'Ura për Shqipërinë 2030', Rama: Zhvillojmë pronën shtetërore, s’paguajmë më qira! 25 institucione akomodim në kulla, shteti në këmbim të pronës merr zyrat

TIRANË - Shteti si sipërmarrës. Kjo është etapa e re që qeveria po hap me fokus zhvillimin e pronës shtetërore, e cila ka mbetur e pashfrytëzuar.

“Ky proces do të na japë mundësinë të krijojmë një profil të ri për sektorin publik, një profil sipërmarrës”, tha kryeministri Edi Rama.

Kjo fazë e re zhvillimi parashikon vënien në shërbim të pronës shtetërore për t’u ndërtuar nga privati, ku 50% do t’i përkasë shtetit dhe gjyma tjetër privatit.

Këtë të enjte janë prezantuar 4 projekte në katër prona shtetërore në Tiranë, do të ndërtohen kulla shumëkatëshe, ku në dy prej këtyre pronave godinat do të jenë tërësisht publike ku do të akomodohen institucione dhe në dy të tjerat godinat do të jenë të privatit.

“Shteti nuk do të zhvishet nga pjesëmarrja në zhvillimin e pronës, duke humbur kështu mundësinë që nëpërmjet kësaj pjesëmarrjeje të marrë edhe përfitimet në funksion të interesit publik, por do të jetë një aktor në bashkëpunim me aktorët e tjerë të tregut”, tha Rama.

Në pronën shtetërore tek Selman Stermasi do të akomodohen 22 institucione me 13 mijë punonjës, dhe në këmbim sipërmarrësi do të ndërtojë në pronën shtetërore pranë ish-ATSH-së në një projekt me 3 kulla deri në 40 kate për qëllim biznesi.

Po ashtu në tokën Shtetërore pranë Harry Fultz, ndërtohen godina për akomodimin e Kadastrës dhe ATP-së. Në këmbim ndërtuesi fiton të drejtën për të ndërtuar 3 kulla për biznes tek Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, ATP-ja sot.

Këto projekte të hartuara nga kompani ndërkombëtare që kanë marrë edhe lejen e zhvillimit nga KKT, do të vihen në zbatim nga ndërtues të cilët kanë afat deri më 20 janar 2025 për të paraqitur ofertat e tyre pranë Korporatës së Investimeve Shqiptare. I njëjti model zhvillimi do të ndiqet edhe për rivitalizimin e stadiumit Selman Stermasi, në Tiranë, apo për ndërtimin e Bibliotekës Kombëtare.

"Biblioteka kombëtare do të ndërtohet tek garda e republikës, tek parku i liqenit, do depozitohen libra por edhe do lexohet. 20 mijë metra katrorë", tha Adelina Greca. 

 Këto projekte zhvillimi sipas qeverisë hapin një kapitull të ri për zhvillimin e vendit duke ri-ngritur pronat shtetërore që janë lënë në degradim.

Gjatë prezantimit të këtyre projekteve drejtoresha e Korporatës së Investimeve Shqiptare ftoi të gjithë ambasadorët e shqiptarë jashtë vendit por edhe ato të huaj në vend të reklamojnë këto mundësi investimi që ofron Shqipëria.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:08
'Shteti partner i njëjtë me të gjithë partnerët e pafundëm privat', Rama: Do mirëpritet çdo projekt për të zhvilluar prona ku shteti ka pjesën e vet

 

Kryeministri Edi Rama ka paraqitur një program të ri zhvillimi për pronat publike në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e partneriteteve me sipërmarrësit privatë dhe investitorët e huaj.

Rama ka folur për mënyrën se si Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC) mund të mirëpresë çdo projekt që lidhet me zhvillimin e pronave ku shteti ka një pjesëmarrje, duke e bërë të mundur bashkëpunimin me aktorë të ndryshëm për të krijuar mundësi investimesh në të gjithë territorin.

'Koorporata Shqiptare e Investimeve (AIC), do mirëpres çdo projekt për të zhvilluar prona ku shteti ka pjesën e vet. Të gjithë duhet të ndjehen të lirë dhe të mirëseardhuri në dyert e AIC edhe për propozime që nuk figurojnë në listët e shpallur prej nesh. Qoftë në çdo pjesë të territorit të vendit ku sipas idesë përkatëse mund të ketë interes për të hyrë në një bashkëpunim me shtetin. Prona në zhvillim me ato kushte të përshkuara në legjislacion që kanë shërbyer për një periudhë kohe të tejkaluar. Projektet e Shqipëria 1 euro kanë qenë të lidhura me faktin që ishte pak atraktive për investimet e huaja dhe private në tërësi. Sot jemi në kushte që edhe për zhvillime të tilla në kryeqytet kemi arsye të mendojmë që jo vetëm sipërmarrësit vendas që janë baza e këtij partneriteti por edhe sipërmarrës dhe fonde të huaja kanë shprehur interes. Edhe një element tjetër, e dini shumë mirë, se një pjesë jo e lehtë ka të bëjë me projektin dhe burokracinë.'

Në këtë kuadër, ai vuri theksin te roli i AIC, si një instrument që do të lehtësojë barrën mbi institucionet dhe do të ndihmojë në përmbylljen e proceseve të komplikuara, si ato të prokurimeve dhe zhvillimit të projekteve.

'Në këtë rast merret një projekt dhe një leje zhvillimi e dhënë. Gjithë kjo pjesë kohe dhe konsumi energjish është e ezauruar nga partneri shtet. Ne kemi qenë të vëmendshëm të vendosemi në të njëjtën pozicion si pronar privat. Të mos kërkojmë diçka që del jashtë parametrave mesatarë të tregut, por as të mos bëjmë atë që bëhej në të kaluarën, të lëshohet territor. Shteti partner i njëjtë me të gjithë partnerët e pafundëm në territor si pronar privat. Por shumë më i thjeshtë se është një, ndërkohë me kushte dhe kërkesa të qarta.

Llogaritë janë bërë dhe ribërë shumë shpesh dhe faktikisht ato që patë llogariten më së miri për të dhënë mundësi privati të jepet marzh fitimi marrë parasysh fitimin që është sot, fitimi normal. Ende jo normal me tregje të tjera për kërkesën e lartë, ndërtimit të bibliotekës, poli qeveritar që e patë në projekt. Do akomodohen 20 institucione 13 mijë punonjës, janë vepra që mund të bëhen në këtë mënyrë. Do na kursejnë shumë ne, shpenzime për qerara, një fragmentim shumë të madh të punës së institucioneve, kushte jo gjithmonë optimale. Hapësirat me qira janë të gjithfarëllojshme.'

Ai përmendi stadiumin e ri dhe suksesin që ka pasur partneriteti shtet-sipërmarrje në këtë projekt, duke theksuar se ka qenë një shembull i suksesit të bashkëpunimit dhe që mund të përsëritet edhe për projekte të tjera, si për stadiumin "Selman Stermasi".

'Të zhvillojmë territore, si këtu afër tek vilat gjermane. Territor i degraduat në raport me zonën. Apo ajo patë tek ish ATSH. Për të cilat do marrim mbrapsht infrastrukturën publike. Pa folur për stadiumin, nuk ka më asnjë iluzion asnjë dyshim se është rruga e duhur. Arena kombëtare shembulli kuptimplotë se si një bashkëpunim shtet  sipërmarrje sukses i jashtëzakonshëm. Të dhënat që ne ndjekim nga operacioni ekonomik i stadiumit të jashtëzakonshme. As nuk ka dyshim se pjesa e përfituar për aktitvitetin sportiv e standardeve europiane. E njëjta gjë do ndodhi me Selman Stermasi. Po shohim rezultat me parkimet publike me partneritet. Për çdo ide në bashkëpunim me shtetin përmes AIC, ta paraqes. Në mbyllje, AIC do lehtësojë institucionet. Instrument në duar të institucioneve me staf të kualifikuar, me ekspertizë nga vende si Italia apo Spanja. Do ndodh lehtësim i madh i barrës i institucioneve për punën e tyre. Tërheqje nga procese të ndërlikuara nga institucione që kërkojnë ekspertizë të posaçme. Prokurimet publike po centralizohen tërësisht në duar të një operatori kombëtar. Vitin e ardhshëm edhe inteligjenca artificiale.

Meqë takimi i parë këtu një vit të mbarë për gjithë ju. Bankat nuk kanë nevojë për urimin tim, e kanë të mabrë çdo vit me shumën e likuiditetit, ndërkohë që të tjerët duan të bëjnë investimet. Rehatia mbi gjithë atë cash e ka ulur atë urinë e fillimeve. Të tjerët kanë nevojë për urim. Urime të gjithëve me dy këmbët e mbara, bankat me një.'

Ora 11:31
Stadiumi ‘Selman Stermasi’, Biblioteka Kombëtare, Kadastra... ja disa nga projektet e reja për Administratën dhe Sipërmarrjen (FOTO)

Adelina Greca, drejtore ekzekutive e Agjencisë Kombëtare e Planifikimit të Territorit bëri një pasqyrim të projekteve të disa godinave të reja në Tiranë që do u vihen në ndihmë të administratës publike dhe sipërmarrjes private.

Gjatë prezantimit të programit 'Ura për Shqipërinë 2030' në kryeministri, projektet e reja synojnë të japin një mundësi të mirë për bashkëpunimin mes sektorit publik dhe privat si dhe një shfrytëzim sa më efikas për asetet publike.

Një prej tyre Expo Albania, në afërsi të liqenit të Farkës, ku ka qenë dikur pista e helikopterëve. Do jetë një mundësi shumë e mirë për ekspozita, panaire edhe në rajon. Arkitekti Steven Hall.

Expo Albania

Tjetër infrastrukturë është pranë stadiumit Dinamo, e cila do të jetë në funksionon të administratës publike me 22 institucione të administratës qendrore.

Pronë tjetër do jetë një objekt sipërmarrjeje pranë ATSH-së në bulevardin Zhan D’Ark me hapësirë nëntokë, hapësira komerciale, zyra, hotel dhe rezidencë.

Pranë ATSH-së

Pranë shkollës Harry Fultz, parashikohet një infrastrukturë 3 institucione si Kadastra, Agjencia e  Trajtimit të Pronave dhe Shpronësimet në një vend. Klasterimi i këtyre institucioneve në bazë të funksioneve.

Kadastra

Një godinë me shërbime mikse parashikohet te Fakulteti i Inxhinierisë. Këtu ofrohen dhe apartamente dhe dhoma për studentë. Ka larmishmëri në hapësirat që ofron.

Objekti pranë Fakultetit të Inxhinierisë

Projekt i rëndësishëm është edhe rijetëzimi i stadiumit ‘Selman Stermasi’.

Stadiumi 'Selman Stermasi'

Me interes është edhe projekti i Bibliotekë Kombëtare tek ish-garda e Republikës, pranë Liqenit Artificial.

Biblioteka Kombëtare
Ora 11:17
'Ura për Shqipërinë 2030' për shfrytëzimin e aseteve publike, Veliaj: Ekonomia e Tiranës ishte tekstil dhe këpucë, sot është turizëm dhe IT

 

Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka komentuar mbi transformimin dhe shfrytëzimin e disa aseteve publike në kryeqytet. Ai theksoi në prezantimin e programit 'Ura për Shqipërinë 2030' në kryeministri, se shumë prej këtyre aseteve ishin shndërruar në "copa butaforike" dhe nuk ishin përdorur ashtu siç duhej.

Veliaj e mori si shembull Arenën Ndërkombëtare dhe stadiumin Selman Stermasi, duke u shprehur se këto hapësira janë shfrytëzuar në mënyra të jashtëzakonshme dhe kanë ofruar mundësi të shumta për zhvillim, përfshirë hapësira për restorante, fusha futbolli, dhe stacione radioje.

'Asetet ishin shndërruar në copa butaforike. Këtë debat e kemi patur për Arenën Ndërkombëtare, është qenë e madhe kodimi. Ka stacion të rëndësishëm radioje, ka hapësira për restorante ka dhe një fushë për futboll. Një shfrytëzim i jashtëzakonshëm hapësirë. Shumica kanë kërkuar të shohin stadium si koncept për të shikuar si shfrytëzohet hapësira. Kaluam një histeri kolektive privatizimi dhe lër të gjitha asetet publike. Sot po shohim shtetin sipërmarrës, shteti nuk pret si inferiorë, shteti merr iniciativën. Jam vërtet krenar, të njëjtën debat kemi patur për Pazarin e ri. Zona më e frekuentuar. Flasim për një energji të jashtëzakonshme.'

Një tjetër shembull që ai përmendi është Pazari i Ri, që është shndërruar në një zonë të frekuentuar dhe energjike, duke e bërë Tiranën një destinacion tërheqës, veçanërisht për turizmin. Ai e përshkroi këtë si një eksperiment të suksesshëm, që ka ndihmuar në ndryshimin e realitetit të qytetit dhe të ekonomisë. Veliaj e ilustroi këtë me një studim të Harvardit, ku u tregua se në vitet e fundit, ekonomia e Tiranës ka evoluar, duke kaluar nga një fokus te industrinë e tekstilit dhe këpucëve në një ekonomi që përqendrohet në turizëm dhe teknologjinë e informacionit (IT).

'E mbani mend, stadiumi Selman Stermasi ishte një parkim autobusësh ku shiteshin makina të përdorura. Një gazetar britanik përshkroi si taksistët rrotullonin kanatieren, na duket si përrallë nga e kaluara. Ai ishte imazhin ynë dhe na ishte bërë rutinë. Kemi provuar falë vizionit të kryreministrit njerëzit ndryshojnë, realitetet ndryshojnë. Tirana vendi më i izoluar sot epiqendër e turizmit. Një eksperiment me Harvardin u zbulua se në Tiranë kur kryeministri Rama mori detyrën, 25% e ekonomisë ishte tekstil 25% këpuctari. Punë që sillnin njohur të pakta minimale. Copat priteshin në Itali. Sot kur e bëmë eksperiment doli 25% e ekonomisë turizëm 25% IT. Në 10 vjet ndryshon realitetet.

Këto projekte nuk janë vetëm stoli, rikuperim i disa hapësirave. Sqaroj për tifozët e Tiranës, stadiumi është pronë e bashkisë, klubi ka më tepër leverdi ta përdori stadiumin për festa, qofte. Stadiumi u ndërtua 1955. Është fiks stadiumi sovjetik si ministrisë së brendshme. Iu uroj sukses gocave, unë dhe Blendi jemi në dispozicion. Unë do jem këtu për pyetje përgjigje, do mbaj një distancë higjenike jam viktima e parë e virozave këtë fillim viti.'

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zani: 09/01/2025 16:55

    Njeri i marre peng nga mafia e betonit ketu e 25 vite me pare.

    Përgjigju
  • Lediana: 09/01/2025 12:31

    Mjeshtra te mashtrimwve te radhes....kshu e kan fillu qysh 2013 me keto lloj akrobacirash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon

Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon