihet ‘dora’ e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

"Nuk do të habiste askënd të mendonte se dora e fshehtë e Putinit fshihet pas disa taktikave iraniane dhe potencialisht edhe pas disa prej aftësive të tyre", tha Ministri Britanik i Mbrojtjes, John Healey, duke ringjallur dyshimet se Rusia po bashkëpunon ushtarakisht me Teheranin, veçanërisht në përdorimin e dronëve, në konfliktin kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

"I vetmi udhëheqës botëror që përfiton nga rritja marramendëse e çmimeve të naftës tani është Putini", shtoi ministri gjatë një vizite në selinë britanike në Northwood, pranë Londrës.

Healey më pas deklaroi se zyrtarët e Mbrojtjes po analizojnë dronin e prodhuar në Iran që goditi bazën RAF në Akrotiri të Qipros më 1 mars, duke kërkuar "çdo provë të komponentëve rusë ose të tjerë të huaj".

Ora 13:34
'Përse nuk doli me video në deklaratën e djeshme’, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Udhëheqësi i ri i Iranit është ‘shpërfytyruar’

Foto: Pete Hegseth

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, tha sot në një konferencë për shtyp se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “plagosur dhe me shumë gjasa është shpërfytyruar”.

“Udhëheqja e Iranit nuk është në një gjendje më të mirë, ata fshihen, struken, kjo është ajo që bëjnë minjtë. Ne e dimë që udhëheqësi i ri i ashtuquajtur jo aq suprem është i plagosur dhe ka të ngjarë të jetë shpërfytyruar", tha Pete Hegseth.

Sekretari i mbrojtjes hodhi dyshime mbi mesazhin e parë të supozuar të udhëheqësit të ri iranian, i cili u lexua në televizionin shtetëror.

“Ai bëri ​​një deklaratë dje, në fakt një deklaratë të dobët, por nuk kishte as zë dhe as video”, tha Hegseth.

Ai shtoi: “Irani ka shumë kamera dhe shumë regjistrues zëri, pse një deklaratë me shkrim? Mendoj se e dini pse. Babai i tij, i vdekur. Ai është i frikësuar, është i plagosur, është në arrati dhe i mungon legjitimiteti. Është një rrëmujë për ta.”

Ora 12:56
BE: Vendimi i SHBA-së për naftën ruse ndikon në sigurinë evropiane

Foto: Flamuri i BE-së

BE ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar vendet të blejnë naftë ruse që janë aktualisht të ngarkuara në anije në det.

Antonio Costa, Presidenti i Këshillit Evropian përmes një postimi në rrjetet sociale theksoi se ky është një vendim shqetësues, pasi ndikon në sigurinë evropiane.

 “Vendimi i njëanshëm i SHBA-së për të hequr sanksionet mbi eksportet e naftës ruse është thellësisht shqetësues, pasi ndikon në sigurinë evropiane. Rritja e presionit ekonomik mbi Rusinë është thelbësore që ajo të bjerë dakord për negociata serioze për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Dobësimi i sanksioneve rrit burimet në dispozicion të Rusisë për të zhvilluar një luftë agresioni kundër Ukrainës”, shkroi Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa në X.

Ora 12:37
SHBA-të miratuan blerjen e naftës ruse, kancelari gjerman: Është një gabim

1770996359_friedrichmerz.jpg

Foto: Friedrich Merz

Kancelari gjerman Friedrich Merz kritikoi autorizimin e përkohshëm të Shteteve të Bashkuara për të blerë naftë ruse.

"Ne mendojmë se është gabim të lehtësohen sanksionet tani, për çfarëdo arsye", tha Merz.

 Berlini, shtoi ai, "nuk do të lejojë që Ukraina të preket nga lufta në Iran".

Ora 11:31
Rrëzimi i avionit ushtarak amerikan në Irak, konfirmohet vdekja e gjashtë anëtarëve të ekuipazhit

Qendra e Komandës amerikane (CENTCOM) kanë konfirmuar vdekjen e gjashtë anëtarëve të ekuipazhit të avionit cisternë amerikan KC-135 që u rrëzua mbrëmjen e së enjtes në perëndim të Irakut.

“Më 12 mars, rreth orës 14:00 sipas orës së Bregut Lindor të SHBA-së, një avion furnizimi KC-135 i ushtrisë amerikane u rrëzua në Irakun perëndimor. Gjashtë anëtarët e ekuipazhit janë konfirmuar të vdekur, ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë. Rrethanat e incidentit janë nën hetim. Megjithatë, humbja e avionit nuk është shkaktuar nga zjarr armik apo zjarr miqësor. Identitetet e anëtarëve të ekuipazhit nuk do të bëhen publike përpara se të kalojnë 24 orë nga njoftimi i familjarëve të tyre”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ora 11:18
NATO rrëzon raketën e tretë në hapësirën ajrore turke

1772654057_raketa.JPG

Një raketë balistike e lëshuar nga Irani hyri sot në hapësirën ajrore të Turqisë dhe u rrëzua nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s.

Lajmin e bëri Ministria e Mbrojtjes, teksa kjo është raketa e tretë e kapur mbi hapësirën turke brenda pak ditësh

Ora 11:06
Trump: Teherani është gati të dorëzohet

1772605720_donaldtrump.jpg

Foto: Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, citohet tu ketë thënë udhëheqësve të G7 se Irani "është afër dorëzimit", raporton Axios, duke cituar tre zyrtarë të lartë.

Gjatë një bisede, e cila u zhvillua të mërkurën në mëngjes, Trump pretendoi suksesin e Operacionit Epic Fury, duke pretenduar se ai kishte "eliminuar një kancer që na kërcënonte të gjithëve".

Ndërsa pohoi se Irani është "pranë dorëzimit", presidenti i SHBA-së shtoi se aktualisht nuk ka asnjë udhëheqës në Teheran me autoritetin për të marrë një vendim të tillë.

"Askush nuk e di kush është udhëheqësi, kështu që nuk ka askush që mund të njoftojë dorëzimin".

Të njëjtët zyrtarë e përshkruan Trumpin si "të paqartë" në lidhje me kohën dhe objektivat e operacionit ushtarak.

Ora 09:26
Izraeli valë të re sulmesh në Iran! Shpërthime të fuqishme në Teheran

1773158205_teheran.JPG

Një seri shpërthimesh të fuqishme tronditën Teheranin këtë mëngjes, në ditën e katërmbëdhjetë të luftës së nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Sipas ushtrisë izraelite, sulmet kanë në shënjestër infrastrukturën e regjimit iranian në kryeqytetin iranian.

“IDF sapo ka filluar një valë të gjerë sulmesh që synojnë infrastrukturën e regjimit terrorist iranian në të gjithë Teheranin”, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Ora 08:04
Rrëzohet në Irak avioni me naftë i SHBA me 5 ushtarakë në bord

Një avion amerikan "KC-135" që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.

Komanda Qendrore e SHBA-ve bën me dije se incidenti nuk ka lidhje zjarrin armiqësor të krijuar në rajon, ndërkohë që po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, për pesë ushtarët që ndodheshin në bord.

Ora 07:45
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë me këta të çmendur

1773096494_donaldtrump.webp

Foto: Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë një postim në rrjetin social Truth Social, ku paralajmëron për një veprim të mundshëm të madh kundër Iranit.

Trump përdor një gjuhë të ashpër ndaj regjimit iranian dhe bën thirrje që të ndiqen zhvillimet që pritet të ndodhin gjatë ditës.

“Shikoni çfarë do të ndodhë sot me këta të çmendur. Ata kanë vrarë njerëz të pafajshëm në mbarë botën për 47 vjet dhe tani unë, si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po i vras ata. Çfarë nderi i madh është ta bëj këtë”, shkruan Trump në postimin e tij.

Ai shton gjithashtu se, sipas tij, Shtetet e Bashkuara po shkatërrojnë plotësisht regjimin iranian në disa drejtime.

“Po shkatërrojmë plotësisht regjimin terrorist të Iranit, ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër”, thekson ai.

Ora 07:35
Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

1773092514_donaldtrump.JPG

Foto: Donald Trump

Duke komentuar mbi shëndetin e Udhëheqësit të ri Suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, Presidenti Donald Trump tha se ai ishte "plagosur, por është gjallë".

"Është plagosur, por mendoj se ndoshta është gjallë në një farë mënyre", tha Trump gjatë një interviste.

Mojtaba Khamenei i cili mbeti i plagosur në sulmin amerikano-izraelit të 28 shkurtit, - nuk është shfaqur në publik që nga fillimi i luftës.

Ora 07:31
Vritet ushtari francezi në Irak, Macron: E pajustifikueshme

Foto: Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se një ushtar u vra "gjatë një sulmi" në rajonin e Erbilit të Kurdistanit irakian, teksa gjashtë të tjerë u plagosën.

"Marshali Arnaud Frion i Batalionit të 7-të vdiq për Francën gjatë një sulmi në rajonin e Erbilit", shkroi ai, duke shtuar se "lufta në Iran nuk mund të justifikojë sulme të tilla".