Këto foto jo vetëm tregojnë historinë, por na njohin edhe me një tjetër personazh të njohur Marlyn Monroe.

Në vitin 1954 Monroe performon përpara 100 mijë ushtarëve amerikanë  të cilët ndodheshin në Kore,event i zhvilluar për të festuar fundin e luftës.

Madje diva la në mes udhëtimin e muajtit të mjaltit pas martesës me lojtarin e basketbollit, Joe DiMaggio.

Ajo udhëtoi drejt gadishullit korean për të performuar për 4 ditë me radhë.

Madje këngëtarja e ka kujtuar performancën si një hap që e ndihmoi të luftonte frikën e saj për të kënduar përpara një publiku të madh.

Lufta në Kore u zhvillua  në vitet 1950-1953. Ajo shpërtheu për shkak që pushtimeve që Koreja e Veriut ndërmori në Korenë e Jugut. SHBA dërgoi ushtrinë e saj për të cliruar vendin.

Dhe këto foto shkojnë përtej luftës, na sjellin pranë edhe me gëzimin dhe argëtimin e ushtarëve.

Dhe mbi të gjitha dhe më e veçanta aty është Marlyn Monroe, e cila është në momentin e duhur kur lufta ka përfunduar.

[gallery]22970[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com