Lufta në KQZ, Shehu në Report Tv: Teatër për të na penalizuar! Vangjeli: Komplotistët kundër PD janë brenda partisë, jo Rama! Karma po i kthehet Berishës

TIRANË- Luftën që po zhvillohet tashmë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), deputeti Tritan Shehu e ka konsideruar si një lojë dhe si një teatër duke u shprehur i bindur se do i japin të drejtë Enkelejd Alibeajt. Për këtë të fundit, Shehu e cilësoi si “kryepaterica e Edi Ramës”.

“Kemi të bëjmë me një komplot për të lënë PD jashtë zgjedhjeve, pro po gabojnë rëndë, sado të japë urdhër sulltani. Alibeaj kryeopatrica e Ramës, ai i shërben. Është një teatër që po ndiqet për të penalizuar PD, se ka vetëm një PD, kjo është një lojë, do t’ia japi Kolegjin të drejtën grupit të Alibeajt, është një skenar i përpgatitr, mes sulltanit dhe patericave të tjera”, tha Shehu.

Në një intervistë në Report Tv ne emisionin ‘Kontrast’ me gazetarin Denin Minga dhe analistin Lorenc Vangjeli, Shehu tha se Berisha do të futet në zgjedhje, me koalicion me Metën, por pa dhënë shumë detaje.

“Do futemi në zgjedhjeve, do futemi në koalicion, detajet do i japë Berisha, shumë shpejt kur të jenë përfunduar, koaicioni ëhstë i fiksuar, është i mbaruar, është shumë solid, shumë serioz, impnuesa dhe presionues, sado lojëra të bëjnë me patericat e tij, është e dështuar kjo gjë. Do hyjmë në kialicon e përgatitur shumë mirë”, shtoi deputeti në studion e Report Tv.

 Vangjeli e sheh ndryshe situatën e PD. Ai e pranon që ka një komplot, por sipas tij komplotisti nuk është kryeministri Edi Rama, por vetë persona Brenda PD-së nga të dyja kampet politike.

“Bie dakord me Shehun kur thotë se ka komplot, por komplotistët do i emëroja ndryshe, kryekomplotistët që po punojë kundër PD ndodhën Brenda PD që po punojnë nga të dyja palët, të dyja palët tentojnë që të kapen pas gjërave juridike, në fakt ajo zgjidhet vetëm me mjete politike, miq apo keq. Pavarësisht edhe të vërtetës të njohu botërisht, kjo është e pamjaftueshme”, tha Vangjeli.

Ai ka bërë edhe një analizë të pozitave në të cilat ndodhet Sali Berisha, duke thënë se ka hyrë në fuqi “karma”, po i kthehet çdo gjë që ai ka bërë. Vangjeli bëri edhe një krahasim mes profesionit të Berishës, duke thënë se në politikë nuk është sjellë si “doktor”, por si “pyllëtar” dhe mbi këtë qëndrim të tij sjell argumente.

“Është një problem në PD që ka nevojë për bisturi, më së paku kanë nevojë për antibiotik. Doktori që vinte nga bisturia nuk e ka përdorur kurrë këtë mjet, por është sjellë si pylltar dhe ka përdorur sëpatë. Çfarë ka bërë, po i bëjnë. Dihet që Rama hyn në këtë garë me një avantazh të pamerituar ndaj rezultati i 14 majit, triumfi i pritshëm nuk është real”, tha Vangjeli.

Në fund, Shehu tha se kushdo që futet në zgjidhje kundër kandidatëve të PD-së së Berishës, i shërbejnë vetëm Ramës, e ndërsa shtoi se protestat nuk do të ndalen. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:00
Vrasja te ‘Don Bosko’, Shehu: Shteti është kriminalizuar! Vangjeli: Krimi po sfumohet nga politika, se po imponon axhendën e saj

 

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu tha se ngjarjet kriminale janë tregues se si krimi është zhytur brenda institucioneve shqiptare.

“Krimi është futur brenda institucioneve, është futur brenda, janë shfaqje të shtetit të kriminalizuar. PS është më e inkriminuara, megjithëse janë të rinj, nuk janë shumë të vjetër, sepse janë zgjedhur për këtë punë, kanë ardhur për këtë çështje, një politikan karriere ka të tjera vizione dhe ideale dhe nuk pranon të njolloset, këtu kemi të bëjmë me marrjen e njerëzve të papërgjegjshëm për t’iu shërbyer qytetarëve, shtet i inkriminuar në të gjitha sistemet. Të rinjtë duan të pasurohen shpejt, kriminelët kthehen në simbole dhe modele për t’u ndjekur, se kjo ka bërë që të ndryshojë krimi ndaj banditëve”, tha Shehu.

Nga ana tjetër, analisti Lorenc Vangjeli tha se faji është dhe i politikës që ka imponuar axhendën e saj si problem i shqiptarëve, ndërkohë që nuk është kështu.

“Të gjitha problemet zhduken dhe marrin pak vëmendje se politika ka imponuar axhendën e saj, fat i jo më shumë se 4-5 personazheve që nuk kanë qenë kurrë më parë më shumë se kaq dhe axhenda e tyre është situr si hall i shqiptarëve dhe sot jemi në momentin e shndërrimit, banditët e viteve 2000 janë shndërruar në biznesmen, por jo janë banditë. Të ndalojmë se menduari që axhenda e imponuar e politikës është hall i shoqërisë shqiptare”, tha Vangjeli.  

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/03/2023 03:07

    Rama s'ka nevoje per Alibeajn si paterice,por ama Berisha e Meta nuk do te ecnin as dy hapa politikisht sikur te mos ishin paterice i njeri-tjetrit.

    Përgjigju
  • Eno: 13/03/2023 18:16

    Keta ramen e fajsojn kot se shume mire e din qe e kan vet fajin

    Përgjigju
  • Ani: 13/03/2023 18:15

    Keta e kane kthyer vet veten ne teater

    Përgjigju
  • Goni: 13/03/2023 17:34

    Teater ben vetem berisha me mashtrimet e tij

    Përgjigju
  • Arbërori: 13/03/2023 17:03

    8 Tritan a e mban mënd preshin në Lushnje apo e ke haruar po mos u bë merak se prap do ta hash preshin o Tritan përsheshi. Ktë Shqipri e bëri në ktë gjëndje shefi jot sekretari i partis së punës Sali Bajga. Pra prandaj mbylle gojën tënde të pisët.

    Përgjigju
  • Anjeza: 13/03/2023 16:41

    Po ja e shef ti me keta do merret rama,me nje parti te mbaruar si pd-ja.

    Përgjigju
  • Beni: 13/03/2023 16:39

    Ju te pd jeni bere

    Përgjigju
  • Dori: 13/03/2023 16:38

    Kete non graden duam ta shohim ne burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille