Në ditën e 23-të të sulmeve amerikano-izraelite, presidenti Donald Trump i ka dhënë Teheranit një afat të prerë prej 48 orësh për të rihapur plotësisht dhe pa kushte Ngushticën e Hormuzit — një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.
“Nëse Irani nuk e hap Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orëve, pa kërcënime, Shtetet e Bashkuara do të godasin dhe do të shkatërrojnë centralet e tyre elektrike, duke nisur nga më e madhja”, deklaroi ai.
Paralelisht me këtë zhvillim, situata në Izrael mbetet e tensionuar pas sulmeve të fundit me raketa nga Irani. Bilanci i të plagosurve është rritur ndjeshëm në qytetet Arad dhe Dimona, ku në total raportohen 175 persona të lënduar.
Sipas të dhënave nga Soroka Medical Center: 115 të plagosur janë regjistruar në Arad, mes tyre 9 në gjendje të rëndë, 60 të plagosur në Dimona, përfshirë edhe një djalë 12-vjeçar në gjendje kritike
lajm në përditësim...

Pas ultimatumit të Presidentit Donald Trump drejtuar Republikës Islamike (48 orë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit ose termocentralet iraniane do të jenë në shënjestër), agjencia e lajmeve Mehr e Iranit kërcënoi se edhe një sulm i kufizuar ndaj infrastrukturës së energjisë elektrike të Iranit do ta zhytte të gjithë rajonin në errësirë.
Kjo u raportua nga media opozitare iraniane me seli në Londër, Iran International. "Thuajini lamtumirë energjisë elektrike", shkroi media e lidhur me shtetin, duke deklaruar se "me sulmin më të vogël" ndaj infrastrukturës energjetike të Republikës Islamike, "i gjithë rajoni do të zhytet në errësirë".
Mehr publikoi gjithashtu një hartë të termocentraleve kryesore në vendet e Gjirit Persik, duke përfshirë vendet në Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Katarin dhe Kuvajtin, duke deklaruar se 70% deri në 80% të termocentraleve kryesore të rajonit janë ndërtuar përgjatë bregdetit të Gjirit Persik dhe janë brenda rrezes së raketave iraniane.
Komente












